Autor: Suad Avdiu
Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje. Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj. Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.
Komuna e Likovës, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, ka realizuar me sukses shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit e të gjitha shkollave fillore në territorin e saj. Ky aktivitet është zhvilluar në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe ka pasur për qëllim t’ua lehtësojë prindërve barrën financiare, si dhe t’i pajisë nxënësit me mjetet e nevojshme për një proces mësimor sa më të suksesshëm. Kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi theksoi se përmes këtij aksioni, çdo nxënës ka përfituar nga një pako me çantë, materiale shkollore bazë dhe mjete të tjera ndihmëse për mësim.…
BDI ka vazhduar me akuza se pushteti dëshiron të zhbëj Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë mënyrë të cenojë karakterin multietnik të shtetit. Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi vlerëson se deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Qeverisë për revidimin e Badenterit nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e planit për të hequr këtë mekanizëm që është bazë e Marrëveshjes së Ohrit. “Shfuqizuan Balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, nuk respektuan ligjin për gjuhët duke dobësuar inspektoratin dhe agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe dhe duke lejuar që mbi njëqind institucione të injorojnë gjuhën shqipe.…
Listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” i është bashkuar edhe humanisti dhe aktivisti logjistik i tre luftërave të UÇK-së, Afrim Ismaili. Ne mundemi më shumë!
Driton Sulejmani në profilin e tij shkruan:Sot së bashku me kryetaren e këshillit të komunës së Kumanovës znj. Ivana Gjorgjievska , vizituam gjimnazin Sami Frashëri ku u pritëm nga drejtori Nagri Rexhepi. I dëshiruam udhëheqësisë dhe nxënësve fillim të mbarë të vitit shkollorë dhe sukses në procesin edukativo-arsimorë. Gjithashtu shfrytëzuam rastin që të bëjmë një vizitë në objektin e ri të gjimazit Sami Frashëri ku punimet po zhvillohen me dinamikë mbresëlënëse dhe shpresat janë që vitin e ardhshëm shkollorë nxënësit ta fillojnë në objektin e ri. Gjithashtu vizituam edhe shkollën e mesme profesionale Pero Nakov të cilët gjithashtu i uruam…
Ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili para shtatë vitesh u arratis në Hungari, është bërë temë fushate mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Çairit, shkruan Alsat. Izet Mexhiti nga VLEN, pretendon se kundërkandidati i tij Bujar Osmani nga BDI, derisa ka qenë ministër i Jashtëm, është takuar me azilantin Gruevski në Budapest. Përplasja nëpërmjet mediave ka ngritur nivelin e debatit deri në shkallën saqë Mexhiti thotë se është në pritje të momentit kur do t’i publikojë dëshmitë. “Unë pres përgjigje, jo të tallet me gazetarët dhe opinionin, por le të përgjigjet ka qenë ose jo. Po ose jo, mandej…
Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, po ndiqet penalisht për marrje ryshfeti, ndërsa Blerim Amiti akuzohet për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm. Sipas aktakuzës, Arifi kërkoi një përfitim material prej 20,000 eurosh për të mundësuar shtrimin në spital të një pacienti në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili më parë e njihte dëshmitarin, ofroi të ndërmjetësonte dhe mori shumën e parave, gjatë së cilës u kap në vendngjarje nga policia. Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva theksoi në fjalën e saj hyrëse para gjykatës se rasti është një shembull i korrupsionit të…
Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do të përdorë por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë. “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e…
Komisioni Rregullator për Energjetikës(KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,36% në raport me vendimin e datës 25.08.2025. Nga data 02.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 38,393 (denarë/kilogram). Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon. Çmimi i…
Prej datës 1-5 Shtator, Teatri Ultra i Kumanovës do të presë pesë teatro nga vendi dhe rajoni me shfaqje të ndryshme çdo natë. • Ora e fillimit: 20:00 (përveç natës së parë dhe të fundit: 19:30) • Hapja solemne: me shfaqjen e Teatrit Shqiptar Shkup, “Të rresh a të mos rresh” • Mbyllja e festivalit: më 5 Shtator, Teatri i Tetovës me shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit” Qazmedin Nuredini, pjesë e stafit organizativ, thekson se qëllimi i festivalit është të promovojë artin skenik, të krijojë mundësi për artistët e rinj dhe të shndërrohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme…
