Autor: TV News
Kombëtarja shqiptare u ndal në barazim ditën e sotme ndaj Serbisë pa gola. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në prononcim për mediat. “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot. Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën. Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një…
Stresi gjatë periudhave të ngarkuara është i pashmangshëm, por duhet që të gjejmë mënyra si ta menaxhojmë atë. Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë: -Bëj plane dhe vendos prioritetet Organizo detyrat sipas rëndësisë dhe afateve. Një listë e qartë ndihmon që të mos ndihesh i mbingarkuar dhe të përqendrohesh vetëm tek ajo që është urgjente. -Merr pushime të shkurtra Edhe 5-10 minuta pushim çdo orë mund të ndihmojnë trurin të rigjenerohet. Ec pak, shtrihu, ose bëj frymëmarrje të thellë për të ulur tensionin. -Praktiko teknika relaksimi Meditimi, yoga apo frymëmarrjet e thella janë metoda të mira për të qetësuar…
Mijëra forca policore janë mobilizuar të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë. Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më…
Mesfushori Julian Shehu ka folur për mediat pas ndeshjes me Serbinë në “Air Albania”, përballje e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Shehu përgëzoi skuadrën e kombëtares shqiptare ndërsa theksoi se dhanë shpirtin në fushë. Shehu u shpreh se trajneri Sylvinho i përgëzoi për performancën ndërsa shtoi se duhet të mobilizohen pasi shumë shpejt kanë ndeshjen e radhës me Letoninë. Julian Shehu u shpreh se synojnë që në këtë përballje të marrin tre pikët. “Fillimisht dua të përgëzoj të gjithë djemtë sepse lamë shpirtin në fushë. Meritonim fitoren, tre pikët. E humbëm. Këto janë gjërat e futbollit. Ndeshja tjetër vjen…
Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën, por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit Tik Tok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish. Tik Tok klikohet dhe hapet. Platforma TikTok e bllokuar nga qeveria shqiptare ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, lundrimi në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, nuk është më problem, shkruan A2CNN. Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok, akt i cili u…
Nedim Bajrami ka lëshuar një mundësi të jashtëzakonshme për gol. Sulmuesi shqiptar doli para portierit kundërshtar, por nuk e dërgoi topin në rrjetë, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati mbetet 0 me 0 në ‘Air Albania’. /GazetaBlic Sport/
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën, në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën emocionale mes dy kombëtareve. Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta. Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke…
Është mbyllur ndeshja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026. Kombëtarja shqiptare e mbylli me barazim ndeshjen ndaj Serbisë, e cila u luajt në “Air Albania” në Tiranë. Rezultati pas 90 minutave ishte 0-0, shkruan “Gazeta Express”. Gjatë tërë ndeshjes, Shqipëria ishte më e mirë se kundërshtari, mirëpo që në fund nuk arriti të marrë më shumë se një pikë. Shqipëria në pjesën e parë pati disa raste të mira, përmes Mitajt, Laçit e Manajt. Ky i fundit madje e humbi penalltinë në sekondat e fundit të pjesës…
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Serbi: Rey Manaj humb penalltinë në minutën e fundit
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij bënë loje të mirë. Ai tha se edhe një pikë është e vlefshme në këtë kohë. “Nëse e shohim si eci ndeshja (është mirë që morëm një pikë), por prapëseprapë, po besoj se Serbia e ka një kombëtare shumë të fortë. E dinim se me krosime janë të rrezikshëm. Megjithatë, besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, marrim këtë pikë dhe shikojmë përpara”, tha Gjimshiti për Klan Kosova. Kapiteni Kuqezi tha se mund të kenë ndikuar emocionet që skuadra nuk bëri shumë presion përpara ndaj Serbisë. “Kemi mundur ta…
