Autor: Suad Avdiu
VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni mbrëmë në Shkup mbajti mitingun përmbyllës në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgievski, theksoi që është momenti për të mos bërë eksperimente me kryeqytetin, pasi që sipas tij, qytetarët e Shkupit shtrenjtë e kanë paguar në mandatin e kaluar. Gjorgievski, porositi që do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, ndërsa numëroi disa prej projekteve të parashikuara në programin zgjedhor. “Shkupi nuk guxon të jetë arenë polemikash për inate dhe bllokada. Katër vitet e kaluara na treguan se ku na çon ajo, në kaos, në mbeturina…
Fushata dyjavore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen të dielën, më 2 nëntor, përfundon sot. Në mesnatë fillon heshtja dhe zgjat deri të dielën, në orën 19:00. Në raundin e dytë, zgjedhjet për kryetarë komunash do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë. Të shtunën, në komunat ku do të ketë një raund të dytë për kryetarë komune, të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, aplikimet…
Me datë 30.10.2025, rreth orës 20:35, nëpunës policorë nga SPB Shkup, sipas informacioneve operative të siguruara paraprakisht, ndaluan një automjet “Reno Megan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi. Gjatë ushtrimit të kontrollit në automjet janë gjetur 100 fishekë R.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është privuar nga liria shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçe nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura. “Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet pasagjerësh “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga…
Vazhdon agonia për mbijetesën e Liqenit të Prespës. Uji vazhdon të tërhiqet në mënyrë dramatike, por dëshmi të reja nga ekspertët tregojnë se edhe brenda vetë liqenit situata është më shumë se alarmante. Ndotja është aq e lartë, saqë dukshmëria në ujë është vetëm dy metra. Kjo paraqet një vështirësi shtesë për jetën ujore. Zhytësit tregojnë se prej kohësh nuk kanë pasur sfidë më të vështirë – thonë se fundi i liqenit mund të shihet vetëm kur e prekin. Hidrobiologët bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për shpëtimin e liqenit. Një nga…
Sot me fillim nga ora 09:00, do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157” në Komunën e Çairit. Siç njofton Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti në një tub lidhës prej f – 150 mm në kryqëzimin midis rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157”. Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. Për çdo informacion të ri, qytetarët do të jenë të informuar nga Ndërmarrja Publike.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 13 kilogramë marihuanë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, shetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta. “Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marihuanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit…
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal, në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite. Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Më 30.10.2025 u mbajt ceremonia e promovimit të doktorëve të shkencave nga fushat e shkencave mjekësore dhe shëndetësore, shkencave shoqërore, shkencave natyrore-matematikore dhe nga fusha e inxhinierisë dhe teknologjisë. Në mënyrë solemne dhe tradicionale, rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Biljana Angelova, promovoi 17 doktorë shkencash, të cilët kanë mbrojtur disertacionet e tyre doktorale në Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Fakultetin Natyror-Matematikor, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup. Promovimi i doktorëve të shkencave u mbajt në sallën e madhe të Rektoratit, duke filluar në orën 14:00. Në doktorë të…
Kumtesa e re e FFM-së pa ndërhyrje: Komisioni Disiplinor në kuadrin e FFM-së njofton se pas sigurimit të materialeve të reja video-provuese në procedurën disiplinore kundër FK Besa Sllupçan, dhe për shkak të incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes FK Besa – FK Aerodrom 2018, ndeshje nga java e 8-të i Ligës së Tretë – Veri, është përcaktuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti vendas, Behar Demiri. Ndaj lojtarit të lartpërmendur do të vendoset një sanksion disiplinor – përjashtim nga organizata e futbollit (suspendim i përjetshëm). Komisioneri Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri u bën thirrje të gjithë…
