Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale
të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e
Kombeve të Bashkuara në New York. Ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë nga shtetet anëtare,
organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës.
Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të
bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale. Duke
nënvizuar rëndësinë e të dhënave të sakta në këtë proces, ai tha se “Korrupsioni nuk luftohet me
supozime, me intuitë apo me ndërhyrje të rastësishme, por përballet me fakte, me vigjilencë
institucionale dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj interesit publik”.
Në këtë drejtim, Fetai shtoi se “Të dhënat nuk janë vetëm instrument teknik, por edhe instrument
demokratik që fuqizon mbikëqyrjen, orienton debatin publik dhe forcon kontratën shoqërore
ndërmjet shtetit dhe qytetarit”.
Ai theksoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të
integritetit institucional dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në matjen e korrupsionit, si
pjesë e agjendës së qeverisjes së mirë dhe modernizimit të administratës publike.
Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në këtë Konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për
shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën e
përbashkët kundër korrupsionit dhe në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të
qëndrueshme.

Lajmet e fundit:
- Asnjë shqiptar në këshillin për ndarjen e çmimeve “Mito Haxhi Vasiliev-Jasmin” në gazetari dhe publicistikë
- Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!
- PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
- Zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës, luhet në një stadium me 87 mijë tifozë
- Kosova mëson kundërshtarët e grupit nëse kualifikohet në Kupën e Botës
- Scaloni i shqetësuar për Finalissima-n
- “Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin
- Ceremonia e shortit për Kupën e Botës, këtu mund ta shikoni direkt
E premte, 5 Dhjetor

