Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

DIBRANËT PARA RAUNDIT TË DYTË: Ku do të shkojnë votat e AKI-së?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Nuk kemi qëndrim zyrtar. I kemi lënë anëtarët dhe aktivistët të vendosin vetë kë të duan të votojnë”, deklaroi për gazetën KOHA, kryetari i Degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu, njëherësh bartës i listës për këshilltarë nga AKI. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe përfaqësues të LSDM-së, të cilët thonë se votuesit janë të lirë të vendosin individualisht

Vjollca SADIKU

Dibër, 31 tetor – Të dielën, më 2 nëntor, qytetarët e Dibrës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gara tashmë zhvillohet mes Fisnik Melës, kandidat i koalicionit VLEN, dhe Ramadan Imerit, kandidat i pavarur. Në raundin e parë, më shumë vota mori kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela – 3227 vota, ndërsa Ramadan Imeri renditej i dyti me 2532 vota. Në vendin e tretë u pozicionua kandidati i koalicionit AKI, Ilirian Fetahu, i cili siguroi 1948 vota, por nuk arriti të kalojë në garën përfundimtare. Kështu, pyetja që po shtrohet gjerësisht në opinion është: ku do të orientohen votat e koalicionit AKI në raundin e dytë, por edhe ato të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, që në raundin e parë mbështetën kandidatët e tyre për këshilla komunalë.

Nga koalicioni AKI në Dibër bëjnë të ditur se deri tani nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar për mbështetjen e ndonjë kandidati.

“Nuk kemi qëndrim zyrtar. I kemi lënë anëtarët dhe aktivistët të vendosin vetë kë të duan të votojnë”, deklaroi për gazetën KOHA, kryetari i Degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu, njëherësh bartës i listës për këshilltarë nga AKI. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe përfaqësues të LSDM-së, të cilët thonë se votuesit janë të lirë të vendosin individualisht. Ndërkohë, nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Dibër kanë konfirmuar për KOHA se do të mbështesin kandidatin e VLEN-it, Fisnik Melën.

Megjithatë, burime të gazetës bëjnë të ditur se brenda degëve lokale të AKI-së dhe LSDM-së po zhvillohen kontakte joformale me përfaqësues të të dy kandidatëve, ndërsa bëhen edhe kalkulime politike për shumicën në Këshillin Komunal. Këshilli i Komunës së Dibrës ka 15 anëtarë, dhe aktualisht përbëhet nga: VLEN me 5 këshilltarë, AKI 4 këshilltarë, Grupi i kandidatit të pavarur me 3 këshilltarë, VMRO dhe LSDM me gjithsej 3 këshilltarë. Shumica në këshill, prandaj, do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pas zgjedhjeve të së dielës.

Në prag të raundit të dytë pritet edhe ardhja e mërgimtarëve, kryesisht nga Italia dhe disa shtete të tjera evropiane, ndërsa ditët e fundit në Dibër kanë mbërritur edhe bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht familjarë dhe mbështetës të kandidatëve në garë. Fushata në Dibër, sipas vëzhgimeve të KOHA-s, po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe korrekte, ndërsa atmosfera zgjedhore pritet të intensifikohet gjatë ditëve të fundit para votimit.

Të dielën, dibranët do të vendosin mes dy kandidatëve për drejtimin e komunës në katër vitet e ardhshme – një garë që, sipas vëzhguesve lokalë, pritet të jetë shumë e ngushtë dhe vendimtare për balancat politike në rajon.(koha.mk)

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.