Autor: TV News
Një oficer i Policisë Kombëtare të Spanjës dhe tre grabitës të dyshuar të një farmacie humbën jetën pasi automjetet e tyre u përplasën dhe shpërthyen në flakë në autostradën A-7 pranë Torremolinos, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit në Malaga, pasi tre kriminelët po ndiqeshin nga policia lokale menjëherë pasi kishin thyer me makinën e tyre fasadën e një farmacie dhe më pas ishin futur për të vjedhur ilaçe dhe para të gatshme. Ata u vunë në ndjekje nga efektivët ndërsa po iknin drejt lindjes nga qendra e qytetit Malaga,…
Hetimet kishin filluar me dy persona të dyshuar, por deri tani kulmuan me 70 të dyshuar në rastin e njohur si “Qielli i Thyer”, i cili lidhet me trafikim të drogës dhe shpëlarje parash Deri tani, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar 22 persona. E, ndaj tyre Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në vendimin e gjykatës, të cilin e ka siguruar televizioni Dukagjini jepen detaje në lidhje me hetimet e kryera, ku mes tjerash ritheksohet që PRSK ka pranuar përgjime të “SKYECC” nga Europoli. Gjatë vitit 2024 e 2025,…
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen, Kosovë – Armeni. Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Një autogol i portierit tonë Saipi dhe një gol i realizuar nga Eduard Spertsyan i dhanë avantazhin mysafirëve. Për ‘Dardanët’, Lumbardh Dellova shënoi një gol të jashtëzaoknshëm nga distanca. /GazetaBlic Sport/
Emrush Kastrati, avokat në një linjë direkte në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me operacionin e policisë ku u arrestuan ditë më parë 22 persona. Ai ka thënë se personat e arrestuar, përmes mbrojtësve të tyre, e kanë të drejtën për ankimim pas caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës. “Në këto raste, kur caktohet paraburgimi nga ana e gjykatës, palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë ndaj vendimit për caktim të paraburgimit dhe, natyrisht, që Gjykata e Apelit do të vendosë lidhur me ankesat e palëve në procedurë,” ka thënë ai. Ai ka thënë se ekziston dyshimi…
Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen miqësore me Armeninë, e cila fillon nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pos ndeshje së sotme, Kosova më 9 qershor do ta ketë edhe një miqësore tjetër me Komoret. Të dyja ndeshjet janë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026. FORMACIONI: 1. Saipi, 15. Vojvoda (C), 4. I. Krasniqi, 5. Dellova, 23. Paqarada, 20. Demaku, 6. Rexhbeçaj, 22. Jashari, 7. Zabërgja, 11. Asllani, 17. E Krasniqi
Xhavit Haliti ka thënë se, në bazë të deklarimeve të partive opozitare, Albin Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë dhe nuk mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, dhe si rrjedhojë do të gjendet një marrëveshje politike për të shkuar në zgjedhje. “I gjithë zotimi e betimi i dyanshëm se nuk hyjmë në koalicion me VV-në, VV-ja nuk hyn në koalicion me PDK-në, të gjitha këto zotime opozitë-pozitë, kundërshtuese njëra me tjetrën, e kanë sjellë situatën në një bllokadë ku nuk mund të shkohet më tutje dhe zgjedhja e vetme është: ose të futet njëra nga partitë në koalicion, ose të…
Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, protagonisti i sfidës historike në Beograd, Bekim Balaj, ndau emocionet dhe përjetimet e asaj mbrëmjeje të paharrueshme. Ai theksoi se përballja e radhës ka një tjetër peshë dhe rëndësi, ndërsa u bëri thirrje lojtarëve të tregohen të përmbajtur dhe të fokusuar për të arritur objektivin madhor: kualifikimin në Botëror. Sulmuesi i njohur ishte pjesë e një takimi motivues me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të edicionit “Ta tham n’Shkodër”, ku përcolli edhe mesazhe inkurajuese për brezin e ri.
Rusia ka lëshuar një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë në drejtim të kryeqytetit ukrainas të Kievit brenda natës, duke lënë të vrarë katër persona, pas zotimit të presidentit rus, Vladimir Putin për t’iu kundërpërgjigjur operacionit “Rrjeta e Merimangës”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se Rusia ka lëshuar rreth 400 dronë dhe 40 raketa balistike, teksa iu bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të rrisin presionin mbi Kremlinin që t’i jap fund luftës. “Nëse ndokush nuk ushtron presion dhe i jep luftës më shumë kohë që të marrë jetë, ata janë bashkëpunëtorë dhe ndajnë përgjegjësi. Duhet të veprojmë…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se fundjava që po vjen do të jetë shumë e nxehtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius. Sipas IHK-së, të shtunën do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë. Edhe të dielën parashikohet mot me diell, por me vranësira të pjesshme. Temperaturat do të jenë të ngjashme me ato të së shtunës – minimale nga 10 deri në 15 gradë, dhe maksimale deri në 34 gradë Celsius.…
Një juri e Maltës e shpalli dy burra fajtorë për bashkëpunim në vrasjen e gazetares e Daphne Caruana Galizia, pas një gjyqi gjashtëjavor. Jamie Vella dhe Robert Agius u akuzuan për furnizimin e bombës që e vrau atë. Të dy u shpallën fajtorë për akuzat. Gazetarja u vra më 16 tetor 2017, nga një bombë në makinë që u shpërtheu ndërsa ajo po drejtonte makinën pranë shtëpisë së saj. Caruana Galizia, 53 vjeçe, kishte shkruar gjerësisht rreth korrupsionit të dyshuar në qarqet politike dhe të biznesit në Maltë. Vrasja e saj tronditi Evropën dhe shkaktoi protesta në Maltë, raporton Associated…
