Autor: Suad Avdiu
Të dielën që kaloi, Maqedonia e Veriut ishte në qendër të vëmendjes me mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin një test i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe balancën e pushtetit në vend. Këto zgjedhje nuk janë vetëm një proces formal, por edhe një tregues i ndikimit të partive politike kryesore dhe i lëvizjeve të reja në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor. LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan. Kurse, në bllokun politik…
Tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin. Këto ishin zgjedhje lokale. Dhe pikërisht këtu, shqiptarët folën më qartë se kurrë, zgjodhën ndryshimin, zgjodhën VLEN-in. Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit të rremë kur s’kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve. Ata zgjodhën politikën e rezultateve, jo politikën e frikës. As interpretimet televizive të figurave të përmbysura nuk mund…
Komunikata e plotë e AKI-së Për më pak se një vit e gjysmë, në tri palë zgjedhje: presidenciale, parlamentare dhe tash edhe lokale legjitimiteti politik i Aleancës Kombëtare për Integrim është rikonfirmuar fuqishëm dhe pa ekuivok. Edhe në këto zgjedhje lokale, të mbajtura të dielën, AKI është fituese në rrafshin kombëtar. Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave që janë kokëforta, më lejoni të theksoj: • Në zgjedhjet për këshilla komunalë, AKI ka një epërsi prej mbi 23.000 votash në nivel kombëtar. • Për kryetarë komunash, diferenca është mbi 21.000 vota në favor të AKI-së. • Në raportin e numrit të…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Kah fundi I ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje locale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor.Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 22 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë I ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale…
Sot, në vend festohet 23 tetori Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë në vitin 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase- (VMORO), me qëllim arritjen e autonomisë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare. Kulmi i aktiviteteve të VMORO-së është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. Themelet e Organizatës u hodhën më 5 nëntor 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e shitësit të librave Ivan Haxhi Nikolov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, i lindur në Resnjë, Dame Gruev – mësues, i lindur…
Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend. Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë…
Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ai pret mbështetje të plotë nga votuesit e koalicionit VLEN në raundin e dytë. Abazi shtoi se shpreson që edhe votuesit e kandidatit Azem Sadiku, të reflektojnë dhe t’i japin besimin atij për ta udhëhequr komunën. “Mbështetësit e kundërkandidatit tim, pres që edhe ata të mendojnë, të japin përkrahje shkaku se kundërkandidati im, tani më 4 mandate është në komunën e Studeniçanit dhe ata të vlerësojnë mirë për punën e tij dhe të shohin, pres që ata të shohin një shpresë se komuna e…
Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se nëse votat e fituara në zgjedhjet lokale do të përktheheshin në deputetë, AKI do të kishte 20 ndërsa VLEN vetëm 15.Siç tha Lloga, VLEN i kërkoi edhe kryeministrit Mickoski që të tërheq fjalën ku përmendi zgjedhjet e parakohshme, që siç tha Lloga, u bënin dëm VLEN-it.“Nëse ato pretendojnë që kanë fituar dhe janë trimëruar nga këtë rezultate që pretendojnë që i kanë, hajde shkojmë në zgjedhje dhe e shikojmë. Edhe me mandate të përkthyera në deputetë,…
Një skenë e pazakontë është regjistruar në lagjen Kapishtec të Shkupit, ku një fëmijë 10 vjeçar është kafshuar një minj, përderisa ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë, ka njoftuar televizioni Sitel. Miu ka kafshuar dorën e fëmijës, ndërsa vjen në kohën kur Shkupi po përballet me krizë të madhe të mbeturinave, ndërsa gjatë ditës së djeshme Qeveria urdhëroi inspektim të jashtëzakonshëm në Higjienën Komunale dhe në Qytetin e Shkupit. Sipas raportit, fëmija është kafshuar nga brejtësi në mes të këndit të lojërave. Në mungesë të shërbimeve të rregullta nga “Higjiena Komunale”, kryetarët e disa prej komunave të Shkupit…
Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer. “Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e…
