Autor: Suad Avdiu
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në numrin për thirrje emergjente 112 është pranuar raportim nga një zyrtar policor për një grua të zhdukur. Bëjnë të ditur se gruaja është zhdukur në rajonin e Likovës.“Me kërkesë të policisë, është kërkuar përfshirja e dronëve në operacionin e kërkimit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) është informuar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për angazhimin e dronëve në kërkimin e gruas së zhdukur. Sipas informacioneve të fundit, kërkimi për gruan ende po vazhdon”, njoftojnë nga QMK-ja, përcjell TV21.
Në debatin e parë në mes kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin Top Tema në Televizionin Tellma, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka lëshuar kritika ndaj menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Shkup nga kuadrot e BDI-së. “Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” ka drejtor nga partia e Bujar Osmanit, “Parqe dhe Gjelbërime” gjithashtu drejtohet nga BDI, e po ashtu edhe “Drislla”. Mund të paramendoni çfarë bëjnë këta me qytetin e Shkupit dhe çfarë ardhmërie do t’i ofronin Çairit?”, theksoi Mexhiti, duke akuzuar drejtpërdrejt Osmanin dhe partinë e tij për kapje totale të…
Lideri Ali Ahmeti, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm dhe emocionues në tubimin madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, duke dërguar mesazhe të qarta për unitet, dinjitet dhe përballje me padrejtësitë. Ahmeti i bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të dalin si një trup i vetëm për të vendosur për fatin e tyre, duke theksuar se nuk do të lejohet më që sakrificat e bëra me gjak të nëpërkëmben nga ata që e shesin patriotizmin me fjalë, por e tradhtojnë me vepra, njofton TS. “Më 19 tetor, si një trup i vetëm, do të vendosim për…
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit, i cili kërkoi veting. Nga VLEN thonë se në këtë mënyrë BDI tregon se nuk mund të akomodohet në opozitë. “Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike”.…
Sllovakia është një nga mbështetëset tona më besnike dhe të përkushtuara afatgjata të integrimit evropian, me një angazhim të qartë kristalor ndaj nevojës për zgjerim të BE-së. Këtë e bën jo vetëm në kuadër të Grupit të Vishegradit, por edhe me pjesëmarrjen e saj aktive në grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor dhe me takimin e sotëm, theksoi sot Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj sllovak, Peter Pellegrini. “Ne ndajmë pikëpamjen se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagenit, nga të cilat, siç tha ajo, nuk duhet të ikim. – Kjo…
Në një konferencë për media, kreu i OVL – UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë më shumë detaje rreth organizimit të protestës që do të mbahet të premten në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Gucati tha se është konfirmuar se në protestë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa fjalë rasti do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “Do të jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu do të marrë fjalën. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do ta marrë fjalën dhe unë si…
Në Tetovë, vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 4 mijë persona falas dhe 150 me pagesë. Nga ky repart shpresojnë se edhe këtë vit do të ketë fluks më të madh sikurse edhe viteve të kaluara për sa i përket interesimit për vaksinim Urim HASIPI Tetovë, 14 tetor – Ministria e Shëndetësisë ditë më parë njoftoi se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas, do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në…
Materiali jo i besueshëm zgjedhor sot dhe nesër po shpërndahet një Komisionet Komunale Zgjedhore. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, KSHZ-ja njofton se po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e të dielës. “Në përputhje me afatet zgjedhore, KSHZ-ja të enjten dhe të premten do të shpërndajë materialin e besueshëm zgjedhor. Dorëzimi bëhet nën sigurimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përputhje me planin e miratuar paraprakisht. Të enjten në Komisionet Komunale Zgjedhore do të dorëzohen listat zgjedhore, fletëvotimet kurse të premten do të dorëzohen pajisjet për identifikim biometrik”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së. Materiali i besueshëm,…
Nga Komisioni thonë se qëllimi nuk është të vendoset një edukim fetar me karakter dogmatik, por një lëndë që do të ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e tolerancës, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore. Nga MASH kanë konfirmuar se propozimi është pranuar dhe se do të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme Anëmsha SHABANI Shkup, 14 tetor – Edukimi fetar mund të rikthehet në shkollat e vendit, këtë herë si pjesë e detyrueshme e programeve mësimore nga klasa e parë deri në fund të arsimit të mesëm. Propozimi vjen nga Komisioni për Marrëdhëniet me Komunitetet Fetare, i cili i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit dhe…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt madhor që pritet të transformojë turizmin malor në rajon. Bëhet fjalë për ndërtimin e teleferikut Tetovë – Lisec – Kodër e Diellit, një investim prej 40 milionë eurosh që do të lidhë qytetin me njërën prej destinacioneve më të njohura turistike në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kasamit, ky projekt do të jetë një hap i madh drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik të Tetovës, duke e kthyer Kodrën e Diellit në një destinacion të vizitueshëm gjatë gjithë vitit. “Kodra e Diellit së shpejti me teleferik – është…
