Autor: Suad Avdiu
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa këtë mëngjes, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). “Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Ndërkohë raportohet se dukshmëria në Demir Kapi është zvogëluar në 50 metra për shkak të mjegullës. Vozitësit këshillohen të adaptojnë shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të…
Me do të jetë diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull dhe vranësira, të cilat do të zvogëlohen gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriperëndimi përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë. Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Gjatë ditës moti do të…
Protesta e paralajmëruar nga Organizatat e Luftës në Kosovë dhe Maqedoni, në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së të Kosovës, është një ngjarje e cila jo vetëm që duhet mbështetur, por që nuk guxon të manipulohet për qëllime politike nga asnjë krah politik. Ky është një moment historik, dhe është jetike që të ruhet thelbi i saj kombëtar, pa i dhënë nuanca partiake. Protesta është një çështje që prek interesat më të shenjta të kombit shqiptar dhe nuk mund të përdoret për përfitime të ngushta politike, të cilat i bëjnë dëm jo vetëm vlerave, por edhe unitetit kombëtar. Një nga arsyet…
Rreth 60 punonjës të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Kumanovës”, thonë se ende nuk kanë marrë K15 e vitit 2024, e as të vitit 2025, kanë vonesa në paga dhe punojnë me uniforma të vjetruara. Ata sot kërkuan të drejtën e tyre nëpërmjet televizionit Alsat, ku siç thanë po kërkojnë atë qe u takon pasi familjet e tyre varen nga të ardhurat që marrin në këtë ndërmarrje. ”Kohëve të fundit kanë filluar edhe pagat të vonohen, thuan që nuk ka mjete e thuan që nuk do marrim as pagat. Sot është i 11 dhe ende se keni marrë pagën? Jo ende…
Sot, më 11.12.2025 (e enjte), Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, në kabinetin e tij priti zv. kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) – Kumanovë, z. Iljasa Zeqiri. Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi, Muftiu i ndau mirënjohje të veçantë për kontributin dhe organizimin e shkëlqyer gjatë pritjes së imamit të Qabes, dr. Mahir el-Muajkali dhe ambasadorit të Arabisë Saudite me seli në Tiranë, z. Fejsal bin Gazi Hifdhi, në vizitën e tyre të rëndësishme në Kumanovë. Falënderojmë zv. kryeshefin Zeqiri për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë në shërbim të shoqërisë…
Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – OVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPO nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër. Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar. Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitë e kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO)…
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit. Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike. “Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj. Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova politikisht “kurrë s’ka qenë më mirë se sot”, duke theksuar rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, avancimin e ushtrisë dhe mbështetjen për bujqësinë. Ai tha se dikujt mund të mos i pëlqejë kjo gjendje, sepse, sipas tij, ka pasur njerëz që kanë përfituar në periudhat kur vendi ka qenë keq, por sipas tij, Kosova sot është në nivelin më të mirë politik që nga çlirimi. “Politikisht, kurrë Kosova s’ka qenë më mirë. Nëse e shikoni rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, ushtrinë, bujqësinë, kurrë s’ka qenë më mirë. Unë besoj që në aspektin politik, kurrë…
Koalicioni VLEN do të mbështesë Zulhajrat Demiri i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Komunën e Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, transmeton TV21. “Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, do të ketë mbështetjen e plotë të koalicionit në këtë proces zgjedhor”, thonë nga Koalicioni VLEN. Kujtojmë se më 11 janar do të përseriten zgjedhjet në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtiti, Mavrovë-Rostushë pasi që nuk u arrit censusi.
Pa zyrtarizimit të kandidaturës së Nevzat Bejtës për kandidat të VLEN-it për Gostivarin për zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe Arben Taravari. Ai me një postim të shkurt në rrjetin social facebook shkruan: “Nëse do të duhej vleni në tërësi të identifikohet me një person, pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta!” Kujtojmë se AKI në Gostivar do të garojë me Valbon Limanin i cili fitoi zgjedhjet por nuk u arrit censusi i nevojshëm. Kësisojë zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 11 janar.
