Driton Sulejmani në profilin e tij shkruan:Sot së bashku me kryetaren e këshillit të komunës së Kumanovës znj. Ivana Gjorgjievska , vizituam gjimnazin Sami Frashëri ku u pritëm nga drejtori Nagri Rexhepi. I dëshiruam udhëheqësisë dhe nxënësve fillim të mbarë të vitit shkollorë dhe sukses në procesin edukativo-arsimorë. Gjithashtu shfrytëzuam rastin që të bëjmë një vizitë në objektin e ri të gjimazit Sami Frashëri ku punimet po zhvillohen me dinamikë mbresëlënëse dhe shpresat janë që vitin e ardhshëm shkollorë nxënësit ta fillojnë në objektin e ri.
Gjithashtu vizituam edhe shkollën e mesme profesionale Pero Nakov të cilët gjithashtu i uruam për fillimin e vitit shkollorë.










