Reagim deri te Redaksia e Televiziinit News
Gjatë qëndrimit në Preshevë, hasëm në një situatë që është absolutisht e turpshme dhe e papranueshme nga ana e pikës së karburantit “Valon Petrol”.
Çdo autobus që ndalon aty për një pushim të shkurtër, detyrohet të paguajë 20 euro vetëm për qëndrimin në parking, edhe pse pasagjerët hyjnë brenda, blejnë ushqim, pije dhe shërbime të tjera. ![]()
Kjo nuk është mikpritje – kjo është abuzim dhe përfitim i padrejtë!
Një vend që dëshiron të quhet “pritës i mirë”, nuk i trajton kështu udhëtarët dhe kompanitë që sjellin klientë e gjallërojnë ekonominë lokale.
Në vend që t’i mirëpresin, ata i dëbojnë me pagesa absurde. Nëse do të isha pronare e një kompanie autobusësh, kurrë nuk do t’i sillja njerëzit e mi aty. ![]()
Është koha që bizneset të kuptojnë se respekti për klientin është vlera më e madhe, jo 20 eurot e fituara në mënyrë të padenjë.

