Autor: Suad Avdiu
Kryeministri Hristijan Mickoski sot i është përgjigjur komenteve të LSDM-së për rezultatin e zgjedhjeve lokale, përcjell TV21. Mickoski tha se opozita duhet të ketë kujdes kur shpreh dëshirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ndoshta kjo dëshirë mund t’iu plotësohet. “Ndërsa opozitës do t’i lëmë kohë që të konsolidohen dhe të mendojnë nëse do të marrin guximin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, të cilat të jem i drejtpërdrejt, unë nuk i dëshiroj dhe mendoj që janë të panevojshme dhe se është koha për rezultate dhe ofensivë të madhe në çdo plan. Por kjo matematika e tyre gazmore dhe kjo…
Një histori e trishtë na vjen nga Durrësi. Behluli, një djalë i vogël me vetëm katër klasë shkollë, endet rrugëve pa strehë, pa familje dhe pa asnjë shpresë. Një qytetare, e cila e ka parë shpesh, rrëfen për JOQ Albania se ai është i braktisur nga e ëma, që thuhet se ndodhet në Francë, dhe më pas edhe nga i ati. Prej më shumë se një viti, Behluli qëndron çdo ditë në zonën e Kënetës ose pranë spitalit, duke lypur ndonjë monedhë për të mbijetuar. “Sot, teksa dola nga spitali, e pash të shtrirë përdhe, teksa dridhej nga i ftohti,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas paqartësive rreth censusit zgjedhor në Gostivar dhe shpalljes së rezultatit për kryetarin e komunës, duke akuzuar se po luhet me vullnetin e votuesve dhe sipas tij, 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë do zgjidhet kryetar i Gostivarit. Më poshtë postimi i tij i plotë: “Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, mikun tim dhe djalin e mrekullueshëm Valbon Limani, po bëhet një lojë qesharake. Megjithëse Valboni fitoi me një shumicë të padiskutueshme filluan të luajnë me censusin. Një orë i thonin “u kalua censusi” e pas një…
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, u shpreh i lumtur për triumfin ndaj Shelbourne në Conference League, por theksoi se skuadra e tij ka ende shumë për të dhënë dhe se fitorja vlen jo vetëm për klubin, por për të gjithë futbollin e Maqedonisë, njofton Telegrafi. Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija, e zhvilloi ndeshjen e parë para publikut të vet në UEFA Conference League dhe para rreth 3.000 tifozëve në Arenën “Todor Proeski” arriti të mposhtë ekipin irlandez Shelbourne (1-0).Pas ndeshjes, trajneri Jeton Bekiri nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren në arenën evropiane, por megjithatë nuk ishte plotësisht i impresionuar nga paraqitja…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar. “Kjo Marrëveshje u nënshkrua me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqëson një kornizë të re ligjore që rregullon marrëdhëniet në fushën e qarkullimit të rregullt ajror midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Përmes…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të partisë. Mbledhja do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë qendrore të BDI-së në Tetovë. Në rend dite pritet të diskutohen çështje aktuale politike dhe raundi i parë i zgjedhjeve lokale.
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka folur hapur për mundësinë që të marrë drejtimin e lëvizjes politike VLEN. I pyetur nëse do të pranonte të bëhej lider i VLEN-it, Mexhiti u shpreh se nuk i shmanget përgjegjësive, por një vendim i tillë duhet të jetë rezultat i unitetit të plotë brenda koalicionit. “Unë nuk i iki përgjegjësisë. Nëse njëzëri pajtohen të gjithë brenda VLEN-it, atëherë unë pranoj ta udhëheq si parti,” deklaroi Mexhiti. Deklarata e tij vjen në një moment kur pas suksesit në zgjedhjet lokale, VLEN shihet si…
Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për aktivistët e Aleancës për Shqiptarët që, sipas tij, një pjesë të kësaj partie janë rreshtuar në krah të BDI-së pas ndarjes së fundit politike. Në reagimin e tij, Fetai thekson se ata nuk kanë kaluar në BDI me bindje, por janë mashtruar me premtime për pushtet dhe me iluzione të fabrikuara për raportet me partnerët ndërkombëtarë. “Ju mashtruan. Ju nuk shkuat në BDI me bindje, por sepse ju mashtruan me premtime për pushtet, e diallëzuan VLEN-in…
Reagim deri te Redaksia e Televiziinit News Gjatë qëndrimit në Preshevë, hasëm në një situatë që është absolutisht e turpshme dhe e papranueshme nga ana e pikës së karburantit “Valon Petrol”. Çdo autobus që ndalon aty për një pushim të shkurtër, detyrohet të paguajë 20 euro vetëm për qëndrimin në parking, edhe pse pasagjerët hyjnë brenda, blejnë ushqim, pije dhe shërbime të tjera. Kjo nuk është mikpritje – kjo është abuzim dhe përfitim i padrejtë! Një vend që dëshiron të quhet “pritës i mirë”, nuk i trajton kështu udhëtarët dhe kompanitë që sjellin klientë e gjallërojnë ekonominë lokale. Në vend…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor refuzon hapjen e kutive në Butel për shkak të pajisjes biometrike që nuk ka funksionuar. Aleanca Kombëtare për Integrim, (AKI) paraqiti ankesën VV2915/1 për rastin në komunën e Butelit, duke akuzuar Këshillin Zgjedhor se ka shkelur nenin 151 të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimit. Sipas ankesës, kërkohet anulimi dhe rizgjedhja e komisionit për këtë vend votimi, pasi pajisja për identifikim biometrik nuk ka funksionuar, duke shkelur kushtin për hapjen e materialit zgjedhor. https://www.facebook.com/reel/1133428468770104/?t=0
