Autor: Suad Avdiu

Më 21 tetor 2025, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, kandidatja, profesoresha e gjuhës frënge, Gzime Ramadani, nga Kumanova, e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës, me titull “Gamifikimi, si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”. Vlen të theksohet se kjo temë është shumë e rrallë, gjegjësisht fare e pastudiuar deri më tani në arealin shqiptar. Komisioni para të cilit kandidatja mbrojti punimin, në përbërje, prof. dr. Demush Bajrami-mentor, prof. dr. Arafat Shabani-kryetar i komisionit dhe prof. dr. Meral Veseli- anëtare, vlerësuan lart punimin e kandidates, duke e cilësuar temën e punimit…

Read More

Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli. Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022. “Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli. “Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në…

Read More

Minj me madhësinë e një maceje janë shfaqur në disa pjesë të Shkupit. Në një video të shpërndarë nga “Sloboden Peçat” vërehen brejtës rreth ndërtesës së Qeverisë. Kjo vjen pasi Shkupi për ditë të tëra është i mbuluar me mbeturina për shkak të kontejnerëve të pastruar. Sipas mikrobiologut dhe epidemiologut Nikolla Panovski, Shkupi për momentin paraqet një “bombë me sahat” për epidemi.Panovski paralajmëroi se bollëku i ushqimit për brejtësit mund të çojë në shumim masiv – mesatarisht nga 10 të vegjël për çdo kafshë – dhe se pasojat do të ndihen edhe pas pastrimit. Ai apeloi te Qeveria dhe institucionet…

Read More

Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Velesi dhe kryetar i Degës së partisë në këtë qytet, Igor Zdravkovski, ka dy ditë që provokon në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit politike në Komunën e Çashkës, konkretisht pas fitores së kandidatit shqiptar në këtë komunë, duke e cilësuar këtë komunë si simbol të identitetit kombëtar maqedonas. Në postimin e tij, Zdravkovski shkruan: “Çashka është zemra e Maqedonisë, dhe ajo zemër do të vazhdojë të rrahë në ritmin 7/8 me maqedonas të vërtetë që këndojnë, qajnë dhe gëzohen në maqedonisht. Çashka është zemra e Maqedonisë. Çashka është maqedonase dhe duhet të mbetet e tillë”.…

Read More

Banorët e Çashkës do të mbajnë një protestë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup. Ata kundërshtojnë mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor në komunën e tyre dhe kërkojnë që të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve. Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, por me mesazh të qartë për mbrojtjen e votës dhe transparencë të plotë nga institucionet zgjedhore. Në protestë merr pjesë edhe Suat Shaqiri, kandidati që i fitoi zgjedhjet.

Read More

Policia e Maqedonisë ka dhënë detaje shtesë nga operacioni i djeshëm në lidhje me kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe pastrim parash, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, ndërsa janë arrestuar 11 persona. “Janë parashtruar kallëzime penale kundër B.K. (35), i cili aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes, dhe kundër personave tashmë të privuar nga liria: L. L. (29), D. V. (29), A. T. (29), D. L. (32), M. V. (25), M. N. (36), A. T. (32), Z. A. (42), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se…

Read More

Familja e dëshmorit Imri Elezi ka reaguar pas aktivitetit përkujtimor të mbajtur në shkollën fillore që mban emrin e tij në Shkup, duke shprehur keqardhje për faktin se nuk janë ftuar apo njoftuar për të marrë pjesë në ditën e patronatit të shkollës. Në reagimin e familjes thuhet: “Me keqardhje të sinqertë si familje e Imri Elezit, heroit kombëtar që mban emrin e kësaj shkolle, ndjejmë nevojën të shprehim habinë dhe hidhërimin tonë që nuk kemi marrë asnjë ftesë apo njoftim për të qenë pjesë e aktivitetit përkujtimor në ditën e patronatit. Për ne, kjo ditë është jo vetëm nder…

Read More

Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë. E këtë të diel, akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Të dielën më 26 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare maqedonase, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve me mesazh për ta vazhduar rrugën revolucionare, jo me armë, por me një urtësi revolucionare, dituri revolucionare dhe me reforma revolucionare. “Ju përgëzoj për 23 tetorin, Ditën e Luftës revolucionare maqedonase, kur me krenari kujtojmë rolin madhështor historik të organizatës revolucionare maqedonase, mbi shpirtin dhe veprën e së cilës mbështetet shtetësia maqedonase. Ju kam kujtuar shumë herë se jeta në liri, paqe dhe demokraci në shtetin tonë kombëtar nuk na është dhënë, por është fituar dhe zgjedhur nga paraardhësit tanë,…

Read More

Deputeti i pavarur nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar se do ta votojë pro Qeverisë Kurti 3. Ai për GazetaBlic theksoi se vendit i nevojitet stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisje, prandaj mbështet formimin e qeverisë së re. “Po, do të votoj pro Qeverisë Kurti 3, sepse besoj se vendit i duhet stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisje”, tha Asllani. Edhe, deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur se kjo parti do ta mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re. Ai tha se janë zhvilluar takime me Kurtin dhe, ndonëse nuk kanë…

Read More