Autor: Suad Avdiu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur ditën e djeshme se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit. Këto masa u vendosën ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri. Presidentja Osmani këtë lajm e dha pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar. “Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e…

Read More

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 13 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i qetë. Paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.

Read More

Naime Avdyli është emri i shqiptares që është pilote në Kanada. Ajo është një ndër të para shqiptare që në vitin 2019 e ka kaluar me sukses testin për të qenë pilote në këtë vend. Një mikeshë e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se derisa në Kosovë i përjashtojnë nga shkolla sepse janë me mbulesë, kurse në Kanada nuk ndodh kështu. Po ashtu ajo shkruan se Naimja ka thyer mjaft tabu me arritjen e saj dhe se është një shembull për të gjitha vajzat dhe gratë. Postimi i plotë: Në Kosovë me mbulesë perjashtohen…

Read More

Tani e 8 muaj që thanë se u bënë një parti, por VLEN-i ende s’e ka formalizuar këtë gjë! Kanë formuar një kryesi të përbashkët, por akoma nuk kanë arritur të zgjedhin një kryetar. Ky proces me sa duket do të mbetet pas festave, pasi askush nga VLEN nuk kanë paralajmëruar kohën se kur do të bëhet konsolidimi i plotë. Njëri nga anëtarët e kryesisë së VLEN-it, Fatmir Limani tha se sa më shpejtë të formohen juridikisht organet e partisë VLEN, aq më shpejtë do të merr formë partia. “Sa më shpejtë aq më mirë edhe për VLEN-in edhe për…

Read More

Dimitrievski vizitoi panairin e Vitit të Ri (VIDEO) Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe kryetari i Odës Zejtare të Maqedonisë, Agron Fazliu, mbrëmë e vizituan panairin e Vitit të Ri në sheshin e qytetit. Pas një periudhe më të gjatë kohore, Kumanova sërish ka panair të Vitit të Ri, i cili këtë vit organizohet në bashkëpunim me Odën Zejtare, me qëllim mbështetjen e zejtarëve dhe pasurimin e atmosferës festive në qytet. Si risi këtë vit, Dimitrievski e theksoi pikërisht panairin e Vitit të Ri, ku qytetarët do të kenë mundësi të blejnë suvenire dhe produkte festive. – Këtë…

Read More

Një i moshuar i braktisur, i gjetur në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike, ka përjetuar një transformim të plotë brenda vetëm 24 orëve, falë ndërhyrjes së bamirësit të njohur Halil Kastrati dhe sistemimit të tij në shtëpinë e të moshuarve. Sipas Kastratit, i moshuari u gjet i lodhur, i uritur, i ftohtë dhe i vetëm, me shenja të qarta rraskapitjeje. “Sytë e tij flisnin më shumë se fjalët. Po të mos kishim shkuar dje, sot ndoshta do të ishte shumë vonë”, shkruan ai. Ja postimi i plotë: VETËM 24 ORË… DHE JETA U KTHYE  Dje e morëm këtë të…

Read More

Doha, Katar – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, mori pjesë në Sesionin e 11-të të Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (COSP11), e cila po mbahet në Doha. Zëvendëskryeministri Fetai foli në panelin kushtuar strategjive gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, ku theksoi se politikat dhe strategjitë kundër korrupsionit japin rezultate të qëndrueshme vetëm kur mbështeten nga udhëheqje e fortë qeveritare, koordinim efektiv institucional dhe përfshirje aktive e shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Fetai nënvizoi se dokumentet strategjike kanë vlerë reale vetëm kur përkthehen…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin i quajti udhëheqësit evropianë “derra të vegjël” që donin të përfitonin nga rënia e Rusisë.Duke folur në një takim vjetor me Ministrinë e Mbrojtjes, presidenti rus fajësoi ish-presidentin e SHBA-së, Joe Biden për nisjen “me vetëdije” të luftës në Ukrainë dhe tha se “derrat e vegjël evropianë” mbështetën menjëherë amerikanët. Evropa donte të merrte mbrapsht “diçka që ka humbur në periudhat e mëparshme historike dhe të hakmerrej” ndaj Rusisë, tha Putin, duke shtuar se këto plane kanë “dështuar plotësisht”, shkruan Politico, përcjell Telegrafi. “Rusia ka demonstruar qëndrueshmërinë e saj në ekonomi, financa, në situatën e brendshme politike…

Read More

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Ageler, mësojnë burime të TetovaSot. Sipas këtyre burimeve, takimi është zhvilluar në orët e fundit, ndërsa detaje për përmbajtjen e bisedës nuk janë bërë publike. TetovaSot ka kontaktuar edhe Bashkimin Demokratik për Integrim për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë informacion, por nga BDI-ja, pas thirrjes telefonike, as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar takimin.

Read More

Kosova bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit për të fuqizuar mbrojtjen dhe kapacitetet ushtarake. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye. Në një shkrim në Facebook, Maqedonci theksoi se me këtë blerje, ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. “Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne,…

Read More