Autor: TV News

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se t’iu duhet t’i kompensojnë pasagjerët. Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh e më tepër. Mirëpo, agjencitë ajrore ankohen se kjo rregullore u kushton shumë, dhe shpesh detyrohen që t’i anulojnë fluturimet, për shkak të efekteve zinxhir. Shumica e vendeve të BE-së janë pajtuar të enjten që t’i ndryshojnë rregullat, duke tejkaluar kundërshtitë e Gjermanisë, në veçanti,…

Read More

Pak minuta pas barazimit të rezultatit nga kombëtarja e Kosovës, sërish Armenia e ka rikthyer epërsinë në 2:1 për të në minutën e 28-të. Kosova barazon në 1:1 me Armeninë Kombëtarja e Kosovës ishte duke u mposhtur në “Fadil Vokrri” në Prishtinë që nga minuta e tetë e lojës por në minutën e 25 Kosova barazoi rezultatin. Për 1:0 realizoi Nair Tiknizyan në minutën e tetë. Kjo ndeshje i përket ndeshjeve miqësorë, që Kosova do t’i zhvillojë këtë muaj. Formacionet zyrtare Kosova: Saipi, Vojhvoda, I. Krasniqi, Dellova, Paqarada, Jashari, Rexhbeçaj, Demaku, Zaberxha, Asllani, E. Krasnqi.  Armenia: Avagyan, Hambardzumyan, Muradian, Arutiunian, Tiknzyan, Spertsyan,…

Read More

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk i komentoi raportimet e mediumit amerikan, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar – kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela – të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA. Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet…

Read More

Izraeli po armatos milici lokale në Rripin e Gazës në përpjekje për t’i kundërvënë Hamasit në enklavën e rrethuar, sipas zyrtarëve izraelitë. Kjo lëvizje ka ngjallur reagime të ashpra nga politikanët e opozitës, të cilët e konsiderojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Kryeministri Benjamin Netanyahu e mbrojti vendimin, duke e quajtur “një gjë të mirë”. Në një video të postuar në rrjetet sociale të enjten, ai deklaroi se Izraeli ka “aktivizuar klane në Gaza që janë kundër Hamasit”, me këshillën e organeve të sigurisë. Zbulimi për këtë veprim erdhi nga ish-ministri i mbrojtjes dhe rivali politik i Netanyahut, Avigdor Liberman,…

Read More

Të gjithë folën për datën e zgjedhjeve lokale në takimin e partive me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ajo propozoi edhe diçka tjetër.”Ishte një ide që të shpallen zgjedhje të dyja, edhe ato të jashtëzakonshme, edhe këto lokale”, ka thënë Albulena Haxhiu. Por, kërkesa që shkaku i krizës politike të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me lokale nuk po u pëlqen aq shumë partive të tjera. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja, por aktualisht, sipas tyre, më i rëndësishëm është realizimi i vullnetit të qytetarëve të…

Read More

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka thënë se do t’i bëjë thirrje Brukselit që të shfrytëzojë fuqinë e vet për të garantuar që sanksionet amerikane nuk do të zbatohen në Evropë. “Gjykata Ndërkombëtare Penale i mban përgjegjës kryesit e krimeve më të rënda në botë, dhe u jep zë viktimave. Duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë presion”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në X. Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të…

Read More

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore – me rikthim – ndaj Armenisë. “Dardanët” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar qysh në minutën e tetë, pas një gabimit të portierit, Amir Saipi. Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin prej 1-1. Gjashtë minuta më vonë, Armenia doli përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë. Kështu edhe përfunoi pjesa e parë e ndeshjes. E dyta ishte e tëra e Kosovës, e cila shënoi edhe tre gola të tjerë, për rezultatin përfundimtar prej 5-2. Fillimisht shënoi Mërgim Vojvoda nga penalltia,…

Read More

Kosova ka treguar karakter dhe ka përmbysur Armeninë në një miqësore emocionuese në “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Armeninë, por Kosova u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 4-2. Armenia e kaloi e para në epërsi në minutën e 8-të, kur portieri Amir Saipi e devijoi topin në rrjetën e vet pas një goditjeje nga Nair Tiknizyan. Armenia kaloi sërish në avantazh në minutën e 29-të, me një goditje të bukur dënimi të Eduard Spertsyan. Kosova nuk u dorëzua dhe goditi sërish shtyllën në minutën e 38-të me Leart Paqaradën. Portieri…

Read More