Autor: Suad Avdiu

Në një postim të fundit, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi se “dallgët e VLEN-it po zhurmojnë në çdo komunë të këtij vendi” dhe përshkroi frymën e protestës dhe angazhimit si një vetëdije që ka lindur pas 19 tetorit. Ai përmendi emrat e disa komunave dhe drejtuesve vendorë si shembuj të përhapjes së mbështetjes për koalicionin. “Kjo frymë që nuk ndalet, tanimë është kthyer në vetëdije. Është zgjimi i një populli që më 19 tetor i tha mjaft zullumit dhe vendosi të jetë protagonist i ndryshimit. Tetova e Bilallit, Bogovina e Fetiut, Bërvenica e Haqimit, Struga e Mendiut, Dibra e Fisnikut, Studeniçani…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët politik, tha se disa nga ta patën qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por pati edhe qëndrime që dëshirojnë të takohen sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri. “Gjatë këtij takimi diskutuam një sërë çështjes kryesorja ishte që këto konsultime të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme. Besoj I keni dëgjuar përfaqësuesit politike disa nuk kishin shumicë e disa dëshiruan të takohemi sërish, ju e dini që sipas kushtetutës janë 10 ditë të…

Read More

sh-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej disa kohësh, ai ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa mësohet se shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Më herët, Nano ishte kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90. Ai shërbeu disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeluesi e për shumë vite kryetari i…

Read More

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë së ish të dashurës së tij, vepër e dënueshme sipas nenit 144 paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 dhe 1 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, në periudhën nga 5 deri më 30 tetor, i dyshuari me dashje ka kryer disa veprime të ndërlidhura, duke e kërcënuar ish partneren e tij se do t’i rrezikonte jetën. Përmes mesazheve me shkrim dhe zanore në rrjetet sociale, ai i ka kërcënuar vazhdimisht, duke ushtruar dhunë në familje. Kërcënimet janë shtuar pasi viktima është larguar nga banesa…

Read More

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025 të dielën, kur do të votohet për kryetarë të komunave në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për raundin e dytë të votimit janë regjistruar 4826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa më së shumti ka të regjistruar në Kërçovë – 823. Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, përkatësisht nesër. Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.598…

Read More

Pas reagimeve të forta nga media dhe ambasadat e huaja, Stojanovski firmos lejet për aeroplanët çarter me votues shqiptarë Shkup, 31 tetor – Pas disa ditësh heshtje dhe refuzimi për të dhënë leje aterimi për gjashtë aeroplanë çarter të mbushur me votues shqiptarë nga diaspora, drejtori i Drejtorisë së Aviacionit Civil (DAC), Dragi Stojanovski, është dorëzuar. Vetëm pak minuta më parë, ai ka firmosur lejet për aterim në Shkup dhe Ohër të aeroplanëve që vijnë nga Dortmundi, Bazeli dhe Cyrihu, të cilët transportojnë votues shqiptarë që pritet të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunat Kërçovë,…

Read More

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të “Simfonisë së Paqes” në sheshin Lirisë Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit, duke kaluar përpara ndërtesës së Parlamentit dhe duke përfunduar përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për median në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit. Ngjarja është pjesë…

Read More

Me ditën e sotme përfundon fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, gjegjësisht nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19:00 më 2 nëntor të vitit 2025. Gjatë heshtjes zgjedhore mediat vazhojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për rrjedhën e votimit, por nuk guxon të emetohet asnjë nga format e prezantimit mediatik zgjedhor, bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Nga ASHMAA theksojnë se gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrësit…

Read More

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën “Luj Paster” në qendër të Shkupit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, gjatë një kontrolli teknik në një ndërtesë banimi ngjitur me hotelin, janë gjetur tre kabllo të paligjshme dhe të djegura, si pasojë e mbingarkesës së madhe. Kabllot janë shkëputur menjëherë, pasi paraqisnin rrezik të madh për zjarr. Gjatë kontrollit shtesë është konstatuar se hoteli ishte rilidhur përsëri në njërin nga kabllot ilegale, ndërsa ekipet janë penguar në kryerjen e…

Read More

Nga koalicioni VLEN në një postim në Facebook shprehen se fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit. Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më dy nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi. Në Tetovë, Bilall…

Read More