Autor: Suad Avdiu
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje të martën për kthimin e menjëhershëm dhe pa kushte të fëmijëve ukrainas “të transferuar me forcë” në Rusi, një çështje e ndjeshme në negociatat për një traktat të mundshëm paqeje midis Kievit dhe Moskës, raportuan “AFP” dhe “Reuters”. Rezoluta jo-detyruese, e miratuar me 91 vota pro (përfshirë Maqedoninë e Veriut), 12 kundër (përfshirë Rusinë) dhe 57 abstenime, i bën thirrje Moskës të “sigurojë kthimin e menjëhershëm, të sigurt dhe pa kushte të të gjithë fëmijëve ukrainas që janë rrëmbyer”. Përveç Maqedonisë, pothuajse të gjitha vendet evropiane votuan pro, si dhe Shtetet e Bashkuara.…
Policia italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë forcat e rendit nëse kanë informacion ose e kanë parë Nazif Muslijën, i cili aktualisht është në arrati. Ai po kërkohet pas ngjarjes së rëndë në provincën e Ankonës, ku bashkëshortja e tij, Saxhidje Muslija, u gjet e vdekur në banesën e tyre. Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë Nazif Muslija ishte liruar nga burgu në korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas. Prej momentit të ngjarjes, ai është bërë i pakapshëm dhe është shpallur në kërkim të nivelit të…
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro. Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit. “Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi bërë shumë takime, Kosova është më përpara me hapa, në fillim të mandatit tim kemi hasur në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap përbrenda memorandumit. Kemi arritur ta kalojmë fazën e detyrës projektuese. Për këtë projekt 2 milionë…
Një grua 49-vjeçare me origjinë nga Maqedonia është gjetur e vdekur në banesën e saj në provincën italiane të Ankonës, përcjell TV21. Sipas mediave italiane, Saxhide Muslija ka vuajtur gjatë kohë nga dhuna në familje nga bashkëshorti i saj, 50-vjeçari Nazif Muslija, i cili është i dyshuar dhe po kërkohet nga autoritetet italiane. VIDEO Policia ka nisur hetimet pasi punëdhënësi i saj ka alarmuar se gruaja nuk është paraqitur në punë. Edhe pse çifti ishte në proces divorci, mediat raportojnë se burri ishte kthyer sërish në shtëpi te ajo. Ai kishte precedent për dhunë në familje, ndërsa gruaja kishte bërë…
Deri në fund të dhjetorit, sistemi “Qytet i Sigurt” do të fillojë të funksionojë si në Kumanovë ashtu edhe në Tetovë, njoftoi Drejtoresha e Sektorit për Çështje të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, Maja Arsovska Manov, në emisionin Top Tema të Tv Telma. Sistemi aktualisht funksionon në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit. – Sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve të trafikut është aktivizuar. Deri në fund të këtij muaji, planifikojmë të aktivizojmë të njëjtin sistem në qytetet e Kumanovës dhe Tetovës, dhe që nga viti i ardhshëm, i njëjti sistem do të zbatohet në të gjithë vendin –…
Komuna Qendër në Shkup ka nisur zbatimin e një sistemi inteligjent për matjen dhe mbikëqyrjen e zhurmës në zonat më problematike, ku qytetarët kanë paraqitur më shumë ankesa – përreth lokaleve të gastronomisë, rrugëve me qarkullim të dendur dhe hapësirave publike, përcjell TV21. Sistemi i ri mundëson matje të vazhdueshme të nivelit të zhurmës në kohë reale dhe dërgon alarm sa herë që tejkalohet limiti i lejuar. Deri tani janë instaluar 19 pajisje në disa lokacione në Debar Maallo, në rrugët Orce Nikollov, Miroslav Krlezha dhe Oton Zhupançiç, si edhe në zonat Boemska 1 dhe Boemska 2
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik edhe këtë vit organizoi Mëngjesin Tradicional të Shtypit, si çdo vit edhe këtë vit u realizua takimi vjetor që synon forcimin e bashkëpunimit me komunitetin mediatik të Maqedonisë së Veriut dhe promovimin e transparencës institucionale. Ngjarja mblodhi përfaqësues të shumtë të mediave dhe partnerë të universitetit, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për dialog të hapur dhe komunikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet dhe planet strategjike të IBU-së. Takimi nisi me një mëngjes rrjetëzimi, ku gazetarët bashkëbiseduan me udhëheqësinë e Universitetit rreth iniciativave aktuale, prioriteteve për periudhën e ardhshme dhe mundësive për bashkëpunim të vazhdueshëm. Në aktivitet mori…
Shkup, 3 dhjetor – Ndotja e ajrit po shkakton rritje të konsiderueshme të rasteve me alergji gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Mjekët thonë se në tre-katër vitet e fundit është vërejtur rritje drastike e pacientëve me simptoma alergjike si pasojë e grimcave të dëmshme që i thithim çdo ditë. Dr. Dragan Gjorgjievski, specialist i mjekësisë familjare, shpjegon se situata është shqetësuese: “Është normale të ketë alergji në pranverë, por jo edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit. Numri i rasteve është rritur për 10–15%, madje edhe 20%. Çdo vit shifrat rriten vazhdimisht. Simptomat më të zakonshme janë kruajtje e hundës, djegie…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor. Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup. “Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti.
09:00 – Pjesërisht me re, 11°C, pa reshje, erë e lehtë.12:00 – Shi, 14°C, reshje të moderuara.15:00 – Shi, 11°C, reshje të lehta.18:00 – Shi, 9°C, reshje të lehta.21:00 – Shi i madh, 9°C, reshje më të forta.00:00 – Shi i madh, 8°C, reshje të dendura.
