Autor: Suad Avdiu

Rruga nga Shkupi për Strugë dhe Ohër pas përfundimit të punimeve deri në vitin 2029 do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Aktualisht ka një ritë m të madh të punimeve në pjesët e ndryshme të kësaj autostrade Fisnik PASHOLLI Shkup, 13 tetor – Rruga nga Shkupi në Ohër dhe Strugë pas përfundimit të punimeve deri në vitin 2029 do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Aktualisht ka një ritëm të madh të punimeve në pjesët e ndryshme të kësaj autostrade. Në fund të shtatorit nisi ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan-Kërçovë, rruga më e vështirë e Korridorit 8. Njëherësh, në…

Read More

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, që tashmë tabela në pikën kufitare të Qafë Thanës do të frymojë edhe në shqip. “Prej shumë vitesh, pika kufitare e Qafë Thanës si një portë e rëndësishme që lidh shqiptarët me shqiptarët mbante mbi vete një padrejtësi të heshtur mungesën e gjuhës shqipe në tabelën zyrtare. Në tokën tonë, në vendin ku kalojnë çdo ditë qytetarë shqiptarë, mungesa e gjuhës shqipe ishte jo vetëm neglizhencë administrative, por edhe një shenjë e qartë e shpërfilljes institucionale ndaj identitetit tonë. Kjo padrejtësi…

Read More

Kryeministri, Hristijan Mickoski tha sot se pas zgjedhjeve lokale do të dihet se çfarë masash do të ndërmerren për pastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Ai tha se gjyqtarët me një vlerësim prej dy përqind duhet të shkojnë në shtëpi. “Le të presim të mbarojnë zgjedhjet lokale dhe do të shihni se çfarë hapash do të ndërmarrim. Me një vlerësim prej dy përqind, ata duhet të shkojnë në shtëpi, dhe jo të kërkojnë paga më të larta dhe një buxhet më të lartë. Jo të gjithë janë të tillë, të jemi të qartë, ka disa horra atje që ndotin të…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar zgjidhje konkrete për ndërtesat në pjesën e vjetër të komunës që kanë problem me ashensorët jofunksionalë, si dhe përgatitjen e projekteve për ndërtesat që nuk kanë ashensorë. “Çështja e ashensorëve ua vështirëson jetën njerëzve. Vlera e pronës në ndërtesat pa ashensor është dukshëm më e ulët, veçanërisht në katet e sipërme. Njerëzit që jetojnë në katet e fundit kanë shumë pak vlerë për banesat e tyre, sepse askush nuk dëshiron të blejë një banesë në katin e pestë pa ashensor,” tha Osmani. Ai paralajmëroi se projekti për vendosjen dhe…

Read More

Kandidati për kryetar nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës zgjedhore sot tetovarëve u premtoi stadium të ri modern si dhe ndërtim të disa terreneve të hapura sportive, nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Sipas Kasamit, investimet në sferën e sportit do të arrijnë rreth 16 milion euro, ndërsa planifikohet investime edhe në ndërtimin e pishinave në disa shkolla fillore në Tetovë. Gjithashtu, premtoi ndërtimin e gjashtë sallave të reja sportive. https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/1372971290865513?ref=embed_post “Gjithashtu, do të ndërtohet një qendër e mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe…

Read More

Driton Sulejmani – përfaqësues i VLEN Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave Sot, paraqesim me krenari Platformën e Përgjithshme për Zgjedhjet Lokale 2025–2029, një plan të guximshëm, të detajuar dhe realist që synon të transformojë komunat tona në shembuj të zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar. Në këto zgjedhje, numri 7 nuk është vetëm numri ynë rendor në fletëvotim, ai është simbol i unitetit, ritmit dhe vazhdimësisë. Ashtu siç java ka shtatë ditë, çdo ditë do të jetë një ditë pune për qytetarin, për komunën dhe për zhvillimin. Shtatë ditë angazhim, shtatë prioritete, një qëllim: Një zë për zhvillim, dinjitet dhe…

Read More

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot braktisi konferencën për media pasi u pyet lidhur me rastin “Monstra”. Në pyetjen e gazetarëve se a ndjen përgjegjësi për aprovimin e aksionit policor ku u arrestuan dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, Osmani u përpoq të shmangte përgjigjen. “Unë nuk kam qenë ministër atëherë, kam qenë mjek në klinikë. Tre vjet para dhe tre vjet pas nuk kam qenë ministër”, ka thënë Osmani. https://www.facebook.com/share/p/1FYf2bHuYr/ Megjithatë, kujtojmë se në vitin 2012, në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani publikisht kishte deklaruar se partia e tij kishte dhënë aprovim për…

Read More

Në vend që të kërkojë falje për dështimet e veta dhe të BDI-së me plot 23 vite pushtet, Bujar Osmani po merret me kopjim projektesh e idesh. Ai nuk e njeh Çairin as rrugët, as njerëzit, as hallet e tyre. Për më shumë se 10 vite, Çairi për të ka qenë vetëm trampolinë për karrierë, jo vend për të cilin ka dhënë diçka. Dhe tani, pa ide, pa plan, pa kontakt me realitetin, ka filluar të kopjojë Izet Mexhitin. Filloi me arkitektin pasi Izet Mexhiti e solli në Çair arkitektin Bajram Vardari, Osmani menjëherë doli me “projektin” e vet futurist.…

Read More

Në fshatin Novosellë, vendlindjen e kandidatit për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij, u pritën me një atmosferë entuziazmi dhe besimi të plotë në fitore. Sela theksoi se fushata po dëshmon çdo ditë se shqiptarët janë të bashkuar në synimin për ndryshim, barazi dhe dinjitet politik. “Në Novosellë përjetuam të njëjtën atmosferë fitoreje si në çdo vendbanim tjetër që kemi vizituar. Shqiptarët nuk lejojnë nënçmimin, nuk pranojnë nënshtrimin dhe nuk e njohin frikën. Bashkë gjithkund do ta mundim diktaturën dhe do ta rikthejmë dinjitetin!”, deklaroi Sela.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup. “Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi…

Read More