Autor: Suad Avdiu
Për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale janë akredituar,1.622 vëzhgues nga të cilët 957 janë vendas, 651 janë ndërkombëtarë dhe 14 janë gazetarë të huaj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sipas ueb-faqes së KSHZ-së, numrin më të madh të vëzhguesve vendas e ka Shoqata për zhvillim të inovacioneve shoqëroro-sociale “VAKE UP” – Shkup – 685. Para rrethit të parë të zgjedhjeve, për monitorim janë akredituar edhe MKC-Manastir 23, LAG Agro Lider-Krivogashtan me pesë vëzhgues, Interaktiv Manastir me tetë, Romalitiko-Shkup – 10, Shoqata për Zhvillim Social “PËR TETOVËN” – pesë, Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore – 25, Shoqata Klubi i sporteve…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar ndaj incidentit në Prilep, ku u sulmuan futbollistët e Shkëndija Haraçinës ku pati dhe fyerje të shumta raciste kundër shqiptarëve. “Duket si makth por fatkeqsisht është realitet… Kjo është Maqedonia 2025?! Me shqiptarë që luajnë futboll dhe “tifozë” që bërtasin në kor se na duan në dhoma gazi?!?!?!”, shkruan Taravari.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë…
Sot në vend mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë në tre qendra votimi në Shuto Orizare. Nuk do të ketë zgjedhje për kryetar komune në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, dhe procedura do të përsëritet atje brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale. Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqendër (Shkup) dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan,…
Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani. Ambasadori Meidani dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes racore në aranat sportive. ”Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve racore në arenat sportive”, shkruan ambasadori Meidani. Për ambasadorin Mediani ”Ngjarjet e ndodhura sot në Prilep janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat e respektit, sportivitetit dhe bashkëjetesës që futbolli duhet të mishërojë”. Shprehim mbështetjen tonë për…
REAGIM! Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Pas përfundimit të ndeshjes, policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në dhomën e zhveshjes së ekipit mysafir, ndërsa ndaj të tjerëve që kanë marrë pjesë në sjellje të papërshtatshme janë ndërmarrë procedurat përkatëse në bashkëpunim me organet kompetente. Në të njëjtën kohë, janë iniciuar masa disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk kanë reaguar me kohë, sepse përgjegjësia në ruajtjen e rendit dhe…
Shkup, 1 nëntor – Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur futbollin vendor sot në Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ajo që duhej të ishte një përballje sportive u shndërrua në një skenë tensioni dhe urrejtjeje. Për gati gjithë ndeshjen, tifozët vendas nuk ndaluan me fyerjet në baza nacionale ndaj shqiptarëve, ndërsa në fund të takimit situata doli jashtë kontrollit, kur futbollistët e klubit nga Haraçina u sulmuan fizikisht. Për këto ngjare kanë reaguar edhe drejtuesit e KF Shkëndijës nga Haraçina, të cilët përmes një deklarate zyrtare dënuan ashpër incidentet dhe kërkuan ndërhyrjen…
Shumica e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore kanë të drejtë që përsëru t’u drejtohen kutive të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, për të zgjedhur kreun e komunës së tyre. Të drejtën e votës në rrethin e dytë e kanë 1,013,357 votues nga mbi 1.8 milion votues sa janë të regjistruar në listë. Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote. Zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1,569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në…
Shkruan: Naser Pajaziti Në stadiumin e Prilepit, gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija e Haraçinës, janë dëgjuar fyerje të ulëta, raciste dhe antishqiptare ndaj lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë. “Fyerjeve nënave shqiptare, “dhoma gazi për shqiptarët”…”, këto ishin britmat monstruoze nga koret e tërbuara në shkallët e stadiumit dhe që policia e kërrysur ishte spektatore kokëulur! Ky është turp i madh për shtetin dhe për futbollin vendor! Deri kur shqiptarët do të fyhen nëpër stadiume, dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?! Ku është Federata e Futbollit të Maqedonisë, apo kjo urrejtje është bërë tashmë pjesë e toleruar e sistemit? Sporti duhet të…
Pothuajse 7000 punëtorë të huaj punojnë aktualisht në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, që nga 30 shtatori, numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që kanë marrë leje qëndrimi në vend, në bazë të punësimit, është 6,766. Sektori i turizmit është një nga ato që është përballur me mungesën më të madhe të fuqisë punëtore në vitet e fundit, prandaj janë të detyruar të sjellin punëtorë nga vendet e treta. Megjithatë kjo ka rezultuar e pamjaftueshme, sepse shumë prej tyre e përdorin vendin vetëm si transit, drejt ndonjë vendi më të paguar në Evropë.…
