Autor: Suad Avdiu

Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjet e vdekur. Ata thonë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. “Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të…

Read More

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në pjesët veriore do të këtë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë, shkruan Alsat. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në…

Read More

Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti. Siç mëson TS nga banorët viktima dyshohet të jetë një vajzë rreth 30-vjeçare, me origjinë nga Peja. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të…

Read More

Është gjetur pa shenja jete trupi i një vajze 25-vjeçare nga Kosova, e cila studionte në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se mund të jetë vrasje, raportoi AlsatM. Trupi i pajetë është zbuluar nga kalimtarë të rastit pranë tregut të gjelbër në Tetovë. Policia ka bërë të ditur se informacione më të hollësishme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Read More

Të ndryshohet rregullorja, gjegjësisht ligji i prokurimit të ilaçeve për pacientët me kancer, kërkon shoqata “Hema Onko”. Kjo pasi që në rregulloren aktuale – për shkak të procedurave tenderuese – ekzistojnë boshllëqe në furnizimin e ilaçeve, thotë Ana Marjanoviq nga kjo shoqatë. Aktualisht nuk ka tumor-markerë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe cisplatin dhe taksol për pacientët. “Po kjo është një terapi që kohë pas kohe mungon te onkologjiku, problemi do të tejkalohet nëse ndryshohet mënyra e prokurimit të ilaçeve në këtë klinikë. Nuk bëhet fjalë për terapi të shtrenjtë por për terapi që nuk kushton shumë megjithatë procesi i…

Read More

Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas…

Read More

Gjykata Kushtetuese e pret Kuvendin ndërsa Kuvendi e pret Qeverinë. Kështu, propozimi për Kodin e Ri penal assesi tu dorëzohet deputetëve. Nga Ministria e Drejtësisë për Alsat njoftuan se kodi i ri penal është gati, është përkthyer në gjuhën angleze dhe po bëhen tabela krahasuese por nuk caktuan afat se kur do ta paraqesin para deputetëve. Me kodin e ri penal bëjmë sistematizim gjithëpërfshirës dhe rregullimin e veprave penale, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me keqpërdorime gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Sipas agjendës reformuese, thonë se afati për sjelljen e saj është muaji…

Read More

Është një lajm vërtet i bukur dhe frymëzues!Hunejsi, djali i vogël vetëm 10 vjeç, është shndërruar në donatorin e parë nga nxënësit në historinë e shkollës “Imri Elezi” – Shkup. Ai ka arritur të sigurojë 300.000 denarë (5.000 €) nga aktivitetet e tij në YouTube, me të cilat ka bërë të mundur sigurimin e kamerave të shkollës si dhe kartelave të identifikimit elektronik që përdoren për hapjen e dyerve dhe regjistrimin e mësimdhënësve. Dëshira e Hunejsit është të kontribuojë në shkollën e tij dhe të jetë një shembull për të tjerët, duke synuar të motivojë e frymëzojë bashkëmoshatarët dhe komunitetin.…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha sot se tashmë ka njoftuar ndryshime në udhëheqje dhe në disa nga politikat e partisë. Megjithatë, ai thekson se politikat ideologjike të LSDM-së mbeten të njëjta. Ai njofton zgjerimin e platformës opozitare për të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët politikë. “Besoj se ne jemi e vetmja forcë politike që mund t’i kundërvihet dhe të përballet me OBRM-PDUKM-në. Na duhet një front më i gjerë, më i fortë dhe më i organizuar. Ky është një nga mësimet që nxorëm nga zgjedhjet lokale dhe jam i sigurt se do ta zbatojmë atë në periudhën…

Read More

Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar se ditën e shtunë në Tetovë do të mbahet mbledhja e Kuvendi Qendror. PDSH njoftoi se mbledhja do të mbahet nga ora 12:00. “Ju njoftojmë se ditën e shtunë, në ora 12:00, tek Hotel NB në Tetovë do të mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH-së. 🗓e shtunë, (8 nëntor)🕘12:00,📍Salla e konferencave- Hotel “NB” Tetovë”, tha PDSH

Read More