Autor: Suad Avdiu
Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka dalë me premtim për pensionistët. Me ardhjen e tij në krye të Komunës së Sarajit, Elmazi premton se do t’u mundësojë ekskurzion falas pensionistëve. “Ekskursion falas për pensionistët e Sarajit! Një hap i vogël për t’ua kthyer atyre respektin dhe kujdesin që meritojnë. Është një akt mirënjohjeje për gjeneratat që ndërtuan komunën tonë”, premton Elmazi.
“Ekonomia e së ardhmes po ndërtohet, vizion i gjelbër, digjital dhe gjithëpërfshirës për qytetarët. Qeveria VLEN po dëshmon çdo ditë se është partnere e qytetarëve dhe e sipërmarrjes, duke e orientuar ekonominë e vendit drejt standardeve evropiane dhe zhvillimit modern. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën më të madhe të biznesit në vend, “Udhëheqës biznesi”, ku paraqiti vizionin e qartë për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurrues” , thuhet kështu në komunikatën për media të Koalicionit VLEN. Nga VLEN thonë se Qeveria po krijon kushte që të rinjtë të ndërtojnë të atdhmen në…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Brandon Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Gjatë diskutimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domosdoshmërinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë. “Aleanca e fortë me SHBA ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik,” u shpreh presidentja Osmani. Ajo shtoi se si presidente e vendit do të angazhohet për të ruajtur dhe forcuar këtë partneritet, në bashkëpunim të…
Nga buxheti qendror, mendoj se janë financuar projekte me vlerë totale prej 11 deri në 12 milionë euro këtu në Kumanovë. Mendoj se është e rëndësishme, sepse deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur në komunat. Këto investime kapitale janë pikërisht në atë drejtim – të sigurojnë jetë më të mirë dhe kushte më të mira për jetesë për kumanovarët, si dhe për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Më shumë për kanalizime, për asfalt, për rrugë, bulevarde, për rrugica, për ujësjellës etj. Kështu që, ne jemi krenarë për atë projekt, sepse me atë projekt më shumë se 350-400…
Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të mos hapë procedurë për iniciativën që konteston Rregulloren e miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me të cilën u lejua që kandidatët e pavarur në këto zgjedhje lokale të marrin pjesë në zgjedhje me vetëm dy nënshkrime. Vendimit i parapriu një debat, kryesisht i përqendruar rreth çështjes së kompetencës së KSHZ-së për të përcaktuar numrin e nënshkrimeve. Propozimin e gjyqtares raportuese Jadranka Daboviq Anastasovska për të mos hapur procedurë, e mbështetën kryetari Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Ana Pavllovska Daneva, të cilët artikuluan qëndrime krejtësisht të kundërta ndaj iniciativës që kërkonte të shfuqizojë këtë…
Çantat e nxënësve u mbushën me libra të kopjuar edhe këtë fillim vit shkollor. Shumë nxënës të shkollave fillore sërish u ballafaquan me mungesë të teksteve të caktuara shkollore ndërsa për të mos humbur nga mësimi nisën kopjimin e librave. Derisa Alsat vizitoi dyqanet për fotokopjim një pjesë e nxënësve kërkonin të blinin libra të kopjuar për lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Maqedonase dhe të huaja e madje Histori e Gjeografi. “A i ke marr të gjitha librat? Jo, vetëm katër. Çka do të bësh për të tjerat që si ke marr? Do ti fotokopjoj. Disa libra na kanë thënë…
Gazetarja dhe komentatorja sportive Qeqa Krelani ka zgjedhur tërheqjen e vëmendjes përmes stilit të saj. Në një foto të fundit, ajo shfaqet me fustan të bardhë elegant, ku përveç bukurisë klasike, të pasmet e saj janë në fokus. Pamja është provokuese, por gjithashtu nënvizon feminitetin e sa, shkruan “Kosovarja”. Një beqare që nuk ka frikë të tregojë anën e saj më sensuale, ajo vazhdon të mbetet një figurë e komentuar në botën e medias.
Përfaqësuesi i VLEN-it, Arbër Kadriu, doli sot para mediave me akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, aktualisht kandidat i DI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, lidhur me prokurimet për Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur në dhjetor 2023. “Ky dokument është dëshmi e pakontestueshme e mënyrës korruptive se si ka vepruar ish-ministri Bujar Osmani,” tha Kadriu, duke prezantuar kontratën për marrjen me qira të automjeteve për nevojat e MPJ-së. Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar kap shifrën 56.640.000 denarë për vetëm dy ditë aktivitet, pa mekanizma kontrolli dhe pa dëshmi për numrin real të automjeteve të përdorura.…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qasjes aktuale të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të publikuar sot, Lloga vlerëson se një nga problemet më të mëdha të politikës vendore është mentaliteti për ta trajtuar opozitën si armik, një praktikë që, sipas tij, po rikthehet fuqishëm nën drejtimin aktual. “Në vend të ndërtimit të një fryme bashkëpunimi, diskursi politik i qeverisë, veçanërisht i kryeministrit, është i mbushur me prepotencë, përjashtim, agresivitet dhe arrogancë,” deklaron Lloga, duke shtuar se kjo qasje bie ndesh me nevojën për konsensus, veçanërisht…
Analistët e shoqërisë civile vlerësojnë se mungesa e përfaqësimit të personave me nevoja të veçanta në politikën lokale është një dëm për funksionimin e demokracisë, pasi vendimmarrja shpesh anashkalon nevojat e këtij grupi. Ata theksojnë se përfshirja e personave me nevoja të veçanta në listat zgjedhore nuk është vetëm një obligim moral, por edhe një detyrim për të siguruar një demokraci gjithëpërfshirëse Shkup, 17 shtator – Përfaqësimi i personave me nevoja të veçanta në politikën lokale mbetet një nga boshllëqet më të mëdha të sistemit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë vit, publikimi i listave të kandidatëve për bartës dhe këshilltarë…
