Autor: Suad Avdiu

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Tetovë janë kapur 2000 kilogramë detergjent i falsifikuar, që po vinte nga Turqia, ndërsa si destinacion kishte Shkupin, përcjell TV21. Sipas Doganës, kompania përkatëse ka konfirmuar se malli është i falsifikuar dhe i njëjti do të asgjësohet. “Zyrtarët doganorë nga Dogana e Tetovës kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të mallrave të ngarkuara në Turqi dhe të destinuara për një importues në Shkup. Bëhet fjalë për 2000 kg, ose 200 thasë nga 10 kg larës rrobash me markën tregtare Ariel, e cila cenon të drejtat e pronësisë intelektuale. Përmes sektorit për masa jotarifore…

Read More

Federica Mogherini, ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, dha dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u përfshi si e dyshuar në një hetim për mashtrim që përfshin Kolegjin dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së. Hetimi i prokurorisë së BE-së lidhet me një kontratë njëvjeçare për një akademi diplomatike, ku dyshohet se fondet e BE-së mund të jenë përdorur në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë edhe informacion të brendshëm për tenderin, i cili ishte hapur për të gjitha universitetet evropiane. Një ditë më parë, edhe Stefano Sannino, zyrtar i lartë i BE-së dhe gjithashtu i dyshuar,…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun me gazetaret komentoi edhe protestën e paralajmëruar të lideri të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilin tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA. “Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh.…

Read More

VMRO-DPMNE të shtunën do të mbajë Kongresin e 18-të të partisë, ku mes tjerash do të zgjidhet kryetari i partisë, përcjell TV21. Deri më tani, kandidati i vetëm është lideri aktual i partisë, Hristijan Mickoski. Para disa ditësh, Mickoski në një intervistë deklaroi se kjo do të jetë kandidatura e tij e fundit për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Në kongres do të marrin pjesë 860 delegatë dhe rreth 1.800 të ftuar. Gjithashtu, do të zgjidhet një Komision Statutar dhe një Komision për mbikëqyrjen e punës financiare. Sipas njoftimeve, në Kongres do të miratohet edhe dokumenti Strategjia Maqedonia 2030, i cili do…

Read More

Mbetet në fuqi obligimi për prodhuesit dhe tregtarët privatë që deklaratat apo etiketat e produkteve të tyre së bashku me dokumentacionin shoqërues, përveç në maqedonisht, t’i kenë edhe në shqip. Gjykata Kushtetuese nuk siguroi shumicë votash për ta rrëzuar ose mbështetur iniciativën e avokatit Valentin Pepelugoskit, e cila mbi dy vite qëndron në sirtarët e gjykatës. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar me lëndën, do të vendoset sërish në ndonjërën prej seancave të radhës, pasi dje votimi ishte baras. Katër gjyqtarë nuk u pajtuan që të hiqen pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me të cilat rregullohet…

Read More

Ish-kryetari i Koçanit, Ratko Dimitrovski, i akuzuar në rastin “Puls”, para gjykatës deklaroi se është i befasuar dhe se, siç tha, “kurrë, por kurrë” nuk kishte mundur të imagjinonte se do të gjendej në bankën e të akuzuarve për ngjarje të cilat kanë ndodhur 13 vite më parë. Dimitrovski pretendon se akuzat kundër tij janë një trillim i padrejtë, i dëmshëm edhe për familjet që humbën të afërmit. Ai kërkoi, siç tha, drejtësi të vërtetë, drejtësi që nuk ndjek të pafajshmit. “Nuk ekzistojnë të akuzuar zëvendësues”, tha ai, duke paralajmëruar se opinioni nuk do të jetë i kënaqur nëse lihet…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (03.12.2025), në orën 10:19, në SPB Manastir, një grua 70-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 20,000 euro. “Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar dhe e ka njoftuar se vajza e saj ka rënë nga shkallët dhe e ka thyer nofullën dhe këmbën dhe se duhej t’i viheshin shufra ari”. “Siç është denoncuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar, ndërsa më vonë kur i është lajmëruar vajza e saj, ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB

Read More

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov, dhe pesë personave të tjerë për dyshime për keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik dhe punë të pakujdesshme në shërbim. Sipas policisë, gjatë tenderit për blerjen e 10 autobusëve elektrikë për NQP “Strumica-Transport”, në vlerë 429.9 milionë denarë, janë shkelur procedurat ligjore, është angazhuar person pa kualifikimet dhe licencën e nevojshme, ndërsa specifikimet teknike dyshohet se janë përshtatur paraprakisht për autobusët e përzgjedhur. Si pasojë, sipas autoriteteve, është shkaktuar dëm material i madh, ndërsa janë vënë në pikëpyetje cilësia dhe siguria e autobusëve.

Read More

Në një deklaratë për Televizionin NEWS, Faton Zenuni ka ngritur shqetësimin e madh për gjendjen alarmante të sportit shqiptar në Kumanovë. Ai thekson se për vite me radhë sporti është përdorur vetëm si dekor fushatash dhe material për fotografi para kamerave, ndërsa realiteti në terren është krejt ndryshe: i varfër, i neglizhuar dhe pa asnjë investim serioz. Zenuni nënvizon se funksionarët që kanë ushtruar pushtet dhe kanë marrë paga të larta nuk kanë arritur të realizojnë asnjë vepër konkrete. “Asnjë fushë e denjë, asnjë sallë sportive e ndërtuar, asnjë strategji reale për zhvillimin e sportit,” thekson ai, duke e cilësuar…

Read More

Shpejtësia më e lartë e regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt” është 231 kilometra në orë, me të cilën një makinë po “fluturonte” në unazën e Shkupit, zbuloi në Top Tema në TV Telma Maja Arsovska-Manov, drejtoreshë e Sektorit të Çështjeve të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, dhe Vladimir Velkovski, këshilltar shtetëror në kabinetin e ministrit Toshkovski. Shkelja u regjistrua më 1 dhjetor, ditën e parë pas fillimit të periudhës së provës së sistemit, transmeton Portalb.mk. Arsovska-Manov dha disa detaje në lidhje me njoftimet se automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme do të identifikohen dhe sanksionohen në kuadër të…

Read More