Autor: Suad Avdiu
MPB njofton se dje, në orën 16:04, në rrugën magjistrale Manastir – Resnjë, në vendin e quajtur Prevalec, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar E.A. (47) nga Manastiri. Gjatë kontrollit të trafikut me radar është konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Jaguar” me targa të Manadtirit me shpejtësi prej 179 kilometrash në orë, në një vend ku shenja e komunikacionit e kufizon shpejtësinë maksimale në 80 kilometra në orë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në Facebook lidhur me pesëvjetorin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur mbajtjen e tyre të mëtejshme pa arsye ligjore dhe morale. Kurti kujtoi se menjëherë pas homazheve të mbajtura më 5 nëntor 2020 te varri i Astrit Deharit, Rexhep Selimi ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të qëndrojë edhe sot. Ai përmendi se krahas Selimit, në paraburgim prej pesë vitesh ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. “Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet…
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe publikimit të rezultateve përfundimtare, subjektet politike kanë filluar analizat e tyre të brendshme lidhur me performancën zgjedhore. Në këtë kontekst, një ndër faktet më domethënëse që ka tërhequr vëmendje është rezultati i Zekerija Berishës, bartës liste në qytetin e Shkupit, i cili ka arritur të sigurojë 28,045 vota, duke u renditur kështu si politikani shqiptar më i votuar në nivel nacional. Ky rezultat përfaqëson një shprehje të qartë të besimit qytetar, si dhe një vlerësim për punën, angazhimin dhe integritetin personal të z. Berisha. Njëkohësisht, ai dëshmon për frymën e re politike që ka…
Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në New York, Erzen Gashi, po bën xhiro në rrjet. Zohran Mamdani fitoi garën për kryetar bashkie të qytetit të New Yorkut Ndërsa demokratët fitojnë zgjedhjet e para të mëdha të mandatit të dytë të Donald Trump./21Media
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit organizojnë një debat publik për listën e re të propozuar të librave letrarë për arsimin fillor dhe ftojnë të gjitha palët e interesuara – mësuesit, shërbimet profesionale dhe faktorët e tjerë në arsim – “të përfshihen aktivisht në përcaktimin e një liste bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe cilësore të librave, që do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor.” MASH në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e propozuar të librave, duke theksuar se nevoja për përditësim të kësaj liste vjen “nga synimi për përputhje të vazhdueshme…
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat u zhvilluan të dielën, më 2 nëntor. Afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot në orën 16:30, 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve. Ankesat u paraqitën nga Haqim Ramadani në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në qendrat e votimit 2034, 2033, 2032, 2035, 2034, 2033, 2032, 2035 në Bërvenicë. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Jovica Ilievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE…
Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve “Rruga e Mëndafshit” në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. “Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e saj,…
Më 04.11.2025 në orën 16:40, në SPB të Prilepit është raportuar se në rrugën kryesore Gradsko-Prilep, në afërsi të fshatit Radobil, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Kia” me targa të Radovishit, drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topolnicë, Radovish, dhe një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, Kavadar, thonë nga MPB. “Shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rajoni i Kavadarit, ndërruan jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit. Vdekja është konfirmuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik,…
Koment editorial i INA Raporti më i ri i Komisionit Evropian e bëri edhe një herë të qartë: Maqedonia e Veriut nuk do të ketë të ardhme evropiane nëse nuk i përfshin bullgarët në Kushtetutë. “Bëni çfarë të doni, por Bullgarët duhet të jenë pjesë e saj,” është përkthimi i drejtpërdrejtë i mesazhit politik që vjen nga Brukseli, i cili në thelb i kujton Shkupit se rruga drejt BE-së nuk është vetëm reformë, por edhe kompromis historik. Komisioni Evropian në raportin e tij vlerëson se vendi ka mbajtur përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së…
LAMM ka njoftuar se segmenti autostradë A1 Veles – Gradsko është mbyllur që nga ora 01:20 dhe është e pakalueshme për automjete. Siç thotë LAMM, shkak është zjarri dhe mbetjet e një automjeti të rrëzuar. Ata informuan se automjetet po devijohen në autostradën Gradsko – Drenovë“Mbyllet autostrada Veles–Gradsko – autoritetet apelojnë për kujdes në trafik” Trafiku në rrugët tjera të vendit po zhvillohet përgjatë pa pengesa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së…
