Autor: Suad Avdiu
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën për media paraqiti vizionin dhe qëndrimet e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar se kjo forcë politike nuk është krijuar për fushata, por për vizion afatgjatë dhe stabilitet shtetëror. “Ne nuk jemi parti e fjalëve, por e punës. Nuk kërkojmë pushtet për pushtet, por përgjegjësi,” – deklaroi Ademi. Ai theksoi se AKI do të hyjë në zgjedhje me vlera, përgjegjësi dhe me një qëllim të qartë – ta rikthejë politikën në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, duke ruajtur orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Ademi e quajti të palëkundur qëndrimin e partisë…
Mes ligjeve të cilat po përpilohen nga 12 grupet e punës në ministrinë e shëndetësisë, është paraparë edhe një ligj i cili do të obligonte punonjësit shëndetësor të kryejnë test anti-drogë. Grupet e punës kanë kujdes që të mos ketë përplasje mes ligjeve por të jenë të sinkronizuara dhe të zbatueshme. “Po definitivisht ne kemi 12 grupe punuese të cilat punojnë siç e dini për ndryshimin apo sinkronizimin e atyre ligjeve që të jenë që të mos ketë përplasje mes ligjeve. Një nga mundësitë që do ta shqyrtojmë është nëse mundet në ndonjërin prej ligjeve të jetë, do të jetë…
Më 13.10.2025 në orën 10:00 të mëngjesit në SPB Shkup, një burrë 35-vjeçar nga Kumanova raportoi se ishte mashtruar nga dy persona për shumën prej 1,110,000 denarësh. Sipas denoncimit, personat e kanë kontaktuar atë në aplikacione mobile, duke u paraqitur si pronarë të disa makinerive ndërtimore, të cilat kumanovari ishte i interesuar t’i blinte. Siç raportohet, pasi janë marrë vesh, ai, duke ndjekur udhëzimet e njërit person, ia ka dorëzuar paratë personit tjetër pa faturë zyrtare, po vetëm me fletëpagesë nga arka e një subjekti privat, dhe pasi e ka kontaktuar personin për të marrë makinerinë, i ka thënë se…
Pas gati shtatë muajsh në spital, ndërroi jetë Vladimir Blazev-Pancho nga grupi DNK. Ai ishte shtruar për kurim në një klinikë private, ku po luftonte me plagët që mori nga zjarri në diskotekën “Puls” ku mbetën të vdekur 62 persona, përfshirë tetë anëtarë të grupit DNK. Panço kishte djegie të rënda në duar dhe kokë, si dhe një gjendje mendore të përkeqësuar. Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai nuk arriti të mbijetonte.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka përshëndetur deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila dje njoftoi se Bashkimi Evropian do të hapë dy ‘fabrika AI’ (qendra për zhvillimin e inteligjencës artificiale) në Ballkanin Perëndimor, njëra në Maqedoninë e Veriut dhe tjetra në Serbi, përcjell TV21. Mickoski tha se qeveria vazhdimisht ka punuar që të realizohet ky projekt. “Është projekt që e udhëhoqi qeveria, respektivisht Ministria për Transformim Digjital. Është diçka super për qytetarët e Maqedonisë. Sepse për herë të parë ne do të shfrytëzojmë resurset e tona vendore, këtë e kemi bërë me fakultetet FEIT dhe FINKI,…
“Prokuroria Publike dhe Kocevski nuk duhet të heshtin dhe t’i tregojnë publikut nëse diskoteka “Pulse” pagoi një gjobë prej 40,000 eurosh apo nëse, siç pretendohet në bisedën telefonike që u bë publike, Spasovski ndërhyri për të shmangur pagesën”, pyeti VMRO-DPMNE në një deklaratë. Nëse gjoba nuk është paguar, thonë partia më e madhe në pushtet, deputeti Oliver Spasovski, duhet të thirret urgjentisht në përgjegjësi dhe e gjithë procedura duhet të hetohet deri në fund. Mjaft me llogaritjet, me mbrojtjen e të fuqishmëve të afërt me LSD-në, është e nevojshme që më në fund t’i jepet fund ndikimeve politike në gjyqësor.…
Kandidati i AKi-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani ka takuar sot kreatorin e njohur, Izet Currin, gjatë hapjes së Akademisë së modës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Osmani shkruan në facebook se është e dhimbshme të dëgjosh zhgënjimin e profesoirt Curri nga një komunë që e ka lënë të vetëm të veprojë. Postimi i Bujar Osmanit Sot pata kënaqësinë të vizitoj profesorin Izet Curri, një emër i njohur që erdhi nga Franca për të hapur në Çarshinë e Vjetër të Çairit një akademi të modës, ku mësojnë dhe diplomohen të rinj e të reja që sot punojnë në…
Nga VLEN thonë se kur populli zgjohet, asnjë mashtrim nuk mund ta ndalë. Kur e vërteta del në dritë, errësira e gënjeshtrës digjet vetë. Kur shqiptari ngrihet me dinjitet, askush s’mund ta mashtrojë më me flamur në dorë e me xhep të mbushur. Nga atje thonë se BDI përpiqet t’i kthejë zgjedhjet lokale në “referendum”, sepse s’ka më çfarë të tregojë, as punë, as besim, as rezultat. Reagimi i plotë: Kur populli zgjohet, asnjë mashtrim nuk mund ta ndalë. Kur e vërteta del në dritë, errësira e gënjeshtrës digjet vetë. Kur shqiptari ngrihet me dinjitet, askush s’mund ta mashtrojë më…
Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, sot (14 tetor) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në RMV. Presidenti sllovak do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri sllovak i Ekonomisë Vladimir Shimonjak do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe…
Moti me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 23 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
