Autor: Suad Avdiu
Nga mesnata filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, para votimit të së dielës, më 2 nëntor. Votimi për kryetarë komunash do të zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, por heshtja zgjedhore vlen për të gjithë vendin. Rregullat për heshtjen zgjedhore zbatohen nga 1 nëntori, duke përfunduar në orën 19:00 të 2 nëntorit.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën, më 2 nëntor, nga gjithsej 33 komuna ku do të zhvillohet votimi, vetëm tri gra janë kandidate për postin e kryetares së komunës. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), kandidate janë Sonja Stamenkova në Komunën e Maqedonska Kamenicës, e mbështetur nga koalicioni “Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM”, si dhe Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Demir Kapi, të dyja nga koalicioni “Maqedonia Jote – VMRO-DPMNE”. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, vetëm një grua u zgjodh kryetare komune –…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me mjegull në lugina në mëngjes, dhe me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup, do të ketë mjegull të lehtë në disa pjesë të luginës në mëngjes, dhe me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës
Në një konferencë për media të mbajtur sot në Tetovë, përfaqësuesit e koalicionit VLEN-Tetovë shprehën me tone të ashpra pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj mënyrës se si, sipas tyre, BDI po e trajton qytetin dhe banorët e Tetovës. “Jemi këtu me një kërkesë të qartë dhe të prerë – selia e BDI-së duhet të largohet përfundimisht nga Tetova,” u tha në konferencë. Përfaqësuesit e VLEN-it iu referuan përgjimeve të publikuara sot mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, duke i cilësuar ato si “dëshmi të qarta të përbuzjes së kësaj partie ndaj qytetarëve tetovarë, të rinjve dhe të rejave të…
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, një grup intelektualësh shqiptarë nga fusha të ndryshme të jetës akademike, kulturore dhe shoqërore kanë dalë me një letër të hapur drejtuar qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirrje për përgjegjësi, vetëdije dhe dinjitet në votimin e 2 nëntorit. Në letrën e tyre, intelektualët theksojnë se shqiptarët në vend nuk janë vetëm komunitet, por faktor shtetformues, ndaj edhe përgjegjësia e tyre është më e madhe – jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj të ardhmes së shtetit. “Historia jonë e përbashkët ka dëshmuar se shqiptarët kanë ditur gjithmonë të…
Daut Beqiri i VLEN-it e ka pranuar detyrën e kryetarit të Haraçinës. Atë ia dorëzoi ish kryetari, nga BDI, Ridvan Ibrahimi. “Besoj fort se me punë të ndershme dhe transparencë mund ta çojmë Haraçinën përpara, drejt zhvillimit, mirëqenies dhe unitetit. Rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë Haraçinën shembull të suksesit”, tha Beqiri.
Me një buxhet të kufizuar, prej vetëm 250 mijë denarë, fondi i akorduar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, është më shumë sesa i pamjaftueshëm për të mbuluar një javë denjësisht përkujtimore, ndërsa nga Qeveria që zakonisht mbështet përgatitjet e ngjarjes kryesore më 22 nëntor nuk kanë planifikuar asgjë Evis HALILI Shkup, 31 nëntor – Vetëm dy javë kanë mbetur deri në fillimin e aktiviteteve për shënimin e 117 vjetorit të Kongresit të Manastirit (14 nëntor – 22 nëntor 1908), por agjenda e aktiviteteve nuk është plotësuar. Me një buxhet të kufizuar, prej vetëm 250 mijë denarë, fondi i akorduar…
Naser Pajaziti Të dielën, në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, zhvillohet beteja që mund të përcaktojë fatin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë që për më shumë se dy dekada ka mbajtur statusin e forcës kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas më shumë se njëzet vjetësh në pushtet dhe gati dy vite opozitarizëm, BDI hyn në këtë balotazh jo më si fitues i paracaktuar, por si një forcë që duhet të bindë se ende ka terren real politik, përtej aparatit të konsoliduar dhe konsumuar partiak. Këto zgjedhje janë më shumë se një garë për tri komuna. Tetova mbetet…
Pas fitores në zgjedhjet e 19 tetorit, Suat Shaqiri sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Çashkës. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit, Shaqiri u shpreh se do të punojë me përkushtim dhe transparencë për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari.
“Nuk kemi qëndrim zyrtar. I kemi lënë anëtarët dhe aktivistët të vendosin vetë kë të duan të votojnë”, deklaroi për gazetën KOHA, kryetari i Degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu, njëherësh bartës i listës për këshilltarë nga AKI. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe përfaqësues të LSDM-së, të cilët thonë se votuesit janë të lirë të vendosin individualisht Vjollca SADIKU Dibër, 31 tetor – Të dielën, më 2 nëntor, qytetarët e Dibrës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gara tashmë zhvillohet mes Fisnik Melës,…
