Autor: Suad Avdiu
Policia e trafikut nuk i kursen këmbësorët si pjesëmarrës në trafik nëse nuk i respektojnë rregullat. Raporti për gushtin thekson se janë sanksionuar edhe 164 këmbësorë dhe 81 shoferë skuterësh elektrikë. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, muajin e kaluar 1,149 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse. Raporti i publikuar dje nga Ministria e Brendshme tregon se në gusht janë kryer 19,343 shkelje të rregullave të trafikut dhe 82 shoferë janë arrestuar në rrugët e vendit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk guxon të jetë peng i kontesteve bilaterale apo çështjeve të identitetit. Nëse kjo lejohet, rrezikon jo vetëm stagnim të një vendi, por edhe humbje të kredibilitetit të tërë procesit, potencoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në mëngjesin e punës me shefat e diplomacive të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të dërguarit e posaçëm e BE-së për zgjerim, mbajtur në kuadër të Forumit strategjik të Bledit. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane dhe punon në mënyrë aktive në reformat dhe implementimin e Planit të…
Shkup, 2 shtator – Nga 1 shtatori, një kuti cigaresh në Maqedoni do të shtrenjtoheg për 10 denarë. Rritja është rezultat i harmonizimit të parashikuar të akcizave me standardet evropiane, proces që do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia ka rreth 45% duhanpirës aktivë, duke e renditur ndër vendet me përqindjen më të lartë të varësisë nga duhani në Evropë. Qëllimi i politikës së re të akcizave është reduktimi gradual i numrit të duhanpirësve dhe afrimi me mesataren evropiane, e cila deri në fund të këtij viti pritet të jetë rreth 15.4%.…
BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe” VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. Fillimisht u zotuan se kjo do të bëhej para formimit të Qeverisë. Më pas thanë brenda 100 ditëve. Pastaj brenda tre muajve. Në fund, brenda gjashtë muajve. Sot, pas një viti, shqiptarët dëgjojnë vetëm justifikime nga Izet Mexhiti dhe shokët e tij se “koha nuk ka mjaftuar”. E vërteta është e thjeshtë: nuk kanë as vizion, as guxim, as vullnet politik. Në vend të ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit evropian, VLEN ka hapur derën për ndikime të rrezikshme nga…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë. Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur. “Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe në vend.…
Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatëmadhorisë, gjenerali Gjeorgita Vllad, sot qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, shefi rumun i Shtatëmadhorisë dhe delegacioni i tij do të priten me nderime të larta ushtarake, pas çka është paraparë edhe takim i dy shefave. Nga Ministria shtojnë se tema kryesore në takim do të jenë procesi i transformimit të Armatës, pjesëmarrja e Armatës në misionet ndërkombëtare, kapacitetet për stërvitje në poligonin e armatës “Krivollak”, mundësinë për bashkëpunim bilateral në sfera të…
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 28 deri në 37 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë më diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 34 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Me vendim të Komisionit Evropian për zbatimin dhe miratimin e lirimit të parë të mjeteve për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, u miratua pagesa e parë e mjeteve për vendin, njofton Ministria për Çështje Evropiane, transmeton Anadolu. Ministria tha se me këtë vendim është miratuar neto shuma prej rreth 2,3 milionë euro si ndihmë e pakthyeshme dhe si shumë neto prej rreth 2 milionë euro si huamarrje, të cilat do të jenë të disponueshme përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor dhe shuma neto prej rreth 3,7 milionë euro, që përfaqëson pjesën…
Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë. #Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse! Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi familjen Ramadani në Fushë Topanë, ku bisedoi për jetën e përditshme, ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe mundësitë e së ardhmes. “Ka diçka të veçantë kur hyn në konakun e një familjeje çairase: ndjen frymën e vjetër shqiptare, mikpritjen, ngrohtësinë dhe respektin që të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde. Në Fushë Topanë, patëm nderin të qëndrojmë me familjen Ramadani dhe të bisedojmë për jetën e përditshme, për ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe për mundësitë që na presin në të ardhmen. Çairi sot ka mundësi të reja. Bashkëpunimi mes qeverisë…
