Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Merz pas takimit me Trump: Jo miqësi vëllazërore, por bashkëpunim i ngushtë

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se gjatë takimit të tij të parë personal me presidentin amerikan Donald Trump, ka insistuar që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Nuk prisja që presidenti të merrte vendime të reja sot, por e binda se kemi detyrim të ushtrojmë më shumë presion ndaj Rusisë,” tha Merz në një intervistë për Deutsche Welle.

Ai shtoi se Trump është i vetëdijshëm për situatën dhe po mendon për hapa të tjerë, edhe pse e pranoi se konflikti është kompleks dhe se edhe në SHBA ka debat të fortë për këtë çështje.

Sipas Merz, Trump ka mbetur i zhgënjyer që iniciativat e fundit nuk kanë sjellë përparim dhe se biseda telefonike me presidentin rus Putin nuk ka dhënë rezultate.

Megjithatë, Merz tha se kjo është një mundësi historike që SHBA dhe BE të bashkëpunojnë, jo përmes ndërhyrjes ushtarake, por përmes presionit diplomatik ndaj Moskës.

Në bisedë u trajtuan edhe çështjet e tregtisë, përfshirë tarifat.

“Trump i pëlqen tarifat, por unë po përpiqem ta bind se një marrëveshje tregtare do të ishte në dobi të dy palëve. Afati për një zgjidhje është i ngushtë, deri në fillim të korrikut,” u shpreh kancelari gjerman.

Megjithatë, Merz tha se kjo nuk është “fillimi i një miqësie vllazërore”, por i një bashkëpunimi të ngushtë mes dy vendeve.

“Jo, është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Ne u takuam për herë të parë sot, në funksionet tona si liderë, dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bashkëpunojmë ngushtë, hapur dhe si kolegë të mirë nga të dyja anët e Atlantikut”, ka deklaruar ai./DW

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

Trump: E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump arrin në Davos

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Izraeli shkatërron ndërtesat e OKB-së në Jerusalem

Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.