Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“22 Nëntori” po afrohet, Kongresi neglizhohet edhe sivjet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me një buxhet të kufizuar, prej vetëm 250 mijë denarë, fondi i akorduar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, është më shumë sesa i pamjaftueshëm për të mbuluar një javë denjësisht përkujtimore, ndërsa nga Qeveria që zakonisht mbështet përgatitjet e ngjarjes kryesore më 22 nëntor nuk kanë planifikuar asgjë

Evis HALILI

Shkup, 31 nëntor – Vetëm dy javë kanë mbetur deri në fillimin e aktiviteteve për shënimin e 117 vjetorit të Kongresit të Manastirit (14 nëntor – 22 nëntor 1908), por agjenda e aktiviteteve nuk është plotësuar. Me një buxhet të kufizuar, prej vetëm 250 mijë denarë, fondi i akorduar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, është më shumë sesa i pamjaftueshëm për të mbuluar një javë denjësisht përkujtimore, ndërsa nga Qeveria që zakonisht mbështet përgatitjet e ngjarjes kryesore më 22 nëntor nuk kanë planifikuar asgjë. Drejtori Nuer Arsllani, ushtrues detyre, mandati i të cilit skadon më 16 nëntor, pohon se janë në kontakte, por nuk kanë asgjë të konfirmuar.

“Me fondin në dispozicion nuk kemi mundësi për të planifikuar aktivitetet që do të dëshironim të kishim. Gjithsesi nga ana jonë e kemi bërë tonën, një pjesë të manifestimeve që do të zhvillohen, por jo listën e plotë. Është vonë, por kjo është situata”, thotë për KOHA, Arsllani. Alarmi për fondin e vogël të akorduar këtë vit është dhënë edhe në muajin qershor, kur ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov gjatë një vizite në institucionet kulturore të qytetit, nuk u ndal në Muzeun e Alfabetit.

“Nëse në 2024 kishim buxhete të vogla, institucione të lëna pas dore këtë vit kemi buxhete dyfish më të mëdha, realizim dy herë më të lartë dhe një përparim më të madh të institucioneve”, pati deklaruar Lutkov. Në fakt MKT jo vetëm që nuk e shtoi, por caktoi katër herë më pak se në Programi e 2024 dhe shumëfish më pak sesa kur u iniciua shënimi i 22 Nëntorit me një javë aktivitete, aq sa zgjatën punimet e Kongresit. “Kjo është data më e rëndësishme për ne, si institucion dhe si shqiptarë, është një ditë feste. Me 250 mijë denarë që na kanë ndarë është krijuar një situatë alarmante. Kam bërë ankesë dhe jemi refuzuar. Është një shumë jashtëzakonisht e vogël, pasi është një javë me aktivitete. Po ta krahashosh me vjet është katër herë më pak – një milion denarë, por edhe me vite më parë, kur janë akorduar deri në 10 milionë denarë”, thotë Arsllani.

Kompozimi i dhomës përkujtimore me figurat në silikon të firmëtarëve të Kongresit në vitin 2016 dhe rikonstruktimi i objektit nga fondet IPA, janë dy ndërmarrjet e vetme të rëndësishme për Muzeun e Alfabetit, ndërsa shpërfillja institucionale çdo vit është edhe më evidente. Edhe ky përvjetor e gjen institucionin nacional në një situatë të ngjashme, dy të punësuar (kustos, edukator), buxhet të vogël, kontestin e pazgjidhur pronësor…Për momentin historiani (kustosi) i vetëm i muzeut, punon si drejtor, ndërsa nuk ka as jurist.

“Bëjmë kërkesa që pasi arrijnë disa shkallë miratohen e më pas refuzohen. Jemi shumë pak”, thotë Arsllani. 22 Nëntori – Dita e Kongresit të Manastirit, që unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe tuboi personalitete shqiptare në vitin 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe, por rëndom Shkupi mbetet kryeqendra e aktiviteteve, përfshirë dhënien e çmimit “22 Nëntori”. Vitin e kaluar edhe shteti shqiptar e miratoi “22 Nëntorin” si festë, duke ia shtuar kalendarit të festave zyrtare.(koha.mk)

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.