Autor: Suad Avdiu
Gjykata Penale Themelore në Shkup sot lëshoi një vendim me të cilin Sulejman Ljamalari dënohet me dy vjet burg për dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Gjykata Penale thotë se palët kanë të drejtë të ankohen kundër një vendimi të tillë në Gjykatën e Apelit të Shkupit brenda tetë ditëve nga marrja e vendimit. Dënimi, siç është konfirmuar nga gjykata, do të përfshijë edhe kohën që i pandehuri kaloi në arrest shtëpiak të konvertuar në masë paraburgimi. “Lidhur me masën e paraburgimit, gjykata vendosi ta zgjasë atë derisa vendimi të marrë formë të prerë, pra deri në…
Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë kanë njoftuar se me fillimin e vitit të ri shkollor, ministria ka vendosur për ndalimin e telefonave në shkolla, nga nxënësit po ashtu edhe nga mësimdhënësit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu theksoi se zbatimi i këtij rregulli është detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës.
Nga bankat dhe telekomunikacioni deri në sektorin e sigurisë, Beogradi po ndërton një rrjet ndikimesh strategjike duke e orientuar qeverinë maqedonase larg integrimit europian dhe drejt boshtit lindor Nga Valmir AZIRI Maqedonia e Veriut është shndërruar në terren përplasjesh të heshtura mes Lindjes dhe Perëndimit. Serbia, me mbështetjen e Rusisë, ka ndërmarrë një ofensivë të për të forcuar ndikimin e saj në Shkup. Nga bankat dhe telekomunikacioni deri në sektorin e sigurisë, Beogradi po ndërton një rrjet ndikimesh strategjike duke e orientuar qeverinë maqedonase larg integrimit europian dhe drejt boshtit lindor. SERBIA PËRDOR EKONOMINË SI ARMË Gjatë vitit të fundit,…
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me reshje më të dendura shiu në një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar, kumtoi LAMM. Në Shkup, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe…
“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe artistëve shqiptarë, një shembull i pastër i nepotizmit dhe keqpërdorimit të fondeve publike”, deklaroi sot Albana Mustafa nga Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI, sipas Mustafës, alarmon për një skandal të paprecedent: Agjencia e Filmit i ndau 18.000 euro Jehona Ajdinit, bashkëshortes së Halil Lumjanit, shef i kabinetit të Izet Mexhitit. “Bëhet fjalë për një regjisore të re pa asnjë vepër profesionale, me një të vetmin projekt; një film të shkurtër studentor. Ndërkohë që regjisorët seriozë shqiptarë me vite punë e përvojë ndërkombëtare injorohen, të afërmit e Mexhitit përfitojnë para. Kjo është…
Voziste 158 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, privohet nga liria shoferi nga Shkupi
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar kanë privuar nga liria 52 vjeçarin nga Shkupi. Siç bëjnë të ditur nga MPB, 52 vjeçari ka vozitur me shpejtësi prej 158 km/h ku shpejtësia maksimale e lejuar është në 80 km/h/ “Më 01.09.2025 në orën 08:30 në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, tek nyja e Kamjanit, rrethi i Tetovës, nëpunësit policor të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria F.A. (52) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Shkupit…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës Aerodrom, Dejan Mitevski sot në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” ndanë tabletë për nxënësit e klasës së katërt dhe kontrolluan punimet në rindërtimin e shkollës. “”Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ofruar të gjithë nxënësve akses të barabartë në teknologjinë bashkëkohore informatike në burimet online të informacionit dhe bazat e njohurive. Konsideroj se është masë veçanërisht e rëndësishme për të mbështetur familjet me të ardhura më të ulëta, të cilët ndoshta nuk kanë mundësi t’u blejnë fëmijëve të tyre TI pajisje dhe sigurisht, asnjë prind nuk dëshiron që…
BDI-ja nuk është një parti e reformuar, por një grupacion që manipulon me ndjenjat kombëtare dhe aspiratat evropiane të popullit shqiptar për interesat e veta personale dhe të ngushta partiake. Kjo u theksua në konferencën e sotme për shtyp nga deputetja e VLEN-it, Merita Kollçi Koxhaxhiku. “Bujar Osmani pranoi se ka pasur takime me Nikola Gruevskin në Budapest. Këto ditë jemi dëshmitarë të një rrëfimi skandaloz nga Bujar Osmani, një njeri që ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve për më shumë se dy dekada. Ai refuzoi publikisht të mohojë, gjegjësisht konfirmoi se është takuar me Nikola Gruevskin, një të arratisur dhe…
Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski, iu përgjigj sot në mëngjes në profilin e tij në Fesjbuk akuzave për keqpërdorime në Agjenci që u bënë gjatë periudhës kur ai drejtonte shërbimin, e që lidhen me monitorimin dhe përgjimin e liderit të atëhershëm të opozitës, ndërsa tani kryeministër aktual Hristijan Mickoski, si dhe të biznesmenëve dhe gazetarëve. Në publikimin, Dimovski, pa përmendur emra, thotë se gjatë periudhës kur ai ishte në krye të ASK-së, lideri i partisë së atëhershme opozitare nuk ishte subjekt i interesit të veçantë operativ të Agjencisë, dhe as nuk u aplikuan masa operative-teknike kundër…
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se turizmi politik i VLEN-it është shndërruar në demonstrim të dështimit, me fushatë monotone, pa jehonë te qytetarët dhe që më 19 tetor do të marrë përgjigjen përfundimtare me dorëheqje nga vetë krerët e saj Reagimi i plotë: VLEN po zhvillon një turizëm politik që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një demonstrim të dështimit të tyre. Hapja e shtabeve zgjedhore, e shoqëruar me delegacione prej 150 vetash nga strukturat partiake, ndodh pa asnjë pritje nga qytetarët. Ata dëgjojnë njëri-tjetrin dhe lëvizin, duke e lënë hapësirën bosh e pa jehonë. Ky është realiteti…
