Autor: Suad Avdiu
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll. Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës.Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re, më freskët dhe me erë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore (mbi 60 km/orë). Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 29 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen. Temperatura minimale…
Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të jetë i ndaluar nga Policia e Kosovës dhe Dogana. Kjo pasi që ai ka hyrë në Kosovë me dy ora të shtrenjta, njëra nga të cilat kishte vlerë milionëshe. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Mozzik i ka borxh ATK-së mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton. Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të hyrave të tij me të cilat e ka blerë orën si dhe origjinën e pazarit të bërë…
Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni. “ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe. Ai kujtoi se…
Koalicioni VLEN në qytetin e Kumanovës, si kandidat për kryetar komune e ka nxjerr Arben Etemin, profesionist nga sfera e energjetikës. Djal i ri, ambicioz dhe me projekt konkret për të mbrojtur interesat e kumanovarëve. Në vijim, postimi i plotë nga kandidati për kryetar komune: Të nderuar Kumanovarë I nderuar për ta pranuar sfidën për të qenë kandidat për kryetar komune në qytetin e Kumanovës i Koalicionit VLEN. Falënderoj kryesitë e partive të këtij koalicioni në qytetin e Kumanovës që ma besuan këtë detyrë. Bashkërisht do t’ia dalim që me 19 tetor të rikthejmë dinjitetin e kumanovarëve duke e thelluar…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua me ftesë të Presidencës daneze të Këshillit të BE-së, takim i cili i përkushtohej sundimit të ligjit, thuhet në njoftimin e MÇE-së. Nga atje thonë se kjo ishte pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për të qenë në të njëjtën tryezë në takimin formal të KÇP-së, së bashku me vendet anëtare, në kuadër të mekanizmit evropian për sundimin e ligjit. Takimi u përqëndrua në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025 dhe…
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, kryetari i Komisionit në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale Zgjedhore Xhelal Bajrami dhe prokurorët publikë në PPRMV Anita Topolova dhe Elvin Veli sot realizuan takim me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të udhëhequr nga u.d. kryetarja e atij organi Cveta Ristovska, në drejtim të koordinimit të aktiviteteve para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në takim, siç njoftuan nga Prokuroria Publike, prokurori shtetëror Kocevski i ka informuar përfaqësuesit e KSHPK-së për përbërjen, kompetencat dhe aktivitetet e Komisionit të përkohshëm të obliguar ta ndjekë veprimin pas parregullsive eventuale…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Hungarisë në RMV, përcjell alfax.mk. “Kisha kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T. Andras Klein, për të diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe bashkëpunimin parlamentar. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për projektet e suksesshme infrastrukturore. Vlerësova rolin e Parlamentit të Hungarisë në organizimin e takimeve të ndërparlamente të Europës Juglindore dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve tona”, ka shkruar Gashi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti, përmes një postimi në Facebook, Izet mexhitin dhe Adnan Azizin nga Koalicioni VLEN i quajti zëdhënës të VMRO-së meqë sipas tij u vonuan të dalin me informacione që të paraqesin provat se BDI ka vë zjarre qëllimshëm. ”Zëdhënësit” e VMRO-së, Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi, u vonuan të dalin para opinionit me “informacione të sigurta” dhe të përsërisin fjalët e shefit të tyre, Hristian Mickoski – që kanë prova të sigurta se “BDI qendron pas djegies së veturave” në komunën e Kisella Vodës te Shkupit. Ndoshta e kuptuan me vonesë se këto…
James Rubin u pyet nga gjyqtari zviceran, Guénaël Mettraux, lidhur me rolin e Adem Demaçit brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kundërshtimin e tij ndaj Marrëveshjes së Rambujesë. Rubin theksoi se ndikimi i Demaçit ishte ideologjik e jo ekzekutiv dhe se angazhimet e Shteteve të Bashkuara ishin ato që, në fund, i mundësuan Hashim Thaçit të kapërcente rezistencën e tij. Rubin i tha gjykatës se nuk e kishte takuar apo komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Demaçin dhe nuk kishte dijeni që ai të kishte lëshuar urdhra apo vendime si përfaqësues i UÇK-së. Ai e përshkroi Demaçin si figurë historike e…
