Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vaksinimi mbron nga gripi sezonal, apel për kategoritë e rrezikuara

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Tetovë, vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 4 mijë persona falas dhe 150 me pagesë. Nga ky repart shpresojnë se edhe këtë vit do të ketë fluks më të madh sikurse edhe viteve të kaluara për sa i përket interesimit për vaksinim

Urim HASIPI

Tetovë, 14 tetor – Ministria e Shëndetësisë ditë më parë njoftoi se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas, do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë njoftojnë se sikurse edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit janë të gatshëm që të fillojnë me realizimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. “Vaksinimi vlen për të gjithë pacientët me sëmundje kronike dhe sëmundje malinje, fëmijët që janë nën moshën 5 vjeçare, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë personat mbi moshën 65 vjeçare duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal për shkak se tek këto kategori njerëzish, gripi sezonal përveçse tek disa raste që mund të kalohet lehtë, por ka raste kur edhe mund të komplikohet gjendja shëndetësore. Prandaj, preferohet që kjo kategori të vaksinohen sepse me marrjen e vaksinës do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga gripi sezonal”, deklaroi Naim Skenderi, epidemiolog.

Në Tetovë, vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 4 mijë persona falas dhe 150 me pagesë. Nga ky repart shpresojnë se edhe këtë vit do të ketë fluks më të madh sikurse edhe viteve të kaluara për sa i përket interesimit për vaksinim.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë vaksina sezonale dhe mund të ndryshojnë nga viti në vit si rezultat i llojeve të ndryshme të virusit që qarkullojnë, prandaj si viteve të kaluara edhe këtë vit, vaksina do të jetë katër valente që është prodhim holandez. Sa i përket feedbeck-ut, çdo herë e më shumë ka persona që vijnë dhe shprehen të kënaqur për mbrojtjen që jep vaksina nga gripi sezonal. Pra, ata ose nuk janë infektuar, ose nëse janë infektuar e kanë kaluar lehtë gripin sezonal. Në fakt, ky edhe është qëllimi i këtij vaksinimi”, tha epidemiologu Naim Skenderi.

Nga qendra për Shëndet Publik në Tetovë, respektivisht nga reparti epidemiologjik, bëjnë të ditur se pas përfundimit të procesit të aplikimit nga ana e qytetarëve, do të fillojë vaksinimi. Gjithsej, në qendrën për Shëndet Publik ka katër pika të vaksinimi me qëllim që ky proces të realizohet pa probleme dhe shpejtë. Apelohet deri tek personat që janë pjesë e këtyre kategorive që të aplikojnë përmes sistemit vakcinacija.com.mk ose përmes mjekut amë. (koha.mk)

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.