Autor: Suad Avdiu

Xhandarmëria serbe të martën ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit. Kështu ka konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi. “Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar kanë dalë në terren por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, tha ai për EO.

Read More

Pas derivateve, tani rritje edhe te cigaret – paketat shtrenjtohen për 10 denarë Pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, tani një tjetër produkt i përdorur gjerësisht po bëhet më i shtrenjtë. Që nga 29 shtatori, pra nga dita e djeshme, çmimet e cigareve në Maqedoninë e Veriut janë rritur për rreth 10 denarë për paketë. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistuese me çmimet e vjetra, konsumatorët ende nuk e ndjejnë plotësisht rritjen. Prodhuesit paralajmërojnë se ditëve në vijim, çmimet e reja do të pasqyrohen në të gjitha pikat shitëse dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm për blerësit.…

Read More

Ish kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, u ul në bankën e të akuzuarve. Prokuroria e ngarkon atë për dhënien e sekretit zyrtar për të pandehurin Nebojsha Stojanoviq në rastin Aditivët, por edhe se një revizor shtetëror në emër të saj ka kaluar testin, që ajo të merrte certifikatë sigurie. Sipas prokurorisë, analiza e telefonit të Dimitrovskës nuk ka përfunduar, por thonë se kjo hap mundësinë që ish-kryetarja e Antikorrpsionit më tej të akuzohet edhe për vepra të tjera penale. “Analiza e telefonit është afër përfundimit. Duke vlerësuar se bëhet fjalë për rreth 250,000 regjistrime nga telefoni i kryetares,…

Read More

Më 29 shtator 2025, dy shtetas turq, E.O. (29) dhe E.A. (22), u arrestuan në Shkup pasi u kapën duke marrë 40.000 euro nga H.Ç. (26), gjithashtu shtetas turk, përcjell TV21. Viktima kishte raportuar se një person tjetër e kërcënonte për t’i marrë para, dhe më pas E.O. i kërkoi paratë. Të dy të arrestuarit mbahen në stacion policor, ndërsa kundër tyre pritet të ngrihet kallëzim. “Më 29.09.2025, në orën 18:40, në zonën e Qendrës në Shkup, punonjës policie nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup, në koordinim me prokurorin publik, i arrestuan E.O.…

Read More

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickoski i cili tha se në këto zgjedhje do ta “pensionojë politikisht” Ali Ahmetin. “Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi qartë obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, nuk është vetëm një dëshirë personale, por një vazhdim i strategjisë së tij për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët. Vetëm disa ditë më parë, ai deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike e vendit, dhe kështu…

Read More

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 24 gradë, shkruan Alsat. Në shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Read More

Në Tetovë u hap shtabi rinor i koalicionit AKI, ku morën pjesë figura të ndryshme të këtij koalicioni, mes tyre edhe Ilir Demiri. Në ngjarje foli edhe kandidati për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, i cili paraqiti vizionin e tij për një qytet më të zhvilluar dhe më transparent. Shtabi do të shërbejë si qendra kryesore për të rinjtë për koordinim të fushatës në Tetovë.

Read More

Maqedonia e Veriut është e dyta në rajonin e Ballkanit Perëndimor për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes si përqindje e produktit të brendshëm bruto (PBV), sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” Sipas të dhënave, Serbia ka është lidere në pesë vitet e fundit me 2.6 përqind të PBV-së së saj të drejtuar për shpenzime ushtarake, ndërsa Maqedonia është menjëherë pas saj me 2.1 përqind. Kjo pasohet nga Shqipëria (2 përqind), Mali i Zi (1.8 përqind), Kosova (1.5 përqind) dhe Bosnja dhe Hercegovina (0.7 përqind). “Ndryshe…

Read More

Kryetari i Kuvendi, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar liderët e koalicionit VLEN. Gashi ka thënë se VLEN u qaset zgjedhjeve të ardhshme lokale me një vizion të konsoliduar, program të përgjegjshëm dhe me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete për komunat. “Takova liderët e koalicionit VLEN, ku bashkërisht dhe me “NJË ZË” theksuam rëndësinë e zhvillimit të një fushate dinjitoze për zgjedhjet lokale, duke respektuar standardet e larta të kulturës politike. Nga diskutimet u konfirmua bindshëm se VLEN u qaset zgjedhjeve të ardhshme lokale me një vizion të konsoliduar, program të përgjegjshëm dhe me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete…

Read More

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për jostabilitet në Ballkan nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë. E në këtë diskutim është përfshirë së fundmi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Edi Rama u pyet për deklaratat e Ali Ahmetit në protestën e veteranëve, se nëse ata nuk lirohen do të ketë mungesë stabiliteti, madje duke përmendur edhe trazirat. “Aliu ka një eksperiencë të gjatë me çështjet e stabilitetit, edhe është shumë më kompetent se unë për këtë, aq më tepër që është njohës i thellë i atyre burimeve të brendshme të atyre territoreve për sa i përket krenarisë, sedrës,…

Read More