Autor: Suad Avdiu
Shërbimi qeveritar sot në mëngjes informoi se për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i sotëm i kryeministrit Hristijan Mickoski në Forumin Afaristë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në Forum pritet të marrin pjesë mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës, që ka për qëllim intensifikim të bashkëpunimit ekonomik. Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e RMV-së, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi. Stoillkoviq dhe Mesaroviq dje i vizituan dy kompani, ndërsa në deklaratë për mediumet…
Kumanovë, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Shtabi i Krizës i Komunës së Likovës kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente për të hetuar rrëshqitjen e dheut në zonën “Kisela Voda”, njoftoi sot Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave e Kumanovës. Kërkesat për informacion dhe reagim janë dërguar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, “Rrugën e Maqedonisë” dhe stacionin policor të Mateçjes. Shtabi i Krizave kërkon që institucionet të dalin në terren dhe të kryejnë një inspektim në afërsi të mullirit dhe rrugës rajonale deri në hyrje të fshatit Likovë. QRUK Kumanovë i përcjell informacion “Rrugës…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Në viset më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet…
Nga LSDM-ja në një komunikatë për media njoftojnë se kryesia e partisë ka dhënë dorëheqje kolektive, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur, dorëheqjet janë dorëquar te Këshilli Qendror dhe te kryetari i partisë Venko Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave brenda partiake. “Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LSDM-së, me propozim të kryetarit Venko Filipçe, zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë dorëheqje. Dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror i partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili e udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM. Në njërën nga mbledhjet…
Analisti amerikan Marc Thiessen ka argumentuar se Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë dhe pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ka ndërmarrë një numër të madh iniciativash që ai i cilëson si suksese historike për paqen globale. Në analizën e tij për WashingtonPost, Thiessen thekson se Trump arriti katër marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, të njohura si Marrëveshjet e Abrahamit — marrëveshje që, sipas tij, nuk ishin arritur për më shumë se një çerek shekulli. Ai gjithashtu përmend presionin ndaj Indisë dhe Pakistanit për të ndalur përplasjet në Kashmir, ndërmjetësimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias, si dhe sjelljen e…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami thotë se VLEN-i është në rrugë drejt transformimit në një parti politike, duke i shkrirë subjektet aktuale që përbëjnë koalicionin. “Dominon argumenti që të kemi një organizatë të përbashkët politike, përballë varianti i të qenit si koalicion mes më shumë partive politike”, tha Kasami në “Alsat”. Ai sqaroi se VLEN-i do të ketë një strukturë komplekse lidershipi, ku të gjitha strukturat do ta gjejnë veten të përfaqësuar. Kasami paralajmëroi se do të ketë një trup presidence, ku do të merren vendimet me konsensus. “Lidershipi i VLEN-it nuk mund të jetë një model klasik…
Një arritje e madhe në mjekësinë gjermane mban firmën e një shqiptari. Dr. Bedri Ramadani, kardiokirurg me prejardhje nga fshati Vaksincë i Komunës së Likovës, ka realizuar transplantin e 400-të të zemrës në Klinikën Universitare të Dyseldorfit (Düsseldorf), duke shënuar një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij institucioni. Operacioni i kryer kohët e fundit vjen si kulm i një karriere mbi dy dekada në kardiokirurgji, ku dr. Ramadani njihet si një nga specialistët më të suksesshëm të zemrës në Gjermani. Prej Kumanovës deri në zemrën e Evropës Dr. Ramadani i kreu studimet e para në Kumanovë, ndërsa…
Gjyqtarja e Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jadranka Daboviq-Anastasovska, i ka dorëzuar dorëheqjen. Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata, shkak për dorëheqje janë arsye shëndetësore. Daboviq-Anastasovska u zgjodh si gjyqtare në gjykatën kushtetuese në dhjetor 2023.
Ish-përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, është arrestuar nga policia belge të martën nën dyshimin për mashtrim lidhur me financimin e një akademie për diplomatët e rinj, ka raportuar “Euroactiv”. Policia belge ka kryer bastisje në zyrat e shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian dhe shtëpitë personale si pjesë e hetimeve për keqpërdorim të fondeve të BE-së. Një zëdhënës i Kolegjit të Evropës, ku Mogherini ka qenë rektore që prej viti 2020, ka thënë se nuk e di nëse ajo është arrestuar dhe ka refuzuar komentimin. Mogherini ka udhëhequr shërbimin e jashtëm të BE-së në periudhën 2014-2019 dhe…
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pastërti dhe Gjelbërim” sot kryen një aksion për pastrimin e deponisë ilegale pranë ish-hotelit “Kuba”, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për largimin e mini-deponive në të gjithë Kumanovën. Drejtori i kompanisë, Sašo Tomic, tha se puna po përparon me një ritëm të përshpejtuar dhe do të vazhdojë në ditët në vijim, nëse moti lejon. “Ekipet po vazhdojnë të pastrojnë mini-deponitë, kudo që ndodhen në qytetin e Kumanovës. Ekipet po punojnë intensivisht, nëse moti lejon, këto veprime do të vazhdojnë në ditët në vijim”, tha Tomic. Ai gjithashtu falënderoi kompaninë “Kumanovo Gas” për mbështetjen e saj…
