Autor: Suad Avdiu

Një baba dhe bir nga Struga kanë vjedhur energji elektrike për muaj të tërë pasi kanë anashkaluar një matës në mënyrë që ai të mos matë konsumin, njoftoi Ministria e Brendshme. “SPB e Strugës ngriti kallëzim penal kundër C.I. (83) dhe F.I. (45), të dy nga fshati Koroshishtë i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike”. Gjatë këtij viti, të pandehurit në mënyrë të paautorizuar kanë prerë kabllon e furnizimit që të çon në matësin e energjisë elektrike dhe kanë lidhur në mënyrë të paligjshme telat e bakrit që…

Read More

Në vend të një alternative serioze opozitare, në vend të ideve, projekteve, apo një platforme për ta bindur elektoratin, Ali Ahmeti zgjodhi të fillojë fushatën me fjalën “zagarë”. Kështu, me një fjalor rrugësh, u përpoq t’i etiketojë kundërshtarët politikë. Kjo nuk është politikë, është shpërthim nervoz prej atyre që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar. BDI sot është në opozitë dhe ashtu siç e do demokracia, opozita duhet të jetë e përgatitur, e mençur dhe e fokusuar në nevojat e qytetarëve. Por kur lideri historik i saj zgjedh të ulë nivelin e debatit në baltë, atëherë është…

Read More

VMRO-DPMNE ka reaguar pas fjalimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese, në të cilën përcolli disa mesazhe për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Nga partia në pushtet, thonë se Ali Ahmeti dhe BDI janë zogj dhe assesi shqiponja. “Kemi një porosi për Ali Ahmetin. Ti nuk je shqiponjë, por një zog i thjeshtë. Ndërsa në thelb, ji nuk jeni shqiponja, por magjistarë kriminel dhe të korruptuar. Më të zëshëm janë pikërisht më të frikësuarit. Me projekte, me masa me reforma për jetë më të mirë. Shqiptarë moti kohë janë ngopur nga Ali Ahmeti, ndërsa këtë do ta…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se sot rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. “Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë…

Read More

Shkup – Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, mori pjesë me respekt të veçantë në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve, një datë që kujton historinë, identitetin dhe kontributin e këtij komuniteti në Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi rolin e pazëvendësueshëm të boshnjakëve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike, sidomos në Çair, ku bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërkomunitar janë bërë pjesë e përditshme e jetës. “Ky është një shembull që forcon kohezionin shoqëror dhe na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej,” tha ai. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit boshnjak në kulturë, arsim, ekonomi…

Read More

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit. “Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari. Taravari tha se në këtë raste fatura…

Read More

Nga koalicioni VLEN sot kanë bërë të ditur se aksionet të cilat sipas tyre, familjari i Ali Ahmetit ia ka shitur Alta Bankës nga Serbia, një vit më parë i ka blerë nga ish drejtori i ASK-së, Sasho Mijallkov. Zeqirija Ibrahimi, deklaroi se kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025. Reagimi i plotë:  Dje publikuam një nga aferat më të mëdha politiko-financiare në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut. Publikuam prova se kompania “AS Senjak”, në pronësi të një familjari të afërt të Ali Ahmetit, aksionet në Stopanska Banka – Manastir ia ka shitur Alta Bankës nga Beogradi, një…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, u bëri thirrje partive, kandidatëve dhe institucioneve që të zhvillojnë një garë të ndershme dhe demokratike. Ai apeloi për kulturë politike, shmangie të gjuhës së urrejtjes dhe keqpërdorimit të resurseve publike. Gashi theksoi se demokracia nuk matet me fitoren e një partie, por me dinjitetin e garës dhe respektin për qytetarët. “I ndërgjegjshëm për detyrën unifikuese që kam, ndjej obligim të bëj një thirrje të qartë tek të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe strukturat organizative, instituiconet dhe mediat, aktivistët dhe qytetarët: të tregojnë…

Read More

Ndeshja ndërmjet ekipit shqiptar, Tërnoci, dhe atij serb, Mladost, e planifikuar për të dielën, nuk është zhvilluar. Ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës Rajonale të Pçinjës në Serbi pritet ta fitojë me rezultat zyrtar 3:0 Tërnoci. Ekipi mysafir, Mladosti, nuk ka udhëtuar për ta zhvilluar ndeshjen. “Nuk kanë udhëtuar fare. Nuk janë paraqitur. Nuk kemi pasur asnjë informatë se nuk do të udhëtojnë. Nuk na ka kanë njoftuar as neve, as Federatën e Policinë. Pasi nuk u paraqitën, ndeshja u shpall e përfunduar. Presim fitore 3:0 dhe sipas informatave, Federata mund të marrë masa ndaj Mladostit”, ka theksuar kryetari…

Read More

Asnjë grua shqiptare nuk është kandidate për kryetare komune në zgjedhjet lokale 2025 në Maqedoninë e Veriut. Nga gjithsej 315 kandidatë për kryetarë komunash në këto zgjedhje, vetëm 32 janë gra. Situata është pak më e mirë te listat për këshilltarë, kjo për shkak të kuotave të garantuara, shkruan Portalb.mk. Nga 10.598 kandidatë për këshilltarë 5.822 janë burra dhe 4.776 gra./Portalb.mk

Read More