Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 14 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Figuron në dosjet e fshehta për Epstein” – Musk sulmon Trumpin, pritet telefonatë mes tyre

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tensionet mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk kanë shpërthyer publikisht të enjten, duke u kthyer në një luftë fjalësh në rrjetet sociale që secili prej tyre kontrollon.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale rreth orës 17:00 me orën britanike, Trump deklaroi se ishte “i zhgënjyer” nga kritikat e Musk në lidhje me projektligjin e tij të ri për taksa dhe shpenzime.

“Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, nuk e di nëse do ta kemi më”, ka deklaruar ai për gazetarët.

Por reagimi i Musk ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.

Në një postim në X, ai e akuzoi Trump për “mosmirënjohje të pastër”, duke thënë: “Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet.”

Trump nuk qëndroi duarkryq. Në rrjetin e tij Truth Social, ai shkroi se Musk “po dobësohej shumë” dhe se i kishte hequr atij mandatin për automjete elektrike, që sipas tij, “askush nuk i donte”.

Ai ka shtuar se gjithashtu se do të ndërpriste subvencionet dhe kontratat qeveritare për kompanitë e Musk, për të kursyer para në buxhet.

Musk iu përgjigj kërcënimit të presidentit me një sfidë të drejtpërdrejtë: “Vazhdoni, ma bëni ditën…”. Më vonë, ai hodhi edhe një akuzë të fortë, duke pretenduar pa prova se Trump figuron në dosjet e pazbuluara për lidhjet me miliarderin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Përplasja ndodhi vetëm një javë pasi Trump dhe Musk kishin shkëmbyer përshëndetje miqësore në Zyrën Ovale, ku presidenti i dhuroi një çelës të artë.

Ndërkohë që Trump tentoi ta minimizonte konfliktin duke thënë për Politico se “gjithçka është në rregull”, tensionet nuk kaluan pa pasoja.

Tesla pësoi një rënie të ndjeshme të aksioneve me 14%, ndërsa SpaceX për pak sa nuk ndaloi një projekt të madh hapësinor.

Ndihmësit e presidentit, sipas Politico-s, kanë paralajmëruar një bisedë telefonike mes Trump dhe Musk për të qetësuar gjakrat. Por sipas vëzhguesve, një nga aleancat më të forta mes biznesit dhe politikës në Uashington është tashmë në krizë të thellë.

Jeffrey Epstein ishte një abuzues seksual i dënuar, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019, dhe dosjet që lidhen me të përmbajnë emra të figurave të fuqishme botërore, por shumë prej tyre ende nuk janë bërë publike./BBC

Lexuar: 208

Lajme te ngjashme

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit

Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.