Autor: Suad Avdiu
Koalicioni VLEN mbrëmë mbajti tubim në qytetin e Dibrës. Kandidati i VLEN për kryetar komune, Fisnik Mela, prezantoi programin e bazuar në shtatë shtylla kryesore sikurse reforma në shërbimet publike, arsim cilësor dhe mbështetje për rininë, planifikim urbanistik, sport e kulturë, ekonomi e turizëm, politika sociale dhe komunë me dyer të hapura me qëllim për të pasur një komunë sa më transparente me qytetarët. “Përzgjedhja e pikës së parë është shërbimet publike pasi kjo shtyllë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet përmes një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të nevojave themelore të qytetarëve. Përfshihen: Uji i pijshëm pa…
Gazetar: Suad Bajrami Në vazhdën e fushatës zgjedhore në rrjetet sociale po publikohen audio-incizime në të cilat pretendohet se dëgjohet kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili njëkohësisht është edhe në garë zgjedhore për mandat të ri. Përgjimet po publikohen nga profili me emër “El Cheka” apo pseudonimi i personit Sheqerim Ahmeti, i cili edhe paraprakisht ka publikuar materiale të përgjuara për funksionarë të tjerë. Sipas përshkrimit të publikimeve, Dehari dëgjohet duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe eksplicit me disa të punësuar të komunës, ndërsa sipas materialeve të publikuara thuhet se është i përfshirë në shpërdorime financiare. Nuk…
Më 14.10.2025 në orën 16:50 në pikën pagesore “Petrovec” në Shkup, oficerët e policisë ndaluan M.A. (28) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sipas nenit 268 të Kodit Penal. Në fakt, ai kaloi nëpër pikën pagesore me një kamion me targa të boshnjake dhe pagoi me një kartëmonedhe. Kartëmonedha është sekuestruar për procedura të mëtejshme. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.
Çmimi me pakicë i gazit natyror për familjet është regjistruar në 2.065.145 denarë për GJ, që është dukshëm më i lartë krahasuar me çmimet për konsumatorët jofamiljarë. Ky nivel çmimi sugjeron një strukturë tarifore të ndryshme dhe ndoshta mungesë të subvencioneve ose efikasitet më të ulët në shpërndarje për këtë kategori Albina REKA Shkup, 15 tetor – Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut është vërejtur një ndryshim i ndjeshëm në çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për konsumatorët fundorë, duke përjashtuar familjet, si dhe për konsumatorët familjarë. Këto të…
Një kallëzim penal për veprën penale “mashtrim doganor” me importimin e suplemente ushqimore është ngritur kundër një importuesi, kompanive të transportit detar dhe agjentëve të licencuar të cilët, me këtë veprim, dëmtuan Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për 622.492 denarë. Bëhet fjalë për importe të kryera në periudhën nga tetori 2022 deri në maj 2023, për të cilat të dyshuarit – kompanitë e transportit detar dhe agjentët e licencuar, në marrëveshje me importuesin, i kanë deklaruar mallra. Krimi u zbulua gjatë kontrolleve të kryera nga inspektorët e Departamentit për Kontrollin e Shoqërive Tregtare, pas së cilës rasti iu dorëzua Departamentit…
Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova deklaroi sot se Buteli ka pritur prej kohësh ndryshime të vërteta – rrugë të reja, parqe të pastra, lagje të lidhura dhe një komunë që dëgjon qytetarët e saj. “E di që banorët e Butelit janë të lodhur nga premtimet boshe. Prandaj vizioni im është i thjeshtë, punë, rezultate dhe përgjegjësi. Do ta kthejmë Seravën si krenari të komunitetit, shtrat të rregulluar, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta dhe një oazë të gjelbër në vend të një deponie të paligjshme. Urat e reja dhe mbikalimi në bulevardin “8 Shtatori” do…
Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga f. Çellopek. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritet kallëzim përkatës.
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të mbahen pas zgjedhjeve lokale dhe njofton se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai, në pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në llogaridhënien nga të gjithë ata që abuzuan me pushtetin nga i ashtuquajturi koalicion i zi i “LSDM-së, BDI-së dhe Levicës”. “Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kemi një qeveri të qëndrueshme koalicioni, e cila po funksionon shkëlqyeshëm”, tha sot Nikolloski, gjatë një vizite në Gostivar në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Sipas Nikolloskit, mandati i qeverisë do të jetë…
Regjim i veçantë trafiku në Shkup sot për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë një mesazh frymëzues nga Gazi Baba, ku është ndërtuar një fushë e re basketbolli që pritet të shndërrohet në qendër sportive dhe komunitare për të rinjtë e lagjes. “Në Gazi Babë po rritet një brez që luan, mëson dhe zhvillohet me energjinë e sportit. Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit”, shkroi Mexhiti në një postim në Facebook. Ai theksoi se çdo investim në sport është një investim në…
