Autor: Suad Avdiu
Te shqiptarët, situata është më e qëndrueshme. Në vitin 1994, shqiptarët kishin 12.010 lindje (35.86%), ndërsa në vitin 2024 – ky numër është 5.475 lindje (34.09%). Rënia në numra absolutë ekziston, por përqindja ndaj totalit është pothuajse e pandryshuar, duke konfirmuar se shqiptarët po ruajnë pjesën e tyre demografike Evis HALILI Shkup, 29 shtator – Të dhënat më të fundit të EUROSTAT-it për lindjet në Maqedoninë e Veriut tregojnë një rënie të vazhdueshme të numrit të foshnjave të lindura në vend, duke reflektuar krizën demografike që po përfshin të gjithë rajonin. Në vitin 1994, në vend janë regjistruar 33.487 lindje,…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njofton se do të organizojë protestë në Tiranë më 17 tetor 2025, në sheshin qendror të Tiranë, në ‘Skënderbeu’. “Le të ngrihemi si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi kundër padrejtësisë. Ju bëj thirrje të gjitha partive politike pa dallim ideologjie, pa dallim feje, që të na bashkohen në protestë, më 17 tetor 2025, në orën 17:00 në sheshin Skënderbeu në Tiranë. Ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve që të na bashkhen në këtë protestë” – tha Hyseni Gucati – kryetar i OVL të UÇK-së, në një konferencë për media në Tiranë.…
Aleanca Kombëtare për Integrim ka reaguar ashpër ndaj kandidatit të VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës shtetërore dhe shkelje të barazisë zgjedhore. Në një konferencë për media, Bujar Sopa, përfaqësues i AKI-së, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Mexhitit nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, duke theksuar se ai po përzien funksionin publik me interesin e tij elektoral. “Qytetarët e Çairit dhe gjithë opinioni publik e shohin çdo ditë se Mexhiti flet njëherë si kandidat, njëherë si ministër dhe njëherë si zëvendëskryeministër ‘ duke përzier funksionet shtetërore me interesin e…
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, duke theksuar se rikthimi i tij në këtë garë është një mision për ta bërë Çairin sërish prijës në zhvillim dhe në ndryshimet e mëdha shoqërore. Në fjalimin e tij para qytetarëve dhe mediave, Mexhiti tha se “obligimi i tij më i madh nuk është ndaj funksionit, por ndaj njerëzve”, duke theksuar se vendimet për të ardhmen e Çairit nuk duhet të merren më në “zyra të mbyllura, larg nevojave reale të qytetarëve”. “Qëndroj këtu për të shpallur rikthimin tim në Çair,…
Sekretari i Fakultetit të Shkencave të Informatikës, në Universitetin “Nënë Tereza”, Raim Jashari, i cili një ditë më parë u përfol për një ftesë drejtuar studentëve për pjesëmarrje në tubim politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, përgënjeshtron informacionin. Ai thotë se “Ky pretendim është i rremë, i inskenuar dhe krejtësisht tendencioz. Mesazhi i shpërndarë nuk është shkruar nga unë dhe as nuk është dërguar nga numri im i telefonit. Ky veprim është një manipulim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë integritetin tim personal, profesional dhe akademik, si dhe të njollosë reputacionin e Fakultetit dhe Universitetit”, shkruan Jashari. Në rrjetet sociale…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,49% në raport me vendimin e datës 22.09.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet…
Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia. Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është: E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje…
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka nisur ashpër. Qysh në ditët e para, partitë politike kanë nisur me akuza dhe kundërakuza, duke paralajmëruar një garë të nxehtë e të tensionuar deri në ditën e votimit. “Porosia e dytë e Hristijanit është, Hristijan Mickoski me zagarë… me zagarë dilet në gjueti për lepuj por jo për shqiponja, se shqiponja nuk zihet as me zagarë, as me lakej, as me kasnec të cilët ti po i stërrvit për të në denigruar neve, po ta përsëris edhe njëherë, shqiponjat fluturojnë lartë në kaltërsi, zagarët ruaj për lepuj”, tha Ali Ahmeti, kryetar…
Tetovë, 29 shtator p Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka denoncuar publikisht kontratën 15-vjeçare të nënshkruar nga Komuna e Tetovës me një operator privat për ndriçimin publik, duke e quajtur atë “një nga kontratat më të turpshme dhe skandaloze ndonjëherë”. Sipas Rexhepit, kontrata e nënshkruar më 17 nëntor 2023 parashihte që operatori privat të zëvendësonte 8.720 llamba ekzistuese me llamba smart LED brenda 6 muajve. “Afati ka kaluar prej kohësh, por Tetova ende nuk ka ndriçim të modernizuar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë faturat si më parë”, tha Rexhepi. Nga taksa…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, prezantoi programin e tij zgjedhor me prioritete të qarta, afatshkurtra dhe afatgjata, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë menjëherë. “Prioriteti ynë i parë është mobiliteti në Çair, sepse ky është parakushti për funksionet e tjera: 2500 vende të reja parkimi, një ndërmarrje e re komunale për higjienë dhe një politikë e re për luftën kundër korrupsionit. Do të transmetojmë drejtpërdrejt të gjitha fazat e prokurimeve publike, sepse duhet ta heqim imazhin se të gjithë politikanët janë të korruptuar. Vetëm kështu do ta rikthejmë besimin e qytetarëve”, tha Osmani.…
