Autor: Suad Avdiu

Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri të shtunën nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mledhur në 16 komuna për gjithsej 22 kandidatë, përderisa për anëtarët e këshillit nënshkrime janë mbledhur në 11 komuna për gjithsej 12 lista. Nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mbledhur në Makedonska Kamenicë (dy kandidatë), Kumanovë, Debërcë, Ohër, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan, Manastir (dy kandidatë), Mogillë, Novaci (dy kandidatë), Gostivar, Demir Hisar (katër kandidat)…

Read More

Zilja e shkollës shënon sot fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026 për 245,000 nxënës, pra 177,800 nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 nxënës të shkollave të mesme. Ministria e Arsimit ka marrë të dhëna për 17,250 nxënës të vitit të parë dhe 17,230 nxënës në vitin e parë të arsimit të mesëm, por të dhënat nuk janë përfundimtare, duke pasur parasysh se shkollat ende po dorëzojnë shifra. Mësimi do të mbahet deri më 10 qershor, me përjashtim të maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt do të zgjasë deri më 15 maj. Tekstet shkollore janë siguruar për të gjithë…

Read More

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 34 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtmi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 34 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Read More

Sonte, Tetova ishte dëshmitare e një hapjeje madhështore të shtabit zgjedhor të VLEN-it, mes qindra qytetarëve të entuziazmuar që e mbushën hapësirën e shkollës “Liria” energji e shpresë. Në këtë atmosferë elektrizuese, u promovua rikandidimi i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, njeriu që me punë e vendosmëri i dha fund keqmenaxhimit shumëvjeçar dhe e ktheu komunën në shërbim të qytetarëve. Në fjalimin e tij, Kasami kujtoi se në vitin 2021 Komuna e Tetovës u trashëgua me 24 milionë euro borxh, rrugë të shkatërruara, mbeturina, mungesë uji e paqartësi urbane. Sot, me vetëm gjysmën e atij borxhi, Tetova ka ujë të…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, pas hapjes së shtabit për zgjedhjet lokale në Tetovë, theksoi se qyteti ka përjetuar një transformim të madh nën drejtimin e Bilall Kasamit dhe VLEN-it. “Në Tetovën e Bilall Kasamit, së bashku me krerët e VLEN-it, e hapëm shtabin për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 19 tetor,” tha Ibrahimi. Ai theksoi ndryshimin e madh që ka ndodhur në qytet gjatë viteve të fundit: “Kur flasim për ndryshimin në pushtetin lokal, shembull konkret e kemi Tetovën e cila dikur ishte e mbytur në borxhe, pa perspektivë dhe…

Read More

Familja e një të moshuare nga Likova ka reaguar ndaj fotografisë së shpërndarë nga kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani. Djali i të moshuarës në foto, Sherif Rramani – kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë, pjesë e koalicionit VLEN – akuzon se nëna e tij është mashtruar. Ai thotë se e ëma ka qenë mysafire në Çair dhe se dikush i kishte thënë se “Bujari është i VLEN-it”. “Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair. Më vjen…

Read More

Nga nesër fillon viti i ri shkollor 2025/2026. Mësimi do të zgjasë deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, përveç maturantëve të cilët do të mësojnë deri më 15 maj. Për të gjithë nxënësit janë siguruar tekstet shkollore. Mbi 90% e tirazhit tashmë është shpërndarë, ndërsa pjesa e mbetur nwpwr shkollat rajonale do t’u dërgohen në ditët në vijim. “E kemi ngritur nivelin e përfshirjes në sistemin arsimor. Përveç asistentëve arsimorë në shkollat fillore, të cilët do të jenë gjithsej 1.346, për herë të parë asistencë arsimore do të marrin edhe nxënësit e…

Read More

Lëvizja Arbëria e dënon me ashpërsinë më të madhe aktin barbar të ndodhur para disa ditësh në Manastir, ku një bashkatdhetar i yni nga Dibra, me shtetësi suedeze, u sulmua vetëm pse mbante një bluzë me simbolin e shqiponjës. Ky veprim i turpshëm, i shoqëruar me dhunë fizike dhe poshtërim publik, nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të urrejtjes etnike që ende ushqehet në disa qarqe të errëta antishqiptare. Dhuna e ushtruar dhe publikimi i fotografisë së bluzës si “trofe” nga huliganë të maskuar nuk përbën thjesht një sulm ndaj një individi, por një fyerje të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar…

Read More

Koalicioni BDI–ASH i njohur si AKI (Aleanca Kombëtare për Integrim) përmes një fotoje të përbashkët po sinjalizon fillimin e bashkëpunimit lokal për zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, thuhet në një njoftim të koalicionit. Në takimin e mbajtur sot në Gostivar, të cilin e ka publikuar edhe kryetari aktual Valbon Limani – që kandidon për një mandat të dytë – u pa një prani e gjerë përfaqësuese nga të dyja partitë. Krahas Limanit, të pranishëm ishin edhe deputeti i ASH, Halil Snopçe, kryetari i degës së ASH…

Read More

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile dhe themeluese e bibliotekës së parë shqipe në Manastir, Emira Selimi, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në qendër të qytetit, ku një i ri shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua nga disa persona vetëm pse mbante një bluzë me simbolin e shqiponjës. Në një reagim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, Selimi ka denoncuar standartet e dyfishta të institucioneve dhe heshtjen e autoriteteve përballë dhunës me motiv etnik. “Po të ishin shqiptarë, deri tani do të ishin në paraburgim. Por jo, kur ndodh nga këta të tjerët, quhet ‘heroizëm’. Qeveri…

Read More