Autor: Suad Avdiu

Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i cili dha dorëheqje nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, në rrjetin social facebook ka kërkuar takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti. Ramadani shkruan se në atë takim dëshiron të bisedojë për gjendjen e shqiptarëve në RMV por edhe për, sipas tij, padrejtësitë në zgjedhjet komunale ku ai humbi në Bërvenic, karshi kandidatit të VMRO-së “Ftoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama në takim zyrtar në zyrat e tij, në bazë të nenit 8 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku…

Read More

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjet lokale, koalicioni AKI do të vazhdojë bashkëpunimin. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, gjatë ditës së djeshme theksoi që do të performojnë së bashku në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit ku do të duhet të përsëritet procesi zgjedhor për shkak se më 19 tetor nuk u arrit censusi. “Kjo çështje fare nuk është diskutuar. Aleanca Kombëtare për Integrim… sigurisht se ne kemi edhe disa beteja para nesh. I kemi zgjedhjet në Gostivar, ku dallimi është i madh në favor të kandidatit tonë, pra të Aleancës Kombëtare për Integrim, kemi zgjedhjet në Vrapçisht gjithashtu dallimi është i madh.…

Read More

Prodhimi i Brendshëm mesatare për frymë në Ballkanin Perëndimor është pak më pak se 22.000 dollarë amerikanë, ndërsa mesatarja në nivel të Bashkimit Evropian është rreth 59.000 dollarë amerikanë. Anëtarësimi i plotë ose qasja më e madhe në fonde e shkurton ndjeshëm rrugën drejt mesatares së BE-së, veçanërisht në ekonomi, sociale dhe infrastrukturë Fisnik PASHOLLI Shkup, 4 nëntor – Prodhimi i Brendshëm mesatare për frymë në Ballkanin Perëndimor është pak më pak se 22.000 dollarë amerikanë, ndërsa mesatarja në nivel të Bashkimit Evropian është rreth 59.000 dollarë amerikanë. Në 20 vjet të procesit të integrimit evropian, Ballkani Perëndimor ka…

Read More

Ashtu siç ka paralajmëruar z.Mexhiti, pasardhës i tij do të jetë Bekim Sali, tha mes tjerash Driton Sulejmani nga VLEN, i pyetur se kush do të jetë zëvendëskryeministër i parë në vend të Izet Mexhitit. Sulejmani nuk bëri të ditur se në cilin resor do ta ushtrojë detyrën e ministrit Sali, respektivisht tha se ende nuk është caktuar se kush do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. “Sa i përket çështjes së zv/krymeinistrit të parë, ne vetëm se jemi duke funksionuar si VLEN. Të gjithë ministrat momental që janë e kanë përfaqësuar VLEN-in, jo subjektet e tjera…

Read More

Nesër dhe të enjten në orët e mëngjesit ka kushte për parqitjen e mjegullës, ndërsa nga e enjtja deri të hënën reshje të përkohshme të shiut. Siç informojnë nga DPHM nën ndikim të masës së lagësht të ajrit, nga e enjtja në orët e mbrëmjes, dhe deri të hënën vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme të reshjeve të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme.

Read More

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve. „ Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës.Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-ika arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët…

Read More

Rreth 60 serbë nga Kosova marshuan drejt Novi Sadit për të mbështetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë fundjavës, Kosova u bë një nga temat e përplasjes mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit në Serbi. Në kampin e tendave në Parkun e Pionierëve në Beograd – ku mblidhen mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet – dëgjoheshin këngë për Kosovën nga altoparlantët. Në anën tjetër, një grup njerëzish që shkoi për të mbështetur Dijana Hërkën – nënën e një prej viktimave të një aksidenti vitin e kaluar në Novi Sad, e cila kishte nisur grevën e urisë para Kuvendit – brohoriste…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Ahmeti ka vlerësuar Cheney-n si një prej figurave më me ndikim të politikës amerikane, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë e SHBA-së. “Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney. Kam pasur nderin ta takoj dhe ta njoh nga afër një prej figurave më me ndikim të politikës amerikane,…

Read More

MPB njofton se më 03.11.2025 në orën 20:50 në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Gj.Sh.(34) nga Gostivari, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, së bashku me bashkëshorten e tij kishin kërcënuar nënën e tij 54-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Read More

Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pranuar detyrën si kryetar i Komunës së Cairit. Mexhiti, ka deklaruar se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë. “Po rikthehem aty ku filloi gjithçka. Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje. Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi…

Read More