Autor: Suad Avdiu
Më 5 nëntor 2025, në orën 14:50, në bulevardin “Brigada e tretë goditëse maqedonase” në Kumanovë, policët e Stacionit për Sigurinë e Trafikut Rrugor arrestuan një grua 35-vjeçare nga Kumanova. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ajo po drejtonte një automjet “BMW” me shpejtësi prej 92 kilometrash në orë, në një zonë të banuar ku kufiri i lejuar është 40 km/h. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Ish-zëvendëskryeministri dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, ka falënderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për urimin e tij pas fitoreve të VLEN-it në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi, ai e quajti Kurtin mik të çmuar, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre, gjatë periudhës së qeverisjes, ka qenë i sinqertë, i thellë dhe i bazuar në besim. “Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njëjti do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishhme e të palëkundura,” thuhet në reagim. Ai vuri në pah se…
Përfaqësuesit e nismës “Të gjithë për Palestinën” u takuan sot me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në zyrën e saj. Në takim, ata i përcollën kërkesat e nismës dhe i bënë thirrje udhëheqjes shtetërore të tregojë solidaritet të qartë me popullin palestinez. “Të gjithë për Palestinën” kërkon nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e vendit që të dënojnë gjenocidin në Gaza dhe të veprojnë në përputhje me Konventën e ratifikuar për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Shteti duhet të fillojë të votojë në solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB, të njohë përsëri Palestinën dhe…
Hristijan Mickoski komentoi raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. “Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj do të kishim një “veto” dhe probleme të reja, dhe pastaj do të kishim një pesëshe”, tha Mickoski. Ai shtoi se tani, pas zgjedhjeve, qeveria do të përqendrohet në reformat në gjyqësor. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga Raporti sepse nuk ka regres. Ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në…
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën e SPB Shkup. Krimet e dhunshme u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024, me një rritje prej 13.6% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 1,943 raste. Ndërkohë, vrasjet ranë me 13%, me gjithsej 20 raste, pesë prej të cilave lidhen me dhunën në familje. Edhe vetëvrasjet pësuan rënie prej 13.5%, me 83 raste, kryesisht te burrat mbi 30 vjeç. Në fushën e aksidenteve dhe lëndimeve në punë, u regjistruan 241 raste, ku 36 persona humbën…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë. Siç u raportua sot, pas një raporti të marrë, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, është kryer inspektim i jashtëzakonshëm i një automjeti që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë inspektimit, u gjetën 1.060 kilogramë arra të shtypura dhe 581 kilogramë kikirikë në një mbështjellëse të erëzuar, në sasi të mëdha, pa identifikim dhe pa informacionin e nevojshëm për konsumatorët. Brenda të njëjtës dërgesë, u gjetën edhe 900 kilogramë arra indiane, me deklaratë.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë politike ka arritur të fitojë në dhjetë komuna, përfshirë edhe Çairin dhe Tetovën. Në një reagim publik, Kurti ka përgëzuar Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, të cilët, sipas tij, kanë triumfuar me meritë “me projekte konkrete dhe punë të ndershme”. Ai theksoi se qeverisja e VLEN-it gjatë 15 muajve të fundit është karakterizuar nga “duar të pastra, pa korrupsion e skandale”, duke krijuar, siç tha ai, një dallim etik me qeverisjet e mëparshme. Sipas Kurtit, ky sukses është…
Stomatologu Bekim Sali, ish-ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Dimitar Kovaçevskit, aktualisht deputet nga radhët e VLEN, është një hap larg marrjes së një funksioni të ri – atë të zv/kryeministrit në qeverinë e Hristijan Mickoskit. Sipas paralajmërimeve ai pritet ta zëvendësojë Izet Mexhitin, i cili u rikthye sërish në postin e kryetarit të komunës së Çairit. Sipas “Faktor“, Sali është pronar i dy kompanive, të cilat janë të regjistruara në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, komunë ku edhe banon. Stomatologjia “Molar Dent” e Salit funksionon që nga viti 2008. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, ajo ka të…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, sot do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe operacionalizimin e tunelit ndërkufitar të Korridorit 8. Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të shërbejë si pikë ndërkufitare lidhëse mes dy shteteve përgjatë Korridorit…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
