Autor: Suad Avdiu
Kumtesë nga VLEN: Rasti ku i dënuari për tragjedinë e “Laskarcës”, pronari i “Durmo Turs”, edhe një herë nuk u paraqit në burg duke paraqitur arsye shëndetësore, është dëshmi e gjallë se sistemi i drejtësisë ka dështuar vazhdimisht t’i zbatojë vendimet e veta. Qytetarët kanë të drejtë të ndihen të ofenduar dhe të braktisur nga institucionet që duhet t’i mbrojnë. Ky rast shpjegon më mirë se çdo fjalë tjetër pse VLEN ka kërkuar dhe ka mbështetur formimin e Komisionit anketues. Qytetarët kanë pritur me vite drejtësi, por në vend të drejtësisë kanë parë justifikime të pafundme dhe raporte mjekësore të…
Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka përlotur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi. “Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit,” tha ajo mes dëshpërimit. Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, ajo rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën. “Sot do thoni pse nuk jam…
MPB Maqedoni njofton se dje (01.12.2025) në orën 12:20 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan Z.D. (58) nga fshati Tromegja, rajoni i Kumanovës. “Duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm, oficerët e policisë kontrolluan automjetin e tij “Citroen Berlingo” në rrugën “Branko Bogdanski Gutsman”, në të cilin ai shiste fruta dhe perime, dhe gjetën dhe sekuestruan rreth 1.100 mjete të ndryshme piroteknike”. “Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Adnan Azizi u është përgjigjur analistëve të cilët kërkojnë që VLEN të bëhet me lider sa më parë. Azizi në një postim në Facebook shkruan se kjo çështje do të zgjidhet më mirë dhe më lehtë se sa duan, siç thotë, dashakëqijtë. Ai gjithashtu thotë se analistët e tillë duan të fusin përçarje edhe në VLEN. “Faleminderit për analistët e konsumuar, që duan të fusin përçarje edhe në VLEN, por kjo nuk kalon te ne. Le që nuk ia kanë haberin kush me cilën shoqatë është i lidhur, por edhe gjuhën e përçarjes e kanë shumë të cekët”. “Ju siguroj…
Më shumë shkelje për mosrespektimin e rrgullave ligjore për komunikacion, lidhur me veturat në xhama nëpër makina, janë regjistruar në Tetovë dhe Kumanovë. Në nëntor, 101 shoferë janë gjobitur për mosrespektim të standardeve të përcaktuara për errësimin e xhamave (me foli) të automjeteve. Sektori i Çështjeve të Trafikut në Ministrinë e Brendshme ka realizuar kontrolle trafiku në territorin e Maqedonisë për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit, janë gjobitur 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica e tyre ishin të regjistruar në zonën e Departamentit të Policisë Rrugore të Tetovës –…
Në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal të Kërçovës, të mbajtur ditën e djeshme, u përcaktua përbërja e 11 komisioneve punuese të këshillit. Megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë dhe kanë 10 këshilltarë në përbërjen aktuale të këshillit, vetëm 4 nga 11 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues shqiptarë. Kundër kësaj ndarjeje reaguan këshilltarët e Listës së Pavarur, Kujtim Kasami, dhe e Aleancës për Integrim (AKI), Syarta Saliu Osmani. Ata theksuan se vendimi nuk pasqyron realitetin demografik dhe politik të Kërçovës, duke nënvizuar se përfaqësimi në komisione duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.…
Në sallën e gjyqit në “Idrizovë” po zhvillohet një seancë e re gjyqësore për zjarrin në disko-klubin “Puls”. Pasi gjykata vendosi t’i bashkojë procedurat për dy lëndët, në bankën e të akuzuarve janë 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Atyre dhe avokatëve u është dorëzuar aktakuza e ndryshuar, ndaj duhet të deklarohen nëse ndihen fajtorë, ndërsa mbrojtja të japë fjalët hyrëse. Në seancën e fundit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev e krahasoi “Puls”-in me “Fuçi baruti”. Ai tha se katastrofa në disko-klubin e Koçanit nuk është aksident apo lojë e rastësishme e fatit, por bëhet fjalë për një…
Hristijan Mickoski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për “360 gradë”, deklaroi qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshime në statutin e partisë që do t’i mundësonin një mandat të katërt në krye të partisë. Ai theksoi se me shembull personal duhet treguar se çdo funksion ka fundin e vet. Kjo do të thotë se mandati i tij i ardhshëm, nëse rizgjidhet në kongresin në Kavadar, do të jetë i fundit si lider i VMRO-DPMNE-së. Përveç vendimit për drejtimin e partisë, Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk do të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029.…
LSDM thotë se 12 orë nga instalimi i kamerave në sistem në Shkup, doli se kishte mbi 1,000 automjete të paregjistruara. Sipas tyre, kjo tregon se sa shumë ka rënë standardi i qytetarëve nën Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në. “Populli nuk ka para as për regjistrimin e makinave. Dhe po flasim për një standard të rënë në Shkup, në kryeqytet, sa më e keqe është situata në qytetet dhe vendbanimet më të vogla? Ekonomia po bie dhe njerëzit mezi mbijetojnë. Është mirë që qeveria instaloi kamerat, tani nga zyra e tij në ndërtesën e Qeverisë Mickoski, pas gardhit të restauruar, do të…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike nën dyshimet se ka dëmtuar të punësuarit përmes shkurtimit të rrogës, transmeton Portalb.mk. “Nuk e ka respektuar Marrëveshjen Kolektive të përgjithshme për sektorin publik dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me ç’rast 76 të punësuarve në NPK “Bregallnicë” nuk u ka bërë pagesën edhe të 3.500 denarëve për të punësuar, me çka i ka dëmtuar të punësuarit me shumën e përgjithshme prej 266.000 denarësh”, raportoi Policia. I akuzuari S.S. dyshohet për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punë e pandërgjegjshme në detyrë” në periudhën kur…
