Autor: Suad Avdiu
Aparatet biometrike të identifikimit në zgjedhje, të zbatuara për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, do të përdoren edhe gjatë votimit të sotëm. Votimi si proces, nuk ndryshon nga zgjedhjet e kaluara. Ai bëhet personalisht, dhe votuesit do të jenë në gjendje të votojnë vetëm një herë, duke u identifikuar me kartë identiteti ose pasaportë. Personat, dokumentet e të cilëve kanë skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri më 19 tetor, gjithashtu do të jenë në gjendje të votojnë. Para se të marrin fletën e tyre të votimit, votuesit do të kontrollohen me pajisje identifikimi…
Nga sot deri më 15 nëntor do të zgjasë periudha e aplikimit për bursat studentore për vitin akademik 2025/2026. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se studentët mund të aplikojnë sipas konkursit për katër kategori bursash. Për herë të parë këtë vit, Ministria ka shpallur edhe konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të rregullt të regjistruar në vitin e parë në programet studimore për gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025/2026, për të cilat aplikimi është gjithashtu nga 1 deri më 15 nëntor 2025. Këto bursa jepen në bazë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe…
Mbi 600 persona janë vaksinuar kundër gripit stinor në poliklinikën e Bit Pazarit vetëm brenda një dite, që është dyfish më shumë krahasuar me dy javët e kaluara, kur ishin regjistruar rreth 300 vaksinime. Sipas mjekëve, interesimi më i madh vërehet tek të moshuarit. Ndërkohë i ulët është numri i fëmijëve të vaksinuar. “Më të interesuar janë qytetarët e moshuar, pra ato mbi moshën 65 vjeçare, interes më i vogël është tek fëmijët, kjo është çdo vit kështu, kemi vërejtur një rritje të vogël të interesimit, megjithatë ajo ende nuk është e mjaftueshme. Fëmijët e vegjël që janë nga 6…
Policia rumune është në kërkim të dy të rinjve, 18 dhe 21 vjeç, që dyshohen se e shitën fëmijën e tij tre javësh për 7,000 euro. Dyshohet se ata i përdorën paratë për të blerë një makinë. Gjykata në qytetin Gorzh, gjithashtu, urdhëroi arrestimin e 47-vjeçarit, i cili dyshohet që ka dhënë paratë për fëmiun.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, në shënimin e ditëlindjes së tij. Kurti thotë se Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë dhe frymëzim për ushtrinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë. Ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës tërë kohën. Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Kurti.
Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurve dhe atyre në paraburgim, si dhe i qytetarëve të akomoduar në kujdes jashëfamiljar, zhvillohet pandëprerë në të gjitha komuna ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). “Votimi sot filloi në ora 7 të mëngjesit dhe i njejti po zhvillohet pandërprerjë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, qëndron në kumtesën e KSHZ-së. Sipas të dhënave të tyre, sot të drejtën e tyre zgjedhore e realizojnë 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm,…
Një plagë që po na dhemb të gjithëve! Po shkruaj me zemër të rënduar, për një fenomen të shumtuar që çdo ditë e më shumë po përdoret droga. Një “pluhur i mallkuar” që po hyn tinëz në jetën e të rinjve tanë, nëpër rrugë, shkolla e vende publike, duke u marrë atyre gjënë më të shtrenjtë që kanë: rininë dhe shpresën. Pas më shumë se 42 vjetësh në arsim, kam parë shumë sfida të brezave, por asnjë nuk më ka tronditur sa kjo plagë që po shtrihet sot në çdo lagje, fshat e qytet. Djem e vajza që dje ëndërronin…
Për shkak të Ditës së të Gjithë Shpirtrave, këtë të shtunë, më 1 nëntor, “Marshimi i Engjëjve” nuk do të mbahet, njoftoi në Facebook Shoqata e Qytetarëve “16 Mars 2025 Koçani”. “Kjo është dita për të ndezur një qiri, për t’u lutur për paqen e tyre të përjetshme dhe për t’u treguar respektin e duhur të gjithë të dashurve tanë që nuk janë më me ne. Marshimi i ardhshëm do të njoftohet më vonë”, tha Shoqata në një deklaratë. Prindërit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan mbajtën të shtunën e kaluar “Marshimin e 28-të të…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve. Sipas njoftimit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues: Automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”,…
Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet asnjë formë e paraqitjes mediatike zgjedhore. “Nëse gjatë ditëve të heshtjes zgjedhore mediat transmetojnë ose publikojnë çfarëdo informacioni, fotografie, materiali audio apo audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrës në zgjedhje; apo çdo formë raportimi që hapur ose fshehurazi mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si edhe të dhëna…
