Autor: Suad Avdiu
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: te katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish…
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u shënua mëngjesin e sotëm. Lëkundjet u regjistruan në orën 09:16 në veriperëndim të Ksanthit, në Greqi, sipas regjistrimit automatik të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës. Tërmeti kishte një thellësi 5 kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit. Dridhja u ndje veçanërisht në zonën e gjerë, ndërsa në shkollat e Ksanthit, nxënësit dolën në oborr me udhëzimin e mësuesve, për arsye paraprake sigurie. Banorët e qytetit të Ksanthit kanë dalë nga shtëpitë e tyre ndërkohë që janë raportuar sende të rëna nga katet…
Pas zgjedhjeve lokale 2025 Portalb.mk ka analizuar rezultatet e fituesve në krahasim me zgjedhjet lokale 2021 në komunat me shumicë shqiptare. Sipas krahasimit votave me të cilat u zgjodhën kryetarët, në 2025 dallimi me më shumë vota vërehet në Kërçovë, ndërsa dallimi me më pak vota në Strugë. Në ilustrimin e mëposhtëm shihet se sa vota morën kryetarët e komunave që fituan në zgjedhjet 2021 dhe 2025, si dhe dallimi në vota.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetim kundër katër personave – dy burra dhe dy gra, për vepër penale “Grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, sepse të katër, në grup, i kanë marrë një personi me forcë 200 mijë denarë. “Më 30 tetor, i dëmtuari ka shkuar në një motel në Shkup me njërën nga të dyshuarat femra, pas së cilës ajo i ka sugjeruar që të telefonojë një vajzë tjetër. I dëmtuari është pajtuar dhe i dyshuari e ka telefonuar gruan tjetër, dhe së bashku e kanë bindur të dëmtuarin…
Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën pesë vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ky proces gjyqësor nisi në prill të vitit 2023 dhe aktualisht po vazhdon dëshmia e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja, ndërkohë që dëshmitarët e thirrur nga prokuroria përfunduan dëshminë e tyre në prill të këtij viti. Organizatat që dalin nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen përballë kësaj padrejtësie historike. “Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë…
Sipas informacioneve më të fundit, të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmjen e sotme në një shtëpi për të moshuar në Tuzla të Bosnjës. Po ashtu, pesë persona janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës, ndërsa numri i të plagosurve po rritet nga minuta në minutë. Gazetarët e “Avaz” ndodhen në vendngjarje, ku zjarri tashmë është vënë nën kontroll. Aktualisht po përcaktohet numri i saktë i viktimave dhe shkaku i shpërthimit të zjarrit. Një numër i madh ekipesh emergjente, zjarrfikësish dhe pjesëtarësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantoni të Tuzlës ndodhen…
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Paradite me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Vendit i duhet një kod i ri zgjedhor, të cilën do të duhet ta propozonte Qeveria, por nëse këtë nuk do ta bënte Qeveria, atëherë këto ndryshime do t’i propozojnë deputetët, tha mes tjerash numri një i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë një brifingu me gazetarët. Gashi më tej shtoi se në këto ndryshime do të preken të gjitha çështjet siç janë: rekomandimet e OSBE/OHDIR-it, mënyra e financimit të fushatave zgjedhore, mënyra e kandidimit të kandidatëve të pavarur, censusi, por edhe modeli zgjedhor, siç është organizmi i zgjedhjeve në një njësi zgjedhore. Gashi theksoi se të gjitha këto ndryshime duhet të…
Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia ka ndërmarrë lëvizje të rëndësishme brenda strukturave të saj. Burime brenda BDI-së bëjnë të ditur se Blerim Bexheti është shkarkuar nga detyra e koordinatorit të grupit parlamentar, një vendim që vjen pas analizës së performancës së partisë në zgjedhjet e fundit. Në vend të tij është emëruar Rina Ajdari, e cila tashmë do të udhëheqë grupin parlamentar të BDI-së. Emërimi i saj shihet si një përpjekje për të sjellë frymë të re dhe qasje më dinamike…
Sot rreth orës 17:00 është raportuar një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën A1 Prilep–Rosoman, afër fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime – tre prej tyre janë dërguar në spitalin e Prilepit, ndërsa dy në spitalin e Kavadarcit. Mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave. Që nga ora 18:00, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës po zhvillohet vetëm në një korsi, me kalim të alternuar të automjeteve. Publiku do të njoftohet me detaje të tjera pas përfundimit të ekspertizës në vendngjarje.
