Autor: Suad Avdiu

Në Kumanovë është raportuar epidemi e helmimit me ushqim te gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në një seminar-trajnim në një restorant. Nga gjithsej 36 pjesëmarrës, të sëmurët kanë zhvilluar simptoma si të vjella, diarre, të dridhura dhe temperaturë deri në 41 gradë, për Dy persona janë hospitalizuar, tre po trajtohen në spitalin ditor, ndërsa një është në trajtim shtëpiak. Epidemiologët e Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë, së bashku me shërbimet inspektuese, kanë kryer mbikëqyrje në objektin hotelier dhe kanë marrë mostra për analiza mikrobiologjike. Objekti është mbyllur deri në marrjen e rezultateve, ndërsa gjendja epidemiologjike po ndiqet me…

Read More

Komuna e Likovës gjithmonë ka qenë për një shtet unitar, ku dy komunitetet më të mëdha të jenë të barabarta, mirëpo jo edhe që të tolerojmë provokime nga pakicat, të cilat përmes nesh duan të përfitojnë politikisht e të krijojnë probleme ndëretnike. Kështu kryetari i Likovës, Erkan Arifi i është përgjigjur provokimit të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, se të dielën do shkojë në Manastirit e Mateçit, ndërsa ka publikuar foto me flamuj të Maqedonisë dhe Serbisë, shkruan gazeta KOHA. “Kjo komunë, e dimë të gjithë se është e njëjtë me Drenicën, pasi sakrifica e jonë gjatë 2001-it është edhe do mbetet…

Read More

Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përfaqësuesit e koalicionit qeveritar do të fitojnë zgjedhjet lokale më 19 tetor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qeveria është e qëndrueshme dhe koherente, dhe koalicioni qeveritar do t’i fitojë këto zgjedhje lokale”, tha Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët. Ai theksoi se qeveria ka një mandat katërvjeçar, një periudhë gjatë së cilës planifikon të zbatojë projektet e premtuara, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç tha ai, do të nënkuptojnë vetëm shtyrjen e tyre për të paktën gjashtë muaj. “Si VMRO-DPMNE, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të…

Read More

Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, në emër të Klubit të Deputetëve të Grave, bëri thirrje për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, reagim në kohë dhe efikas nga të gjitha institucionet kompetente për mbrojtjen, parandalimin dhe pengimin e dhunës ndaj grave. Trençevska theksoi se Klubi i Deputetëve të Grave Deputete mbështeti unanimisht ndryshimet në Kodin Penal, të cilat për herë të parë e njohin dhe e trajtojnë femicidin si vepër penale. “U kërkojmë institucioneve kompetente të marrin të gjitha masat për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar femicidin. U kërkojmë autoriteteve gjyqësore…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ngritur kallëzime penale kundër 11 personave nga Kumanova, mes tyre edhe të punësuar në MPB dhe në stacione të kontrollit teknik. Sipas MPB-së, gjatë vitit 2024 ata kanë regjistruar automjete me targa të huaja në sistemin shtetëror pa paguar detyrimet doganore, taksat dhe tarifat e tjera. Përmes dokumenteve të falsifikuara dhe tabelave të rreme për homologim, pronarët e veturave kanë paguar më pak se gjysmën e shumës ligjore, ndërsa zyrtarët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. “Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime…

Read More

“Investimi” në administratën publike nuk e njeh gjuhën shqipe. Materialet e evenimentit të sotëm, grafika e ngjarjes, fjalimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, i ministrit të Administratës, Goran Minçev, të ekspertëve të përfshirë… të gjitha ishin vetëm në maqedonisht. Reagime të shumta në rrjetet sociale për manifestimin e sotëm të Ministrisë së Administratës dhe Qeverisë lidhur me reformat në administratë, ndërsa nuk kishte as edhe një shenjë në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA. Fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri Goran Minçev, ndërsa edhe ekspertët që kanë punuar në përgatitjen e reformës, që të gjithë maqedonas. “Sot jemi mbledhur me një…

Read More

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka uruar Edi Ramën për zgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë. “Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë europian. Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria europiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë. Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana i filluan…

Read More

VLEN nuk është parti e pavarur politike, është instrument në shërbim të VMRO-së. Kështu ka akuzuar dje Rina Ajdari, deputete e BDI-së, ndërsa ka thënë se arsyeja pse VMRO nuk nxjerr kandidatë në komunat me shumicë shqiptare është e qartë – sepse kandidatët e saj tashmë garojnë nën logon e VLEN-it. “Ata nuk kanë asnjë legjitimitet shqiptar, janë vetëm emisarë të një politike antishqiptare, e cila ka ndërruar kostumin, por jo qëllimin: të kthejë shqiptarët në periudhën para vitit 2001. Nuk është rastësi që kjo qeveri, në vetëm pak më shumë se një vit e solli në zero punësimin e…

Read More

Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup. “Investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik. Sot jemi mbledhur për të konfirmuar se reformat nuk janë vetëm fjalë në një program, por realitet që shihet dhe ndihet. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne, as ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nëpunës profesionalë, përgjegjës…

Read More