Autor: Suad Avdiu
Me nisjen e vitit të ri shkollor, kujdesi shëndetësor i fëmijëve vendoset në plan të parë. Një nga kushtet kryesore për regjistrimin në institucionet arsimore mbetet imunizimi i plotë i filloristëve. Fisnike Pustina, psikologe në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” thotë se viteve të fundit është rritur ndërgjegjësimi i prindërve për ti vaksinuar fëmijët. “Kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet që janë të shëndetësisë dhe mundohemi t’i informojmë prindërit për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre, pasi këtu në shkollë ato ballafaqohen me një grup më të madh, jemi një komunitet pak më i gjerë edhe e dimë…
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dërguar një urim të veçantë për nxënësit dhe mësimdhënësit. “Në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të ri shkollor me plot suksese, mbarësi dhe hapje të horizonteve të reja,” – tha Gashi. Ai theksoi se arsimi mbetet prioritet kyç për të ardhmen e vendit: “Më lejoni të ritheksoj se i gjithë angazhimi ynë si institucion është i orientuar…
Sulmuesi i krahut nga Kosova, Edon Zhegrova, ka mbërritur sot në Torino për t’u bashkuar me gjigantin italian Juventus. Klubi bardh e zi publikoi pamje nga momenti i arritjes së tij në seli, ku futbollisti 25-vjeçar u prit nga tifozë të shumtë. Zhegrova udhëtoi drejt qendrës mjekësore J|Medical, ku do të kryejë kontrollet para se të firmosë kontratën afatgjatë me kampionët e Serie A. Transferimi i tij nga Lille thuhet të jetë mbyllur për një shumë rreth 20 milionë euro. Ky kalim shihet si një hap i madh në karrierën e yllit të Kosovës, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Francë ka tërhequr…
Një ekip ekspertësh nga Turqia me në krye Bajram Vardarin është angazhuar për të përpiluar Master planin zhvillimor të kandidatit për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Përvoja e tyre në planifikimin urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor pritet të garantojë një vizion modern dhe të qëndrueshëm për komunën. “Në grupin e ekspertëve mes të tjerëve bëjnë pjesë edhe Nadir Dogan, planifikues urban i diplomuar në Universitetin ‘Gazi’, themelues i kompanisë ND İMAR A.Ş. dhe ekspert në hartimin e planeve hapësinore në shkallë të gjerë për qytetet si Stambolli,…
Projekti ynë i madh quhet “Çair – Urat Kulturore”, sepse kultura është ura që na lidh mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes komuniteteve dhe popujve të ndryshëm, ka thënë sot kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ndërsa është zotuar se me këtë projekt, Çairi do të bëhet kryeqyteti kulturor i Shkupit, zemra e gjallë e multikulturalizmit, traditës dhe krijimtarisë bashkëkohore. ” Prioriteti ynë është që Çarshia të bëhet një skenë e gjallë kulturore dhe artistike, e cila do ta promovojë trashëgiminë multikulturore, do ta mbështesë krijimtarinë e re dhe do të ndërtojë ura mes komuniteteve. Së pari,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uron vit të suksesshëm shkollor të gjithë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, nxënësve dhe familjeve të tyre. “Me shëndet të mirë dhe përkushtim të fortë ndaj mësimit dhe punës, të realizojnë detyrimet dhe synimet e tyre personale. Inkurajojmë nxënësit që me kureshtje të ecin në rrugën e dijes, e cila është mjeti më i fuqishëm për sukses që secili mund ta marrë me vete gjatë jetës. Të jenë këmbëngulës në përballimin e sfidave dhe t’i shohin ato si mundësi të reja për rritje personale dhe prosperitet”, thuhet në kumtesë. Nga MASH mësimdhënësve dhe të gjithë…
Sot hyn në fuqi një Rregullore e re, me të cilën futen risi dhe standarde evropiane për miratimin e tipit të automjeteve, miratimin individual të automjeteve, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e vërtetimeve për përmbushjen e kërkesave teknike për automjetet. Ndryshimi kryesor është se, 17 vjet pas miratimit të Ligjit për Automjetet, ai më në fund do të fillojë të zbatohet në përputhje me standardet evropiane, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila kohët e fundit mbajti një takim pune me mbi 40 përfaqësues të autorizuar dhe importues të automjeteve, në të cilin prezantoi ndryshimet…
Koalicioni VLEN me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, uron të gjithë nxënësit për një vit të mbarë , të suksesshëm dhe me plotë arritje. “Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por…
Për shkak të një zjarri në deponinë “Vardarishte”, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe një ndërtesë të vjetër, energjia elektrike është ndërprerë për përdoruesit e lagjes së Aerodromit dhe Lisiçes, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). “13 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë aktualisht. Linjat e transmetimit për Aerodrom dhe Lisiçe janë shkëputur për shkak të zjarrit”, thuhet në deklaratë.
Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës është rritur ndjeshëm. Ministria e Brendshme e Talibanëve konfirmon se 610 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,300 të tjerë janë plagosur. Tërmeti, me magnitudë 6.0, goditi provincën verilindore Kunar pranë kufirit me Pakistanin rreth orës 23:47 me orën lokale. Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash dhe u pasua nga disa pasgoditje të forta, përfshirë një tërmet 5.2 ballë. Zonat më të goditura janë ato malore, ku banesat prej balte e guri janë shembur plotësisht, duke rrafshuar disa…
