Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026

Mexhiti: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë vendin

8 Shkurt, 2026

Debati për pagat e funksionarëve: Sa paguhen në Maqedoninë e Veriut dhe si krahasohen me rajonin?

8 Shkurt, 2026

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

8 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 9 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

TV NewsBy TV News7 Qershor, 2025 Botë Pa Komente6 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për zjarr në hyrjen e ndërtesës. Zjarri ishte i vogël, duke shkaktuar dëme minimale në derën kryesore dhe nuk ishte ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, përveç një gjëje.

Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia.

Misteri u thellua tri ditë më vonë, kur policia njoftoi për akuzën ndaj ukrainasit, Roman Lavrynovych. Që atëherë, tre burra të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në Ukrainë.

Duke thelluar edhe më tej misterin: zyrtarët britanikë të sigurisë tani po hetojnë nëse Rusia mund të jetë e përfshirë, sipas The Financial Times.

Përveç Lavrynovychit, policia britanike dhe prokurorët kanë identifikuar edhe dy burrat e tjerë si Stanislav Carpiuc, 26-vjeçar, dhe Petro Pochynok, 34 vjeç. Një person i katërt, që u arrestua më 2 qershor, nuk është identifikuar.

As Shërbimi Prokurorial Mbretëror, as Policia e Londrës, nuk kanë komentuar për Radion Evropa e Lirë për këto raste.

Oleksandr Shapovalov, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Ukrainës, tha se agjencia ka bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Britani dhe Evropë dhe po tenton që të përcaktojë nëse ka ndonjë lidhje “me shërbimet e huaja të inteligjencës apo grupe të tjera terroriste”.

Është e paqartë se si këta burra janë të lidhur me krimet e pretenduara.

“Do ta shqyrtoj çdo opsion”

Një tregues për vendndodhjen dhe aktivitetet e Lavrynovychit erdhi nga grupet e mesazheve në Telegram për punësim, që u zbuluan nga Schemes, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Mes viteve 2022-2025, Lavrynovych, që ka jetuar në Britani për një periudhë të panjohur, ishte anëtar i disa grupeve që shënjestronin njerëz që flisnin gjuhën ruse dhe atë ukrainase, e të cilët kërkonin punë.

Lavrynovych kishte dërguar një mesazh në një nga këto grupe më 3 maj, pesë ditë para se një makinës që më herët ishte e regjistruar në emër të Starmerit, i ishte vënë flaka. Në grupin London Robota (Punë në Londër) ai shkroi: “Tung, po kërkoj një vend pune. I kam të gjitha dokumentet. Mund të jem një punëtor krahu apo ndihmës mjeshtër”.

Më 2 maj, Lavrynovych shkroi një mesazh në një grup tjetër ku kërkohet punë, të quajtur London UA – shkurtesa UA i referohet Ukrainës – ku ai shkroi në gjuhën ukrainase: “Tung, po kërkoj një punë. E shqyrtoj çdo opsion”.

Dy orë më vonë, një llogari me emrin Yurii u përgjigj: “Më shkruaj mesazh privat”.

Është e paqartë nëse Lavrynovych u përgjigj. Më 30 maj, gazetarët e REL-it e kontakuan Yuriin për koment. Ai mohoi se i kishte ofruar punë Lavrynovychit apo dikujt tjetër. Kur iu tregua këmbimi i mesazheve që kishte bërë gjatë 2 majit, Yurii tha se kishte të bënte “me një ofertë për punë si asistent për një të njohur polak”.

Yurii i tha REL-it se Lavrynovych nuk ishte përgjigjur.

REL-i tentoi të kontaktonte Lavynovychin dhe një burrë tjetër. E motra e Pochynokit, Anna, tha se ajo nuk kishte pasur kontakt me të vëllain që një kohë, dhe sipas informacioneve që ajo kishte, ai jeton në Rumani.

“Agjentë të zëvendësueshëm”

Më 2 qershor, në ditën e njëjtë kur personi i katërt – i paidentifikuar – u arrestua, agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës lëshoi një paralajmërim të pazakontë publik.

“Shërbimet speciale ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarët ukrainas në mënyrë që t’i përfshijë në aktivitete të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian”, tha agjencia, e njohur si HUR.

“Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme, monitorim të objekteve të infrastrukturës kritike dhe kryerje të detyrave të tjera në dobi të shtetit agresor”, u tha në njoftim. “Këta janë kryesisht ukrainas nga territore të pushtuara përkohësisht, të cilët e kanë gjetur veten në situatë të vështirë”.

Viktor Yagun, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë kryesore të sigurisë të Ukrainës, SBU, tha se kanalet në Telegram janë një mjet që agjencitë ruse të inteligjencës i përdorin për të identifikuar dhe rekrutuar njerëz – dhe disa prej tyre nuk e kuptojnë fare këtë.

Këto janë “metoda moderne për të tërhequr njerëz që janë në situatë të vështirë dhe po tentojnë që disi ta gjejnë veten në jetë”, tha Yagun për REL-in. “Përveç kësaj, të njëjtët ukrainas nuk po kërkojnë punë në faqet polake apo britanike, por shpesh në ato rusishtfolëse.”

Qendra kulturore dhe sportive, ku ish-ushtarakë apo përfaqësuesit e shërbimeve speciale ruse mund të jenë duke punuar si trajnerë, janë gjithashtu pjesë e këtij rrjeti, shtoi Yagun.

Frank Umbach, konsulent sigurie në Universitetin e Bonit, i përshkroi njerëzit e rekrutuar nga agjentët e huaj si “agjentë të zëvendësueshëm”.

“Atyre iu afrohen elemente kriminale. Njerëzit zakonisht rekrutohen përmes Darknet-it, përmes Telegramit apo platformave të tjera. shpesh, këta njerëz vetëm duan të bëjnë para”, tha ai për REL-in.

Një mjet tjetër që përdoret për rekrutim nga shërbimet e inteligjencës është Kisha Ortodokse, tha Fjodor Venislavski, deputet që është anëtar i komitetit për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë në Parlamentin e Ukrainës.

Kisha Ortodokse në Ukrainë u përça në vitet para pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022, me një degë që shihej si e varur nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë.

Fjodor Venislavskiy tha se kjo degë, e lidhur me Kishën në Moskë, ka hapur dhjetëra famulli nëpër Evropë gjatë viteve të fundit.

“Duke pasur parasysh se nuk është shumë e vështirë të zbulohet nëse një person është nga Ukraina, ata mund të bëhen objekt i ndikimeve të caktuara, dhe jo domosdoshmërish nga priftërinjtë”, deklaroi ai.

Një zëdhënës i Kishës së lidhur me Moskën i tha REL-it se nuk kishte dijeni për ukrainas që rekrutohen nga shërbimet ruse të inteligjencës në famullitë e Kishës.

Sipas Yagunit, qëllimi i Rusisë është ta diskreditojë imazhin e Ukrainës në sytë e partnerëve perëndimorë.

“Ata janë të interesuar të tregojnë se ukrainasit janë terroristë potencialë, sabotues të mundshëm, kriminelë të mundshëm”, tha ai. “Ata e bëjnë këtë për vetëm një qëllim, për ta zvogëluar mbështetjen për ukrainasit jashtë vendit”.

Në tetor të vitit 2024, Schemes zbuloi një fushatë online të organizuar nga shërbimet ruse të inteligjencës, që rekrutonte adoleshentë ukrainas për të djegur automjete të përdorura nga personeli ushtarak dhe rekrutuesit e ushtrisë.

Disa ditë pas publikimit të raportit, qindra institucione shtetërore të Ukrainës – përfshirë ambasadat dhe shkollat – pranuan emaile kërcënuese që përmendnin emrat e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që kishin realizuar hulumtimin.

Lexuar: 81

Lajme te ngjashme

SHBA-të njoftojnë bisedime të reja me Iranin

Kryetari i New Yorkut citoi Kuranin për migrantët në lutjet e mëngjesit: Edhe Profeti Muhamed u strehua në Medinë

Trump sheh hapësirë për marrëveshje me Iranin

Vritet djali i Muamar Gaddafit

Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-Ukrainë

Epstein, një djalë sekret!

Lajmet e fundit

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.