Autor: Suad Avdiu
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se “është fakt që ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt që në ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike”. Toshkovski nuk donte të zbulonte detaje rreth hetimeve për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirjen e mbi njëzet personave. Kur u pyet nëse nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, dhe me këtë edhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, ishte rrëzimi i kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm u përgjigj shkurt se kishte indikacione të tilla dhe…
Pas shumë vitesh ndërprerjeje, Shkolla e Mesme e Policisë do të kthehet nga viti i ardhshëm shkollor. Ligji për Shkollën e Mesme të Policisë, i cili përcakton kushtet, është dorëzuar tashmë në Kuvend. Ai thotë se Shkolla e Mesme e Policisë do të jetë në gjendje të regjistrojë nxënës të rregullt që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm në shkollat e mesme në territorin e vendit. Njëkohësisht, të interesuarit duhet të plotësojnë kushtet e pranimit. Ata duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos jenë 18 vjeç në ditën e publikimit të thirrjes publike për pranimin e…
Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot duhej të fillojë gjykimi i prindit 43 vjeçar, i cili fizikisht ka sulmuar dy futbollist të rinj në ndeshjen mes “Shkupit” dhe “Bregallnicës”, por është anuluar, pasi avokati i tij mbrojtës kërkoi që gjykata t’i siguronte një përkthim të aktakuzës në gjuhën shqipe, por edhe përkthim simultan gjatë procesit gjyqësor. Procesi gjyqësor vazhdon më 29 shtator. Prokuroria Themelore Publike në Shtip, ka ngritur aktakuzë kundër prindit 43 vjeçar, për veprën penale – Dhunë, që ndodhi në stadiumin “Bello Bërdo” më 24 gusht. Incidenti ka ndodhur minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari për shkak…
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se është parandaluar një tentativë për kontrabandë të bizhuterive prej ari në vlerë rreth 346 mijë denarë. Rastin e kanë zbuluar doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin “Stenje” me Shqipërinë. Sipas njoftimit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përpjekur t’i fusë mallrat në mënyrë të paligjshme, pa i deklaruar tek organet kompetente. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonte, në valixhen e tij, mes sendeve personale, doganierët kanë gjetur pesë byzylykë ari të paketuar në kuti bizhuterish. Kundër personit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, beson se zjarret nuk janë rastësi, duke pasur parasysh se drejtori i “Drisllës” është nga BDI dhe beson se këto zjarre të shkaktuara qëllimisht kanë për qëllim të shkaktojnë frikë dhe panik tek qytetarët dhe që individë të caktuar të arrijnë një efekt politik. “Lidhur me zjarret dhe intensitetin me të cilin ato ndodhin, dhe i fundit kishte një incizim të caktuar video, nuk do të thoja se zjarret janë aksidentale, veçanërisht jo zjarri në “Drislla”, pra “Drisla” është një institucion që ka standarde dhe norma për asgjësimin e mbeturinave dhe djegien e tyre nëse…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, për premtimin e dhënë lidhur me punësimet në shëndetësi, siç ishte premtimi i 150 punësimeve në Klinikën e Tetovës, ai tha se nuk bëhet fjalë për premtime të parealizuara, por për një proces të nisur që është drejt finalizimit. “Ne nuk kemi premtuar, por kemi realizuar. Procesi nuk është mbyllur plotësisht, por të gjitha hapat për punësimin e këtyre personave janë kryer, përveç nënshkrimit të kontratës dhe takimit përfundimtar me drejtorin. Ky është një proces që tashmë është në vijim dhe nuk mund të zhbëhet. As ministri, as drejtori nuk mund të vendosin ta anulojnë…
BDI ka rënë aq poshtë sa nuk fshihet më pas kulisave, por shfaqet hapur si partner politik i partisë më albanofobe në vend, LEVICËS së Dimitar Apasievit. Kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është vula e marrëveshjes së turpshme të kurdisur nga njerëzit e Ali Ahmetit me LEVICËN, me një qëllim të vetëm të ndalet fitorja e Mendi Qyrës në rrethin e parë. Sot, ashtu si në “dhomën 161” kur dhanë kryeparlamentarin vetëm për të mbetur në pushtet, BDI ka zgjedhur të bëhet bashkë me Levicën për të ndalur ndryshimin. Kjo ujdi e BDI-së me Levicën është dëshmi e qartë…
Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive, ndërsa dy janë nën kontroll. Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrazhallë të komunës së Zelenikovës.
Moti sot n mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjat Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 28 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Për momentin udhëheqë në dhjetë komuna, por pas 19 tetorit AKI do të udhëheqë edhe me më shumë komuna. Kështu është shprehur Arbër Ademi nga BDI. “AKI do të fitojë gjithandej. Dhe më mbani për fjale”, tha Ademi në TV21. Arbër Ademi nga BDI ka komentuar deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski kur thotë se BDI dhe “Levica” kanë koalicion për zgjedhjet lokale. Ai tha se, Mickoski duket i shqetësuar se, s’po i mjaftojnë votat për VLEN-in.
