Autor: Suad Avdiu

Me afrimin e zgjedhjeve lokale dhe dinamizimin e fushatës parazgjedhore, kanë filluar të qarkullojnë sërish informacione jozyrtare për zgjerim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me politikanë nga Maqedonia e Veriut. Për momentin informacionet qarkullojnë kryesisht në rrjetet sociale, ku përmenden edhe emra të mundshëm të politikanëve, si dhe postohen fotografitë e tyre. Lidhur me këto informacione, portali Lideri.mk nga Shkupi ka kërkuar qëndrim nga Ambasada amerikane në Shkup. Siç edhe pritej, në përgjigjen e ambasadës nuk përmenden emra ose afate të caktuara kohore, por mund të vërehet qartë se çështja e “listës së zezë” nuk është proces i…

Read More

IDF sot në mëngjes e filloi ditën e dytë të operacionit “Karroca e Gideonit II”. Dy divizione të rregullta hynë në qytetin Gazë nga udhëzime të ndryshme, përderisa qindra mijëra palestinezë ende janë në qytet. Në ditët në vijim, atyre do tu bashkëngjitet edhe një divizion, 36. Kur njësitet do t’i përfundojnë operacionet e tyre, ata do ta rrethojnë qytetin Gazë nga të gjitha anët, informojnë mediat izraelite. Sipas vlerësimit të IDF, operacioni do të zgjasë rreth dy deri tre muaj, por “pastrimi i zonës nga terroristë mund të zgjasë më shumë”. IDF thekson se selia e Hamasit është në…

Read More

VLEN: BDI për pushtet, gati ta shesë Strugën tek Levica, por më 19 tetor Qyra do ta çlirojë me votën e qytetarëve Skandali më i fundit që po qarkullon në terren dhe në opinion është dëshmi e gjallë se BDI ka humbur çdo lloj orientimi politik. Marrëveshja e errët që është kurdisur mes të dërguarit të Ahmetit, Krenar Llogës kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, me të përfshirë edhe sekretaren e tij të përgjithshme, Jovana Mojsovska, nuk është gjë tjetër veçse një tradhti e rëndë ndaj struganëve. Skenari është i qartë: Mojsovska futet si kandidate “surprizë” në Strugë, me mision të…

Read More

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit janë dëshmia më e qartë e panikut të tij para 19 tetorit. Kur një lider politik humb gjakftohtësinë dhe shpik skenarë imagjinarë për koalicione që nuk ekzistojnë, kjo do të thotë vetëm një gjë: ai e di se disfata dhe mosrealizimi i planeve antishqiptare po i trokasin në derë. Kështu ka thënë sot para gazetarëve Arta Bilalli-Zendeli nga Aleanca Kombëtare për Integrim, ndërsa ka shtuar se “e vërteta është e thjeshtë: projekti i tij i quajtur VLEN është në rënie të lirë dhe më 19 tetor do të pësojë një debakël të vërtetë”. “Në…

Read More

Është formuar komisioni i posaçëm për zbardhjen e dyshimeve rreth ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës të kryera për përfitime financiare. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistën e tij në bëri të ditur se komisioni tashmë është mbledhur tre herë dhe ka analizuar tetë rastet e para të raportuara. “Në takimin e parë u krijua metodologjia e punës, ndërsa në takimet pasuese u analizuan tetë rastet që kishim. Nuk do të deklarohem derisa të përfundojmë me analizën e çdo rasti”, tha ministri Aliu. Ai shtoi se raporti përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përveç komisionit…

Read More

Qarkullimit në industri në muajit korrik të këtij viti është rritur për 13,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në krahasim me muajin qershor të vitit 2025 është vërejtur rënie prej 0,7 për qind, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025 në krahasim me periudhën janar – korrik 2024 është rritur për 8,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Qarkullimi i përgjithshëm në korrit të vitit 2025 në krahasim me muajin korrik të vitit 2024 shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,6 për qind, Prodhimet kapitale për 36,4 për qind, Prodhimet e…

Read More

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot në mëngjes përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, ka përshëndetur qytetarët shkurt me “Mirëmëngjesi”, duke e shoqëruar këtë me prezantimin e projekteve madhore që po transformojnë Çairin. Mexhiti në këtë video ka theksuar se prioritet mbetet infrastruktura moderne. “Ne duam rrugë më të mira, duam në këtë mandat ta mbyllim njëherë e përgjithmonë çështjen e infrastrukturës nëntokësore në Çair”. Ai gjithashtu ka prezantuar projektet që tashmë kanë nis në terren, si rregullimi i ujësjellësit në rrugën Bajram Shabani në lagjen Gazi Babë…

Read More

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese. Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian. “Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh…

Read More

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht përparimit që është vërejtur – njoftoi dje komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos. Ajo theksoi se vazhdon praktika e ndërhyrjes në proceset gjyqësore, presioni ndaj zyrtarëve që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i trupave rregullatorë të mediave, gjë që – siç tha ajo – është e papranueshme. Komisionerja evropiane theksoi se BE-ja është e themeluar mbi sundimin e ligjit, që nënkupton gjyqësor të pavarur, zgjedhje të ndershme dhe media të lira. Vendet kandidate që nuk mund të sigurojnë këtë nivel të…

Read More