Autor: Suad Avdiu

Komuna e Aerodromit ka shqiptuar gjobë prej 1.000 eurosh për një person juridik dhe 300 euro për menaxherin e të njëjtës kompani, për shkelje të Ligjit për Pastërtinë Publike, përcjell TV21. Sipas njoftimit, kontrolli inspektues zbuloi se nga një kantier ndërtimi pranë Stacionit Policor Aerodrom në Novo Lisicë, në trafik ishin futur automjete me goma të zhytura, duke dëmtuar direkt pastërtinë e mjedisit dhe shkelur dispozitat ligjore. Komuna Aerodrom thekson se shkelje të tilla janë të papranueshme dhe do të ndëshkohen rreptësishtë dhe pa përjashtim. Përveç kontrolleve të rregullta, në periudhën e ardhshme do të zhvillohen edhe inspektime të përforcuara…

Read More

Me konkluzion të miratuar në seancën e djeshme qeveritare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka autorizuar zëvendëskryeministrin Arben Fetai që, në emër të Kryeministrit Hristijan Mickoski, ta përfaqësojë Qeverinë në sesionin plenar të Komisionit të Venedikut, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 dhjetor 2025 në Venecia, Itali, transmeton Portalb.mk. Në rend dite të këtij sesioni është shqyrtimi i Projektligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të cilin Qeveria e ka miratuar si zgjidhje ligjore për rregullimin e plotë të parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore dhe publike.…

Read More

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, në emisionin Click Plus që do të transmetohet nga ora 21:30, tha se punimet në autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë brena këtij muaji, po shtoi se, shpreson që mos të ketë ngecje të punimeve për shkak të kushteve klimatike. -Për shumë pak, mund të them edhe brenda muajit do të kemi shënimin e punimeve në këtë rrugë. –Po thoni që brenda këtij muaji, pa përfunduar 2025 do të dalin bagerët atje do të fillojnë me punë? -Po, këtë po e them dhe uroj që kushtet klimatike të mos na e vështirësojnë për të ngecur në…

Read More

Skender Osmani : Sot me kryesuesen e Këshillit Komunal z-ja Ivana Gjorgjievska, me koordinatorin e ZNAM z.Darko vizituam Ndërmarrjet Publike Komunale, Ujësjellësi, Parkingu, Kumanova plan, dhe Kumanova GAS, ku me drejtorët e ndërmarrjeve biseduam programet për vitin pasues, si dhe për problemet me cilat ballafaqohen ato. ​Lajmet e mira janë: ​Vitin 2026 Sh.f., Naim Frashëri, lidhet në rrjetin e gasit. ​Vitin e ardhshëm edhe Shtëpia shëndetit lidhet në rrjetin e gasit. ​Fillon projektimi i parkingut në dy nivele pas CKB bankës – „Te shvercerat,, (pikë nga premtimi ynë parazgjedhorë). ​Fillon projektimi i rrjetit të gasit për rrugën „Industriale,,. ​Fillon projektimi…

Read More

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur…

Read More

Qeveria bullgare të martën tërhoqi projektbuxhetin për vitin 2026, i pari i hartuar në euro para se shteti anëtar i Bashkimit Evropian të miratojë zyrtarisht monedhën e përbashkët më 1 janar, pas protestave mbarëkombëtare kundër rritjeve të planifikuara të taksave për të financuar shpenzime më të larta. Qeveria e kryeministrit Rosen Zhelyazkov i kërkoi parlamentit me një deklaratë që ta tërhiqte projektbuxhetin. “Pas vendimit të parlamentit, qeveria do të nisë një procedurë të re buxhetore,” thuhej në deklaratë. Një komision parlamentar e kishte miratuar projektbuxhetin në lexim të parë më 18 nëntor. Të hënën në mbrëmje mijëra njerëz protestuan në…

Read More

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, informoi se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje të madhe dhe të rrezikshme të dheut në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Rrëshqitja e dheut është në një zonë të populluar dhe përbën rrezik për banorët. Katër shtëpi janë të kërcënuara drejtpërdrejt. Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës është aktivizuar, dhe njerëz nga Komisioni Qendror Ushtarak, Drejtoria Rajonale e Tetovës dhe Inspektorati Ndërtimor Komunës së Tetovës janë në terren.

Read More

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York. Ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë nga shtetet anëtare, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale. Duke nënvizuar rëndësinë e të dhënave të sakta në këtë proces, ai tha se “Korrupsioni nuk luftohet me supozime, me intuitë apo me…

Read More

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Koce Metalec” dhe “Filip Filipoviq”, nga rruga “Rudarska” deri te kioskat e ushqimit përpara parkingut dhe ndërtesat e kompanisë “Dy vëllezër ndërtues” në komunën Gazi Baba. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 sot pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Strushka” në komunën e Karposhit. Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Shkup, ndërprerja është për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv.

Read More