Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

26 Nëntor, 2026

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkëndija fitore historike ndaj Shelbourne, reagon trajneri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Tetor, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, u shpreh i lumtur për triumfin ndaj Shelbourne në Conference League, por theksoi se skuadra e tij ka ende shumë për të dhënë dhe se fitorja vlen jo vetëm për klubin, por për të gjithë futbollin e Maqedonisë, njofton Telegrafi.

Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija, e zhvilloi ndeshjen e parë para publikut të vet në UEFA Conference League dhe para rreth 3.000 tifozëve në Arenën “Todor Proeski” arriti të mposhtë ekipin irlandez Shelbourne (1-0).
Pas ndeshjes, trajneri Jeton Bekiri nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren në arenën evropiane, por megjithatë nuk ishte plotësisht i impresionuar nga paraqitja e ekipit të tij.

“Normalisht që jemi të kënaqur me fitoren. E nisëm me modesti, ashtu dua të vazhdojmë. Për mua është e rëndësishme loja e mirë dhe pikët në Evropë, sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ligën e Maqedonisë dhe tek ekipet e tjera. Jam i lumtur për fitoren e parë në fazën e grupeve, por më e rëndësishme është që kjo Shkëndijë ende nuk është në maksimumin e vet. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, të jemi më cilësorë,” – tha Beqiri.

Ai shtoi se fitorja ishte e merituar, edhe pse skuadra pati edhe fatin në krah:
“Fati i ndjek të guximshmit, dhe po, mund të them se patëm edhe pak fat, por ne punojmë që ta meritojmë atë. Kjo Shkëndijë ka cilësi. Kur fiton edhe pa qenë 100%, kjo tregon se je skuadër e fortë. Unë isha i qetë në pankinë, edhe pse brenda vetes përjetoja shumë emocione. Gjithmonë besoj deri në fund të ndeshjeve, sepse këto fitore në fund janë më të ëmbla.”

Beqiri vlerësoi edhe kundërshtarin, duke kujtuar se në Evropë nuk ka më ekipe të dobëta:
“Luajtëm kundër një ekipi me respekt, që ka fituar ndaj Rijekës dhe Bakut. Në ndeshjen e parë në grup ata barazuan me Häcken. Në Evropë nuk ka më pikë të lehta. Këto përvoja janë të vlefshme për të gjithë ne që jemi pjesë e Shkëndijës. Vetëm më vjen keq që luajtëm në një terren jo të mirë për lojë.”

Kjo është fitorja e parë historike për Shkëndijën në garat e UEFA-s, ku tetovarët janë debutues, dhe njëherësh fitore e parë për Maqedoninë në fazën e grupeve. Ndeshjen e radhës Shkëndija do ta zhvillojë në nëntor ndaj Jagiellonia Białystok në Poloni.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

26 Nëntor, 2026

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.